Home » Sport » Reali shkon në +8 pikë ndaj Barcës

Reali shkon në +8 pikë ndaj Barcës

Futbollistët e Mallorcas nuk kanë mundur ta ruajnë rezultatin 1-0 në favor të tyre, pasi Real Madrid brenda 13 minutash nga pjesa e dytë arrin ta kthej lojën dhe të fitojë 2-1, për të marrë njëkohësisht 3 pikë tjera mjaftë të rëndësishme si mysafirë.

Pjesa e parë nisi mirë për vendasit ata krijuan disa raste shënimi por pas 39 minutash vijnë në epërsi me golin e Hemad. Ndërkohë në pjesën e dytë Mourinho ndryshon mënyrën e lojës ndërsa zëvendësimit që i bëri kishin efekt pasi brenda 13 minutash Higuain dhe Calleon shënojnë për fitoren e Realit. Me këto 3 pika të reja ‘mbretërit’ kanë 46 pikë, 8 më shumë se Barcelona që sonte  e zhvillon ndeshjen në shtëpi ndaj Betisit.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch