Home » Lajme, Vendore » Reagimi i Këshillit Nacional ndaj kërcënimeve tëredaksisë së revistës “NACIONALI”

Reagimi i Këshillit Nacional ndaj kërcënimeve tëredaksisë së revistës “NACIONALI”

KËSHILLI KOMBËTAR SHQIPTAR

 

R E A G I M

 

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ashpër ndaj kërcënimeve tëredaksisë së revistës së vetme në gjuhën shqipe “NACIONALI” organ i
Këshillit Kombëtar Shqiptar, nga militanti i Partisë Demokratike në Bujanoc, gazetari i RTV Bujanoci – Mukarrem Ameti.

Këshilli Kombëtar Shqiptar gjykon aktet e tilla jo etike dhe jo profesionale e posaçërisht kur vijnë nga vetë punëtorët e kësaj fushe, për më tepër dënon implikimet dhe kërcënimet politike në politikat redaktuese të Revistës “NACIONALI”.
Me këtë rast në mënyrë më brutale po dëmtohet e drejta elementare në avancimin e demokracisë dhe krijimit të një shoqërie të hapur demokratike, përkatësisht të shtypit dhe fjalës së lirë e garantuar me ligje dhe konventat ndërkombëtare.
Gjatë orëve të paradites së djeshme gazetari i RTV Bujanocit, Mukarrem Ameti e ka kërcënuar kryeredaktorin e Revistës “NACIONALI, Baki Rexhepin, në emër të kryetarit të sapozgjedhur të komunës së Buajnocit – Nagip Arifi, lidhur me artikullin e botuar në nr. 50 të revistës, me titull “Nagip Arifi bëhet kryetar…”, në të cilën janë paraqitur fotografit e Nagip Arifit ( e marrë nga interneti), Stojanqa Arsiqit – zëvendës kryetar i komunës si dhe fotografia e Hajredin Hydes- kryetar i sapo zgjedhur i Kuvendit Komunal në Bujanoc.

 

Shërbimi Informativ i KKSH-së

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch