Home » Sport » Real dhe Barca vijojnë me fitore

Real dhe Barca vijojnë me fitore

Në Camp Nou, Real Madridi do të shkojë me së paku 4 pikë epërsi. Ekipi i Jose Mourinho ka vuajtur për të fituar në shtëpi me Sporting Gijon. Madrilenët u gjetën në disavantazh në minutën e 30, kur Miguel shënoi nga penalltia dhe paraprakisht Ramos u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të ndërhyrjes në zonë.

Por, Higuain barazoi shumë shpejt në minutën e 37. Për golin e avantazhit Realit iu desht të presë deri në minutën e 74, kur shënoi me kokë Ronaldo. Benzema siguroi fitoren në minutën e 82.

Barcelona ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme dhe mjaft të vështirë në udhëtim me Levanten, 2-1. Por sërish një ndeshje e diskutueshme për shkak të penalltisë së dyshimtë që u akordua në pjesën e dytë në të mirë të Barcelonës.

Të parët kaluan në epërsi vendasi në minutën e 23′, ku përmes penalltisë shënoi Barkero. Në pjesën e dytë Barcelona ngulmoi për ndryshimin e rezultatit dhe ia arriti për 1-1, kur Messi shënoi pas një aksioni të bukur në minutën e 67′.

Në minutën e 72′ erdhi sërish casti i rëndësishëm për Barcelonën kur gjyqtari anësor penalizoi vendasit për një penallti të dyshimtë. Përtej kundërshtimeve e pakëaqësive të lojtarëve të Levantes, Messi ishte i saktë duke shënuar për 2-1. Me këtë fitore, Barcelona ruan distancën prej 4 pikëve pas Realit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch