Home » Lajme » Real me fitoren e radhës

Real me fitoren e radhës

Real Madrid po e arsyeton formën dhe mbajtjen e kreut në La Liga. E fitoret po ua bënë më të lehtë super-ylli i tyre, Cristiano Ronaldo, i cili realizoi një hat-trick të radhës.

Të dielën mbretërit shënuan fitore të thellë kundër Osasunës me rezultat 7 me 1.

Ishte pikërisht portugezi që e hapi serinë e golave në minutën e 23-të. Më pas, ishin mysafirët që barazuan me anë të Punal tetë minuta më vonë. Por ky gol mbase i nervozoi në masë lojtarët e Jose Mourinhos, që shpërthyen me gjashtë gola tjerë.

Vetëm tre minuta më vonë portugezi tjetër Pepe avancoi në 2 me 1. Higuain shnëoi në të 40-tën, ndërkohë Ronaldo nga 11 metërshi realizoi golin e katërt për Realin dhe të dytin për vete. Hat-trickun portugezi e shënoi vetëm 4 minuta më vonë për rezultatin 5 me 1. Dy golat e fundit për rezultatin 7 me 1 I shënoi francezi Benzema në minutat 63 dhe 81.

Pas kësaj fitoreje, Reali vetëm sa ka përforcuar pozitën e parë.

So here are some https://pro-academic-writers.com/ ideas for elevating your digital space

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch