Home » Sport » Reali drejt historisë, eliminon kampionët

Reali drejt historisë, eliminon kampionët

Reali foto 2014-1Real Madrid rikthehet pas 12 vjetësh në finalen e Champions League. Skuadra e Ancelotti-t mposhti Bayern-in dhe Guardiolën në ‘Allianz Arena’, duke triumfuar me rezultatin e thellë 0-4. 

Ramos shënoi 2 gola brenda 3 minutave, ndërkohë që Cristiano Ronaldo shënoi golin e tretë në minutën e 34-t, duke e bërë pothuajse të pamundur përmbysjen e rezultatin nga ana e vendasve në 45 minutat e dyta.

Ka qenë pikërisht portugezi Ronaldo, i cili në minutën e fundit vulosi fitoren e thellë të Realit dhe vendosi një rekord të ri në Champions, 16 gola të shënuar në një sezon të vetëm, duke lënë pas vetes Leo Messin dhe Hoze Altafinin.

Në këtë gjysmëfinale fitoi skuadra më e ekuilibruar fizikisht dhe taktikisht, fitoi mbrojtja perfekte spanjolle ndaj asaj gjermane.

Tashmë skuadra madrilene do të shkojë në Lisbonë për të synuar trofeun e shumë dëshiruar, i cili nuk fitohet që prej vitit 2002. Me 9 trofe të Champions, Real Madrid është skuadra që e ka fituar më shumë këtë kupë.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch