Home » Sport » Real – Barcelona, ngushtohet në 8 pikë distanca

Real – Barcelona, ngushtohet në 8 pikë distanca

Rregulli i pashkruar i futbollit është përsëritur në ndeshjen Real Madrid – Malaga.

Mysafirët shënuan në minutat e fundit për barazim 1-1, pasi Reali lëshoi shumë raste të mira shënimi.

Mbretërit kaluan të parët në epërsi. Golin e shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema në minutën e 35′. Por në minutat në vazhdim, Reali ka humbur dhjetëra raste të mira shënimi duke mos pasur fat. Kur të gjithë prisnin të përfundonte ndeshja me këtë rezultat, nga një goditje e lirë dënimi gjendet Cazorla i cili nga rreth 30m barazon për 1-1.

Reali ka lëshuar dy pikë të vlefshme në garën për titull, duke grumbulluar 71 pikë ndërsa Barcelona është në vendin e dytë me tetë pikë pas.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch