Çdo javë Kosovën e vizitojn herë Kryeministri i Serbisë,Presidenti, Kryetari i Parlamentit, ndonjë anëtarë i Qeverisë, Parlamentit e mos të flasim për vizita tjera si të Akademisë së shkencave, Kryekishtarë të Kishës Ortodokse etj.
Shkruan: Refik HASANI
Kurse, Shqiptarët në Medvegjë,Bujanoc dhe Preshevë as për një dekadë e gjysmë nuk i ka vizituar askush si Kryeministër, Presidenti i Kosovës, Kryeparlamtar ,apo ndonjë liderë i lartë institucional tjetër i lart.
Për shkak të zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që jan caktuar të mbahen në këtë muaj më datën 24,Kryeministri Serb z.Aleksandër VUÇIQ, më tre prill viziton Republikën e Kosovës kurse sot vetëm pas një jave arrin në Kosovë një delegacion nga Serbia me ne krye z.Ivica DAÇIÇ,zëvendësKryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.
Përveqë Kryministri që shumë shpesh vjenë në Kosovë për bashkëkombasit ku vizitohen edhe nga Presidentët e Serbisë, Kryetarët e Parlamentit, anëtarët e Akademisë së shkencave,
Kryekishtarë të Kishës Ortodokse etj.Asnjë nga Kryeministrat e Republikës së Kosovës, Kryeparlamentarë
apo Presidentë nuk kan vizituar asnjëher edhe për ndonjë aktivitet, shenim si që është ndonjë përvjetor të mbajtjes së Referendimit, themelimit të UÇPMB-ës, marrëveshjes së
Konçulit , kur është promovuar vendosja e lapidarit të dëshmorëve të ksaj krahine etj.
Reciprociteti edhe vizita të ndërsjellta do të duhej të vlejn që edhe liderët më të lartë institucional të Kosovës të vizitojn Medvegjën,Bujanocin dhe
Preshevën jo vetëm ata lidër më lartë të Serbisë të vizitojn Kosovën, pra kjo do të duhej të jetë e ndërsjellt-reciproke.
10 prill 2016