Home » Sport » REAL – JUVENTUS DHE BARCELONA – BAYERN NË GJYSMËFINALE

REAL – JUVENTUS DHE BARCELONA – BAYERN NË GJYSMËFINALE

Kupa e liges kampionitNë Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Katër skuadrat e kualifikuar në këtë garë janë Barcelona, Bayern Munchen, Juventusi dhe Real Madrid.

Skuadra e Juventusit do të luajë kundër skuadrës së Real Madridit, kurse skuadra tjetër spanjolle Barcelona luan ndaj Bayern Munchen.
Pritet që gjysmëfinalet e “Championsit” do të prodhojnë futboll të bukur për shkak së në këtë rreth të garave janë kualifikuar top-klubet e mëdha evropiane.

Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 5-6 maj, kurse ato të kthimit më 12-13 maj. Ndërkaq finalja e madhe do të luhet në Berlin.

 

Në Nyon është tërhequr edhe shorti për garën e Europa League. Katër skuadrat e kualifikuar në gjysmëfinale janë Sevilla, Napoli, Dnipro dhe Fiorentina.

Skuadra e Napolit e cila e eliminojë Wolfsburgun në gjysmëfinale do të luajë kundër skuadrës së Dnipros, kurse në ndeshjen tjetër kampionia e kësaj gare Sevilla do të luajë ndaj Fiorentinës.

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 7 maj kurse ato të kthimit më 14 maj.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch