Home » Lajme, Vendore » Reagim – VJEDHËSIT E MAKINËS ME PASAPORTA TË HAXHINJVE TË NXIRREN PARA DREJTËSISË

Reagim – VJEDHËSIT E MAKINËS ME PASAPORTA TË HAXHINJVE TË NXIRREN PARA DREJTËSISË

BIPMB-LogoBashkësia Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (BIPMB), reagon ashpër ndaj plaçkitjes së makinës dhe pasaportave të haxhilerëve, në Shqipëri dhe kërkon nga autoritetet e vendit, që sa më shpejt rasti të zbardhet dhe aktorët e këtij akti të turpshëm të nxirren para drejtësisë.

Siç është njoftuar opinioni, në territorin e Shqipërisë, është vjedhur makina e markës Mercedes së bashku me pasaportat e 63 haxhinjëve, të cilën e ngiste përfaqësuesi i BIPMB-së.

Përfaqësuesi i BIPMB-së, Abdullah Salihu, menaxher për organizimin e Haxhit, ishte nisur drejt Tiranës për të marrë vizat e nevojshme për udhëtim në Arabinë Saudite.

BIPMB-ja, është duke u angazhuar denjësisht, që të gjithë Haxhinjtë nga Lugina e Preshevës, pavarësisht këtij rasti të pashembullt, të marrin rrugën e Haxhit për në Qabe, për të plotësuar edhe kushtin e pestë të fesë Islame.

BIPMB-ja, përmes përfaqësuesve të vetë, një rast të tillë e ka paraqitur jo vetëm në organet kompetente të shtetit amë, por edhe në Ambasadën e Arabisë Saudite dhe institucionet e tjera, të cilat priten të dalin me versionin zyrtar rreth këtij skandali.

BIPMB-ja, kërkon nga mjetet e informimit, të përmbahen nga deklaratat e ndryshme, deri sa të jepen kualifikime zyrtare, nga organet kompetente të Shqipërisë, në mënyrë që ky rast të ndriçohet dhe hajnat të përgjigjen para drejtësisë shqiptare, njofton Qendra për Informim e BIPMB-së.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch