Home » Sport » Reali 20 milionë euro, por PSG thyen rekordet për Neymarin

Reali 20 milionë euro, por PSG thyen rekordet për Neymarin

Laurent Blanc është i gatshëm të shpenzojë shuma të mëdha parash për reprezentuesin brazilian, i cili ende nuk ka rënë dakord për zgjatjen e kontratës me Barcelonën.Paris Saint-Germain do ti bëjë një ofertë Neymarit me pagë vjetore prej 40 milionë euro në mënyrë që të largohet nga skuadra e Barcelonës, raporton UOL Esporte.

Marrëveshja aktuale e brazilianit mbaron në vitin 2018, ndërsa negociatat me katalonasit janë duke vazhduar tashmë katër muaj, ku deri më tani asnjë marrëveshje e re nuk është arritur, transmeton Telegrafi.PSG janë në dijeni të zhvillimeve dhe dëshiron ta bën Neymarin yllin më të paguar në botë, meqenëse këtë epitet e mbajnë Lionel Messi i Barcelonës dhe Cristiano Ronaldo në Real Madrid.Barcelona, ndërkohë, janë të përgatitur që t’i ofrojnë brazilianit një pagë vjetore prej 16 milionë eurove, ndërsa Real Madridi janë të gatshëm të ndajnë 20 milionë europ në vit për reprezentuesin brazilian.

Nejmar

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch