Home » Lajme » Reagon Qeveria Shqiptare: Nuk ka marrëveshje për ndryshim të abetares për nxënësit e Luginës

Reagon Qeveria Shqiptare: Nuk ka marrëveshje për ndryshim të abetares për nxënësit e Luginës

Të gjitha mediat në Shqipëri, ditëve të fundit kanë raportuar me të madhe mbi abetaren në Luginë të Preshevës. Të gjitha këto media këtë veprim mbi abetaren e kanë quajtur Skandaloze.

Qeveria shqiptare deklaron se nuk ekziston asnjë lloj marrëveshje mes saj dhe Serbisë, për përdorimin e një abetareje ne gjuhen shqipe për shqiptaret e Luginës se Preshevës.

Në një interviste për “Vizion Plus”, Mal Berisha drejtuesi i politikave rajonale në Ministrinë e Jashtme, sqaron se qeveria e Shqipërisë ka dhëne vetëm fondin dhe kopjen elektronike të kësaj abetareje, te pa shoqëruar me një dokument te firmosur me Ministrinë e Jashtme serbe. Berisha sqaron se ka qene Këshilli Nacional i Luginës se Preshevës, qe ka negociuar për hartimin e kësaj abetareje, si dhe forumi i miqve te Serbisë Jugore, ku bën pjesë edhe ambasadori ynë në Serbi Shpëtim Çaushi.

Nga ministria e arsimit sqarohet, se serbët në 2010-ën, kane kërkuar ndryshime te abetares, ne germën F dhe Këshilli Kombëtar i pakicës shqiptare në bashkëpunim me ministrinë e arsimit të serbisë, kane rënë dakord, që teksti të bëhet pa simbolet kombëtare shqiptare.

These include listening to the child http://trymobilespy.com/ and encouraging them to talk about what happened

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch