Home » Lajme, Opinione » Realiteti në Luginën e Preshevës në vitin 2017

Realiteti në Luginën e Preshevës në vitin 2017

Çfarë pret Lugina e Preshevës nga viti 2017- Pak gjë!

Realisht  çfarë do duhej të  priste, është shumë  më shumë! Problemet  e Luginës së Preshevës, janë ekzistenciale, si askund në  Europë! Fillimisht  problemet  e  Kosovës Lindore, janë  nga: statusi politik i saj, pasuar nga   problemet  politike, të sigurisë, arsimore, drejtësi-gjyqësi, ekonomike, historiko-kulturore,  etj

Marrëveshja e Paqës së Konçulit e vitit 2001, premtonte  zgjedhjen  e statusit politik të Luginës së Preshevës përmes dialogut- edhe pas 16 vitesh  asgjë nuk ka!

Derisa minoriteti i serbëve të Kosovës, në përqindje të parëndësishme, sipas  konventave dhe protokoleve  Europiane dhe Ndërkombtare, nuk u garantohet  asnjë e drejtë  më shumë sesa  minoriteteve  tjera, privilegjohen dhe  u garantohen  shumë  më shumë të  drejta sesa çdo pakice tjetër në Europë! Sikur të  zgjedhej  statusi politik i Luginës së Preshevës,  të  gjitha  problemet  e më pasme do zgjedheshin automatikisht!

Problemet  politike, pas çështjes së statusit politik,  kruciale për  ne Shqipëtarët e  Luginës së Preshevës, radhiten një varg si: mospërfaqësimi real në   nivel lokal e veçmas në nivel  qendrorë( edhe pse çdonjëri  Shqiptarë i Luginës jemi për Bashkim  me  Kosovën!  Përfaqësimi në nivel lokal bëhet nga klane politike që kanë interes më shumë  vetëpunësimin dhe punësimin nepotik e politik sesa interesin e qytetarve që përfaqësojnë,  derisa në nivel qendror përfaqësohemi nga  “Rrahman Morinët” e Luginës. Për fat të mirë në  Iliridë,  bashkimi i partive politke Shqiptare ka ndodhur tashmë, e njejta  gjë do duhej  apliku edhe  në  Luginë); implikimi i Serbisë në  përzgjedhjen e  politikanve Shqiptarë dhe në politik-bërjen  e tyre( në të gjitha zgjedhjet  lokale dhe  republikane, shteti serbë, ka influence dhe përkrah madje në ca raste edhe më hapur parti të caktuara politike); nepotizmi dhe korrupsioni ( në vazhdimsi është sinonim i partive politike dhe politikanve të  Luginës së Preshevës, kjo duket që i intereson edhe Serbisë për të dëmtu kauzën Kombtare të Shqiptarve të Luginës së Preshevës); heshtja  e politikës së terrorit të Serbisë dhe  për zgjedhjen e  statusit politik të Luginës( si në nivelin lokal e mos të flasim më  për ata pak politikan që  vetëquhen  Shqiptar në nivelin  republikan, që më shumë  dëmshëm  ndikuan duke  heshtur, fshehur, minimizu  terrorin  e shtetit kolonialist të  Serbisë kundër  Luginës, për më keq pos fjalimeve nëpër fushata politike patriotike-patetike e hipokrite zgjedhjen  e statusit politik të Luginës  e harruan); mos krijimi i Qëndrimit të  Bashkuar Kombtar të Shqiptarve të Luginës, përball Serbisë dhe drejt  zgjedhjes së Statusit politik të Luginës ( detyrë të cilën do duhej ta  bënte Këshilli Kombtar Shqiptar)! etj.

Problemet  në siguri, si: bastisje dhe kontrolle si formë  e terrorit shtetror; vrasje politike dhe vrasje  fëmijësh; tentim-vrasje dhe vrasje të disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; marrja në  biseda informative dhe përndjekja sidomos  e disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; djegëje të shtëpive të disa ish-pjestarve të UÇPMB-së; përzgjedhja e multiçetnikve nga  Serbia dhe njerëz të Serbisë, e që nuk i shërbejnë aspak interesit të qytetarve Shqiptar( të ashtuquajtur  polic multietnik); prezenca enorme e forcave militare e  paramilitare të Serbisë  e veçmas edhe të  atyre  që janë të  dyshuara për  krime  lufte kundër  Shqiptarve; inskenime aktesh kriminale dhe terroriste( minave); ndalimi i lëvizjeve  të  qytatarve nëpër vendbanime,  nën arsyetimin  e zonave kufitare; dëbimi-spastrimi  etnik në forma edhe më perfide e ca herë edhe  me brutalitet; dirigjimin e  grupeve huligane ( që realisht ishin pjestarë të  xhandarmërisë), për të vandalizu pronat dhe shtëpit e  Shqiptarve; etj

Problemet  në arsim, të mediatizuara sidomos: çështja e abetareve dhe e  librave të  ardhur nga Kosova; çështja e diplomave të  Republikës së Kosovës; çështja e  mësimit-besimit fetar në shkollë( që më shumë shtyhet nga  Serbia); politizimi i personelit mësimor dhe përzgjedhja në bazë  preferencash e referencash politike; mos lejimi i hapjes së Universitetit  të pavarur të Luginës; etj

Problemet  në drejtësi-gjyqësi: arrestime burgosje dhe dënime politike si formë e terrorit shtetror; arrestime kinse për krime lufte të ish-pjestarve të UÇK-së; heqje nga regjistrat civil të  qytetarve  Shqiptar të Luginës; mohimi i gjuhës shqipe në institucionet  e  shtetit kolonial të  Serbisë dhe në komunikimet  me to; përfaqësimi joreal në  prokurori dhe gjyqësi; bartja e gjykatës themelore nga  Presheva, për në Vrajë; drejtësia selektive-kriminale siç ishte edhe në kohën  e  Millosheviqit; etj

Problemet  në ekonomi, janë: varfëria enorme; mungesa e çdo mbështetje financiare ( edhe pse shumica e Shqiptarve as nuk do e  pranonin!); pengesat në kufi me  Maqedoni dhe Kosovë;  ngulfatja me  produkte kryesisht bujqësore dhe blegtoriale nga  pjesët tjera të Serbisë; pengimi i çdo iniciative për hapje ndërmarrjesh-fabrikash  nga banorët lokal; tarifa të larta doganore për  eksport dhe import; etj

Problemet  historiko-kulturore: ndalimi i përdorimit të  Flamurit Kombtar dhe i festimit të  festave kombtare; tentimi për tjetërsim kombtar dhe fetar të  Shqiptarve të Luginës me forma dhe ndërhyrje  perfide të Serbisë; heqja e simboleve kombtare  dhe  bustit të luftës së UÇPMB-së; etj

Këto  mbeten edhe  për vitin 2017, problemet  reale, të Shqiptarve të Luginës së Preshevës, që i trashëguam që  nga kohët  e  vjetra, kur filloi pushtimi i  kësaj treve nga  armiqë të ndryshëm, të cilët vetëm u ndërruan- por asgjë s’dalluan mes vete. Këto probleme do na shoqërojnë derisa nuk  e zgjedhim njëherë e përgjithmonë  Statusin politikë të Luginës!

Më: 10.01.2017

drita-jashari

Drita Jashari, absolvente në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch