Home » Lajme, Vendore » Reagon kryetarja e komunës: “Ja e vërteta e barit të tharë në stadiumin e Preshevës”

Reagon kryetarja e komunës: “Ja e vërteta e barit të tharë në stadiumin e Preshevës”

Nëpërmjet një postimi në facebook, kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka REAGUAR ndaj një shkrimi të nje portali lokal, në të cilin lajm, publikohet gjendja e mjerueshme e barit të statdiumit të Preshevës.

Ja reagimi:

Në portalin online presheva.com, me datë 26 qershor u publikua artikulli “Ja në çfarë gjendje të mjerueshme është stadiumi bari i të cilit kushtoi 35.000 euro”, në të cilin ky portal qëllimisht dezinformon opinionin e komunës së Preshevës duke fajësuar udhëheqjen aktuale për shkaktimin e kësaj gjendje të barit të stadiumit të Preshevës.

Komuna e Preshevës, me këtë rast ndjen obligim që të sqarojë të gjithë qytetarët e komunës së Preshevës, se deri në këtë gjendje bari i këtij stadiumi ka ardhur falë papërgjegjësisë së kryetarit të kaluar, Shqiprim Arifi.

Kontrata për realizimin e projektit të terenit sportiv në Preshevë me lartësi prej 10.861.037,40 dinar është nënshkruar më 08.05.2015, kishte paraparë mbjelljen e barit dhe ujitjen e tij me anë të spërkatjes me hidrant. Mirëpo, kryetari i kaluar, Shqiprim Arifi, gjatë kohës sa ishte në pozitën e të parit të komunës, e kishte ndryshuar këtë projekt duke porositur gypa nëntokësorë që kanë kushtuar 1.500.000,00 dinar, e poashtu duke porositur rollne të barit natyral të gatshëm që ka kushtuar 4.345.293,60 dinar.

Është e rëndësishme të theksohet se vendosja e gypave nëntokësorë për ujitje është bërë me aneks kontratë me punëkryesin dhe është e nënshkruar nga kryetari i kaluar, kurse për vendosjen e barit nuk ka as aneks kontratë të nënshkruar nga ish kryetari Shqiprim Arifi dhe nuk është bërë as prokurim publik!

Kulminacioni i papërgjegjësisë së ish kryetarit Shqiprim Arifi qëndron në faktin se edhe gypat nëntokësorë edhe rollnet e barit u porositën para se të sigurohet sasia e nevojshme e ujit. Mjerisht pasi realizuan këto dy kërkesa të ish kryetarit Shqiprim Arifi me çmime ekstra të larta u konstatua se në bunarin e hapur nuk ka uj as për nevoja të një familje e lëre më për ujitje me këtë sistem, të cilit për aktivizimin e ventilave i nevojitet sasi shumë e madhe e ujit.

Pra, qytetarë të nderuar të komunës së Preshevës, të dezinformuar me propagandën shpifëse të zëdhënësit të ish kryetarit Arifi, po e shihni se hapat në projektin e stadiumit janë bërë mbrapsht nga kryetari i kaluar.
Pikërisht janë këto arsyet për shkak të cilave nga punëkryesi i kontraktuar për projektin në fjalë nuk është bërë dorëzimi teknik i stadiumit të Preshevës tek Organizata për Kulturë Fizike.

Është krejtësisht e qartë se kjo gjendje e barit në fushën e sportit është pasojë e kësaj papërgjegjësie dhe paaftësie të ish kryetarit Arifi.

Në këtë situatë janë duke u zhvilluar aktivitetet për hapjen e bunarit të ri për të siguruar sasi të nevojshme të ujit për ujitje.

Kryetarja e komunës së Preshevës
Ardita SINANI

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch