Home » Lajme » Reali do e mposhtë Barcelonën 5-0

Reali do e mposhtë Barcelonën 5-0

Ish-portieri i Real Madridit,Buyo ka deklaruar se skuadra e Realit do e shkatërrojë Barcelonën në Santiago Bernabeu.

Buyo është i bindur se skuadra e Mourinho do t’i hakmirret Barcelonës për humbjen që i shkaktoi në ndeshjen e parë të La Ligas me rezultat 5-0 në Camp Nou duke thënë se Los Blancos do ta bëjnë të njëjtën gjë në Santiago Bernabeu të dielën në kuadër të Superkupës së Spanjës.

 

Gjithashtu ish-portieri i Los Blancos ka parashikuar edhe ndeshjen kthyese në Camp Nou duke thënë se edhe aty do të triumfojnë Los Blancos me rezultat 3-1.

“Real Madridi është favorit për të fituar Superkupën e Spanjës. Los Blancos ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu do ta fitojnë me rezultat 5-0 ndërsa ndeshjen kthyese në Camp Nou me rezultat 3-1″, përfundoi parashikimin e tij, Buyo.

 

H.H

He was intrigued by what looked like both an interesting device and organization, one that could possibly meet the needs of http://essaydragon.com/ his own son

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch