Home » Lajme, Vendore » Reagime nga diaspora shqiptare: Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë është simbol i paqës

Reagime nga diaspora shqiptare: Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë është simbol i paqës

Sot, në këto ditë feste, kur në gjithë botën po kremtohet festa e kërshëndellave e në mesin e tyre edhe shqiptarët e besimit katolik, e gjithë diaspora shqiptare, është tmerruar me lajmet e para pak orëve, për deklaratat “famoze”, të treta me radhë të kryeministrit serb Ivica Daçiq, në lidhje me përmendoren e UÇPMB-së, që është ngritur në nëntorë të këtij viti, si dhe me sajim lajmesh e deklaratash që jepen në emër të UÇPMB-së dhe diasporës shqiptare, në portale jo të besueshme. Se sa janë të vërteta këto deklarata, ia lëjmë atyre që janë përmendur, por një dihet, se jemi mësuar, të shohim nga portalet private amatore, as një peshë mediale.

Edhe faktori ndërkombëtar, është shpresojmë në dijeni, se Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë, është simbol i paqës dhe lirisë, kjo përmendore nuk është kërcënim, por është paqë dhe kujtim, që ata djemë, luftuan një regjim, që ate regjim e luftoi e gjithë bota demokratike. I drejtohemi SHBA-së dhe Bashkimit Europian, që të jetë vigjilent, se shqiptarët, asnjëherë nuk kanë provokuar dhe as që do të provokojnë, sepse janë në ato troje ndër shekuj, por se cilat kuzhina përgadisin skenare luftënxitëse, ata sigurisht se do ta zbulojnë. Këto deklarata luftënxitëse në portale minore të informimit, mendojmë se janë sajim i qarqeve që ndoshta kanë për qëllim rrënimin e përmendores së paqës, prandaj Shoqatat e Luginës së Preshevës në diasporë, këto deklarata nuk i mbështet në asnjë segment.

Shoqatat përkrahin deklaratat reale e paqësore për media të kryetarit të Komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa. Edhe ne mendojmë që portalet në fjalë, lajmet e këtilla janë destruktive dhe në shërbim të ngritjes se tensioneve ndëretnike. Për llogari të kujt shkojnë këto, mbase do të vërtetohet në të ardhmen. Shoqatat e Luginës së Preshevës, kanë miqë amerikanë, belgë, zviceranë dhe të tjerë, prandaj, gëzojnë autoritet dhe do të jenë edhe në të ardhmen të tilla, duke u angazhuar përgjithmonë për paqe dhe humanizëm, duke arsyetuar kështu destinimin e themelimit dhe të punës së vet dhe duke ja bërë me dije gjithë botës demokratike, se shqiptarët vullnetmirë, kudo që janë, ata veprojnë për bëmirësi, prandaj, mjafton kujtesa tek nobelistja për bëmirësi e lumturumja Nënë Tereza.

Qytetarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës me rrethinë, janë të vetëdijshëm, por edhe mërgimtarët që janë për festat e fundvitit, që të mos bien pre e provokimeve. Shpresojmë shumë, se në ditët në vazhdim, do të bindet edhe z.Daçiq, se kjo përmendore, nuk është provokim, por është simbol i paqes. Mbetemi me shpresë, se edhe kësaj here, bota demokratike, nuk do të lejoj, të bëjnë ata që gjithmonë duan konflikte, të marrin në qafë qytetarët e pafajshëm autoktonë.

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, Zvicër dhe dega e saj në Bruksel
Shoqata Humanitare “Medvegja”, Fully, Valis-Zvicër
Kryesia e Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, Zvicër

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch