Home » Sport » Reali mbetet pa kundërshtar

Reali mbetet pa kundërshtar

Real Madridi ka shënuar fitore tjetër në kuadër të La Ligas pasi ka mposhtur Valencian në udhëtim me rezultat 3-2.Ishin pikërisht Mbretërit që kaluan të parët në epërsi në këtë takim me anë të Karim Benzema që shënoi gol në minutën e 20 të takimit. Me këto shifra u mbyll dhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë ishte tejet interesante. Sergio Ramos në minutën e 72 e dyfishon epërsin e Mbretërve pasi kërceu më shumë në mbrojtjen e Valencias për të shënuar gol me kok.

Tre minuta më vonë pas një gabimi në mbrojtjen e Real Madridi, ish-lojtari i kësaj skuadre, Roberto Soldado shënon për të ngushtuar rezultatin.Në minutën e 79′ Cristiano Ronaldo shfrytëzon mirë një gabim të portierit të Valencias për të rikthyer epërsinë e dy golave të Realit.

 

Sidoqoftë, Roberto Soldado shfrytëzon një tjetër gabim në mbrojtjen e Realit duke shënuar gol në minutën e 83 dhe për ta bërë fundin e këtij takimi tepër dramatik.

Në minutat e fundit Valencia kishte mundësi të mirë për të barazuar rezultatin, por shtylla shpëton portën e Casillasit.Edhe pse me mjaft vështirësi, Reali arrin të merr tre pikë të arta në Mestalla duke u frocuar përsëri në majen e tabelës me tre pikë më shumë se Barcelona, Valencia mbetet në vendin e tretë me 24 pikë.

 

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch