Home » Sport » Real 1-3 Barcelona – Shikoni ndeshjet më të mira në 2011 në La Liga

Real 1-3 Barcelona – Shikoni ndeshjet më të mira në 2011 në La Liga

Viti 2011 na ka sjellur disa ndeshje të mira ku vlejnë të veqohen ato të kampionatit spanjoll sidomos disa El Clasico pasi pikërisht në këtë vit janë zhvilluar numër rekord i El Classico.

Pasi jemi në prag të përfundimit të Vitit 2011 atëherë ne shikojmë pas këtij vitit dhe shikojmë se çfarë ka ndodhur në Kampionatin Spanjoll duke zgjedhur disa ndeshjet që sipas nesh ishin më të mira.

Valencia 4-3 Malaga (Janar 22)

Kjo ishte njëra ndër ndeshjet më të mira në La Liga gjatë vitit 2011. Ka pasur shumë rikthime në rezultat derisa në minutën e fundit të takimit, Aritz Aduriz shënon golin e fitores për Valencian, 4-3.

Mallorca 3-4 Atletico Madrid (Maj 21)

Këta dy klube janë takuar në ditën finale të sezonit 2010-11. Atletico Madridi ishte duke avansuar 3-0 deri në minutën e 60 falë golave të shënuar nga Aguero dy dhe Juanfran. Deportivo La Coruna ishte një pikë më pak se Mallorca për të rënë nga liga dhe ajo ishte duke humbur 1-0 kundër Valencias por nëse do të kishte barazuar atëherë nuk do të kishte rënë nga liga. Sidoqoftë, në fund Valencia mposhti La Corunan dhe kështu Mallorca shpëtoi nga rënia edhe pse humbi 4-3 takimin.

Athletic Bilbao 2-2 Barcelona (Nëntor 2)

Kjo ishte njëra ndër ndeshjet më të mirë të këtij sezoni. Barcelona ishte në epërsi e para në këtë takim por ajo në fund e pa vetën në disavantazh me rezultat 2-1 dhe ishte shumë pranë humbjes. Sidoqoftë, në minutën e 93 të takimit, Lionel Messi shënon golin e barazimit pas gabimit në mbrojtjen e vendasve. Bilbao ishte e kënaqur edhe më një pikë të fituar në këtë takim.

Real Madrid 1-3 Barcelona (Dhjetor 10)

Ishte pritur shumë nga Real Madridi në këtë takim. Los Blancos startin e këtij takimi e kishin start të ëndrrave pasi vetëm pas disa sekondave, Karim Benzema shënon për epërsinë e Mbretërve. Sidoqoftë, Barcelona përmbysi gjithçka dhë në fund fitoi takimin me rezultat 3-1.

Valencia 2-3 Real Madrid (Nëntor 19)

Edhe kjo është njëra ndër ndeshjet më të mira të këtij sezoni në La Liga pasi ishte me ethe deri në sekondat e fundit të saj. Reali ishte duke udhëhequr 2-0 ndërsa deri në fund të takimit rezultati u bë 3-2. Në sekondat e fundit u krijua një turbullirë e lartë pasi Valencia ishte shumë pranë golit të barazimit dhe kërkohej një penalti në të mirë të vendasve, sidoqoftë, gjyqtari hesht dhe Reali mer tre pikë nga ky takim.

Çka mendoni cili ishte takimi më i mirë nga këta? Keni ndonjë për të shtuar? Shprehuni në hapësirën për komente…

S.Metbala / lajmesport.com

2 Responses

  1. Solamente thotë:

    ismajl kadare eshte nje kreujis gjigant veprash ku veprat e tij krijojn nje emocion te veqnt dhe nje kohsisht nje lumturi te madhe tek lexuesit e veprave te ketij autoria0

  2. Yousra thotë:

    Dhe djali nuk ka qen katalik por miuslman me origjin nga Kosova. Kjo eshte tragjedi shume e ran per krejt Popullin shqiptar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch