Home » Lajme » Reagimet pozitive: NJË ABETARE PËR TË GJITHË

Reagimet pozitive: NJË ABETARE PËR TË GJITHË

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nga Shqipëria, Myqerem Tafaj, ka bërë të ditur se në kuadër të kësaj ministrie është ngritur një grup pune, i cili do të bashkëpunojë edhe me institucionet shqiptare në rajon për të krijuar një abetare të njëjtë për të gjithë shqiptarët.

 

Deklarata e ministrit Tafaj, na mbush optimizëm se së shpejti hapësirat etnike shqiptare, do të kenë një abetare të njësuar.

 

Pse atëherë u deshtë që i vetëshpalluri “Këshill Nacional, të dalë me një Abetare dhe Fletore të Punës, për klasat e para të ciklit fillor me mësim në gjuhën shqipe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është hartuar nga dy autorë: Mimoza Gjokutaj dhe Shezai Rrokaj, me origjinë prej Republikës së Shqipërisë.

 

Në ceremoninë ë inaugurimit të këtij projekti dështak, një ditë pas protestave të 13 shtatorit në Bujanoc, me moton “Stop diskriminimit në arsim”, ishin të pranishëm ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Beograd Shpëtim Çaushi, ai i OSBE-së Dimitros Kipreos, kryetari i Trupit Koordinues Millan Markoviq, dhe ai i Këshillit Nacional Galip Beqiri.

 

Partia Demokratike Kombëtare dhe OJQ ‘GURI I Zi”, të parët kanë reaguar nga ky akt, i cili ka fyer dhe ka prekur në dinjitet shqiptarët e Kosovës Lindore, të cilëve nga shteti amë me ndihmën e Këshillit Nacional, të vetëshpallur dhe deputetit jolegjitim Riza Halimi, i është ofruar një Abetare, pa identitet.
Lajmi nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Shqipërisë se  së shpejti hapësirat etnike shqiptare, do të kenë një abetare të njësuar, trimëron spektrin politik shqiptar, institucionet komunale dhe sektorin joqeveritar nga Kosova Lindore, që urgjentisht ta tërheqin Abetaren e shpërndarë nëpër shkolla, dhe deri sa të përgatitet abetarja e re për të gjithë, të kthehet ajo e mëparshmja, që kanë mësuar deri tashti i autorit Qamil Batalli.

 

Nga Qendra Informative e PDK-së, Bujanoc, 28.09.2011

So i’ve kept it to just a few these details of my favorites

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch