Home » Lajme, Opinione » Reagime nga Kosova Lindore: NUK NA DUHET KËSHILLI ANTIKOMBËTAR!

Reagime nga Kosova Lindore: NUK NA DUHET KËSHILLI ANTIKOMBËTAR!

Pyetjes se “A është i nevojshëm Këshilli Nacional i Shqiptarëve të Luginës së Preshevës?”, të autorit Nehat Hyseni, do t’i kishim përgjigjur shkurt e shqip: JO, si ky që është sot, pa kuadro, pa autoritet, pa marifet dhe pa dinjitet!

Kur themi jo kemi parasysh një varg argumentesh, t’i cilat ia zënë frymën me një fjalë arsyetimeve të Nehatit, i cili i citur nga shokët e idealit titisto-komunist, mundohet t’i hedh hy syve të shqiptarëve të Kosovës Lindore, të cilët më rehat ishin kur nuk kishin Këshill Nacional, se sa që lindi një krijesë e tillë fantome, njëpartiake, madje edhe kontraverze.

Nuk na bind dot o Nehat Hyseni, me prefiksin mr. se “Sigurisht se kjo pyetje shumëkujt do t’i dukej jonormale, e pavend dhe e panevojshme, duke u bazuar në faktin se shqiptarëve të Luginës së Preshevës, ashtu si edhe pakicave të tjera kombëtare: hungarezëve, kroatëve, muslimanëve (boshnjakëve), sllovakëve, rusinëve, bullgarëve, etj. që jetojnë në Serbi, një institucion i përbashkët që kujdeset për problemet e tyre në lëminë e arsimit, kulturës, simboleve kombëtare, përdorimit të gjuhës amtare etj., aspak nuk vihet në pyetje. Përkundrazi, tek asnjëra prej tyre, jo vetëm që nuk ka pasur fare dilema dhe hezitime, ashtu siç kishte tek ne, por se angazhimet e tyre ishin të mirëfillta, duke i angazhuar dhe mobilizuar të gjitha potencialet dhe kapacitetet e veta njerëzore e materiale, për arritjen e përfaqësimit sa më të lartë dhe domethënës”.

Qesharake, naive e pakuptimtë, djallëzore!

O Nehat Hyseni, kur i zini në gojë pakicat kombëtare në Serbi, keni harruar të përmendni edhe pakicën rome, e cila paraqet një komunitet bukur të madh në Serbi. Po, ne nuk jemi pakicë në Serbi, o Nehat Hyseni, sepse nuk kemi ardhur nga Karpatet, por jetojmë në tokën tonë, në vendin tonë e s’do të thotë se jemi të ndarë me kufij politikë të jemi pakicë, minoritar pa identitet dhe pa dinjitet.

Po ti o mr. që shpesh paraqitesh me komentet me nofkën profi, pot a bëjmë me dije se edhe romët në Serbi, të cilët harroni t’i përmendni e kanë të formuar Këshillin Nacional, patëm mbetur deri vjet veç shqiptarët e Luginës pa e formuar, po ja tani që e kanë çka fituan?!

Thjesht: Një abetare pa flamur, një revistë partiake dhe një makinë për lëvizje Beograd-Prishtinë-Tiranë.

Ju me këtë shkrim me një farë mënyre i ftoni intelektualët ë Kosovës Lindore të kyçen në Këshillin Nacional, jolegjitim një partiak dhe shumë të rrezikshëm për unitetin e shqiptarëve të këtij rajoni.

E para se ky Këshill nuk është gjithëpërshirës jo siç thua Ti, me dy parti (PVD-UDSH) e tri kundër PDSH, LKSH, BDL, por harroni se kundër janë edhe LPD, PDK, RD, OVL e PD e ndarë nga PVD-ja, dmth 8 me 2 o Nehat Hyseni.

Duhet nganjëherë me ta bë 8 me 2 se t’i po harron, që kur ike nga Presheva, për të bërë biznes në Prishtinë. Po t’i shkove se partia jote i humbi privilegjet dhe shokët “partiski”, pak blinin tepi e salltanate në dyqanet e tua, të cilat i ke shtri në Kosovë. A të kujtohet në bodrumin e PVD-së në Preshevë, dikur fjalitë e tua të gjata, pa pres dhe pa pikë, askush nuk i dëgjonte, duke të llogaritur si harrestar dhe llomotitës. Po ja që kohët po kalojnë e besa po ndryshojnë nga një tregtar tepiash, u bëre magjistër ke filluar edhe të shkruash dhe të komentosh me nofkën profi. Problemi yt!

Po nejse ti ke qejf që PVD e ka formuar Këshillin Nacional, nga cili asgjë me vlerë nuk fiton veç parave të majme nga Beogradi për ta bastarduar gjuhën shqipe, historinë dhe ardhmërinë e shqiptarëve të Kosovës Lindore.

Ky Këshill o Nehat nuk ka jetë të gjatë. Llogarit edhe 6 muaj sa e ka vlerën një dokument zyrtar. Ky Këshill do të bjerë si mollë e kalbur se me tinëzia është formuar. Është formuar shkurt për të marrë para dhe për t’i angazhuar kuadrot e PVD-së ngase mbetën rrugëve pa poste e ofiqe, ngase i shkonin prapa plakut Rizë, babës parti, të cilit t’i i thur për ditë serenada.

Nuk ka ky Këshill mbështetje politike e kadrovike, as që do të ketë sepse a po e sheh o mr. se kush qëndron në krye të tij e kush në bisht. Qëllimisht është formuar Këshilli Nacional nga Beogradi, për t’i bërë shqiptarët pikë e pesë ashtu siç i bëri hungarezët, sanxhaklinjtë, romët etj. Ti e di shumë mirë, por e thua sepse kështu ka qejf partia, të cilës po i shkon prapa sikur në fabul: dhelpra pas dashit…..

OJQ “ Guri i Zi “ Bujanoc,  Fatmir Sopi- Kryetar

One Response

  1. Hamdi thotë:

    E more fatmir mos po te duhet naj pare helbete

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch