Home » Opinione » Reciprociteti (i munguar) midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarve të Luginës së Preshevës

Reciprociteti (i munguar) midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarve të Luginës së Preshevës

Çështja e parimit të reciprocifetit midis serbëve të Kosovës dhe shqiptarve në
Serbi, përkatësisht në Luginën e Preshevës është bërë pjesë e diskursit politik të
shqiptarve, por edhe është deklaruar si parim dhe kërkesë politike e të gjitha
partive politike të shqiptarve të Luginës. Gjithashtu, edhe Kuvendi i Kosovës në
Rezolutën e miratuar më 6.06.2013 ka përcaktuar parimin e reciprocitetit, dmth. ato
të drejta që u sigurohen serbëve të Kosovës, t'u sigurohen edhe shqiptarve të
Luginës
Megjithatë, kjo Rezolutë ka mbetur vetëm një deklarim në letër dhe akoma nuk ka
filluar realzimi i saj në asnjë pikë. Kurse, shqiptarët e Luginës nuk ishin pjesë e
dialogut të Brukselit, midis kryeministrit Thaçi dhe Daçiq, me ndermjetësimin e z.
Catherine Ashton, pra aty ku  vendoset fati i statusit politik të serbëve  të
Kosovës, por edhe fati i funksionalitetit të shtetit të brishtë të Republikës së
Kosovës.
Tani Serbia është duke simuluar "vullnet demokratik", që do t'i ndihmoj asaj pêr
plotësimin e obligimeve dhe detyrimeve që kërkohen nga Këshilli i BE-së, për marrjen
e ftesës për të filluar negociatat pêr anëtarsimin e saj në te, duke nisur dialogun
direkt midis zëvendëskryeministrit Aleksandar Vuçiq më 2.07.2013, si dhe është
paralajmëruar takimi me liderët e shqiptarve të Luginës me Kryeministrin Daçiq më 15
korrik 2013 në Beograd, pa ndërmjetësim dhe asnjë garancë ndërkombëtare.
Pra, mungon gadishmëria e BE-së, por edhe e Qeverisë së Kosovës për t'i mbështetur
shqiptarët e Luginës. Ky fakt është kuptuar me kohë nga shqiptarët e kësaj pjese të
gjeografisë shqiptare, e cila ka mbetur e trishtuar dhe e pashpresë, duke u
shpërngulur masovikisht dhe duke i lënë shkret pronat dhe pasurinë e paluajtëshme,
si dhe vatrat e tyre stërgjyshore. Boshatisja e trojeve të tyre  është realitet i
dhimbshëm që është duke ndodhur para syve tanë dhe botës "demokratike". 
Prandaj,  tani serbët e  Bujanocit kërkojnë regjistrimin e shqiptarve të Luginës me
qëllim që të evidentohet edhe zyrtarisht zbrazja e këtyre trojeve nga shqiptarët.
Formimi i Kuvendit të këlltarëve shqiptarë dhe zyrtarizimi eventual i tij me
deklarimin e Asociacionit të komunave Preshëve, Bujanoc dhe Medvegjë si "autonome",
ngjajshëm me ate të serbëve të veriut të Kosovës, vështirë se do tē realizohej, e aq
më pak të funksiononte. Sepse, për këtë nuk ka  mbështetje nga Qeveria e Kosovës, as
e Shqipërisë dhe faktorit ndërkombëtarë. Mjafton ta përkujtojmë ngjarjen e këtij
fillimviti me Lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, i cili u hoq dhe u
grabit në mënyrë spektakulare dhe banditeske nga xhandarmeria serbe, kundër
vullnetit të shqiptarve. Kurse, në anën tjetër, seebët e veriut të Kosovês kanë
vendosur barrikada dhe kanë bllokuar rrugët dhe askush nuk ua heq atyre, edhepse
ekziston  dge është staciinuar KFOR-i si forcë ushtarake e aleancës më të fuqishme
ushtarake në botë-NATOS!
Mbetet bindja se Plani sekret i Qeverisë së Serbisë, i miratuar në vitin 2002, po
realizohet pa u penguar fare nga askush, në realizimin e synimeve të errëta nga
"Naçertania" famēkeqe e Ilija Garashaninit, bile as nga dy shtetet shqiptare që
aktualisht i kemi në Ballkan dhe as nga faktori ndërkombētar. 
Sidomos e kemi të vështirë ta kuptojmë "entuziazmin" e Qeverisë së Kosovës për ta
ndihmuar Serbinë për ta marrë ftesën për anëtarësim në BE, pa e kushtëzuar fare me
ndaljen e diskriminimit gjenocidal të saj ndaj shqiptarve të Luginës. 
Kurse, për serbët e Kosovës bëhen lëshime dhe garanca ndërkombëtare në favorizimin e
tyre me standardet më të larta, duke u mundësuar atyre autonomi të nivelit më të
lartë, praktikisht si shtet mbrenda shtetit të Republikës së Kosovës!
Natyrisht se neglizhenca dhe mosinteresimi i Qeverisë së Kosovës për shqiptarët e
Luginës së Preshevës e ka bërë të veten. 
Në vend që t'i ndihmoj ata, ashtu si bënë Serbia me serbët e Kosovës, Qeveria e
Kosovës ka vendosur taksën kufitare prej 20 eurosh në javë, ose 1042 (një mi e dyzet
e dy) euro në vit, për një veturë. Dhe jo vetëm kaq. Për studentët shqiptarë të
Luginës, Qeveria e Kosovës ka vendosur kuota (kufizime) diskriminuese ndaj tyre,
duke e limituar dhe kufizuar të drejtên e tyre të lirë për t'u regjistruar  të
papenguar në cilin fakultet dëshirojnë ata të regjistrohen, ashtu si moshatarët e
tyre kosovarë !
Mjerisht, si rezultat i rethanave të përmendura, shqiptarët e Luginës së Preshevës i
ka mbërthyer një zhgënjim dhe situatë e pashpresë, nga ndjenja se janë lënë anash
dhe në mëshirën e fatit, si dhe të regjimit antishqiptar e diskriminues të Serbisë.

Nehat Hyseni

Nehat Hyseni

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch