Home » Lajme » Redaksia e “Bota sot” kërkon nga Isa Mustafa emërimin e një rruge në Prishtinë me emrin e Bardhyl Ajetit

Redaksia e “Bota sot” kërkon nga Isa Mustafa emërimin e një rruge në Prishtinë me emrin e Bardhyl Ajetit

Në letrën e Redakasisë së gazetës « Bota sot » drejtuar njeriut të parë të kryeqendrës së Republikës së Kosovës, ndër tjera thuhet se që z.Mustafa si kryetar i Prishtinës dhe kryetar i LDK-së ta përdor autoritetin e tij dhe të komunës së Prishtinës që në të ardhmen në kryeqendrën e Kosovës, një rrugë apo shesh, të mbajë emrin e gazetarit Bradhyl Ajeti i vrarë para gjashtë vitesh (3 qershor 2005) nga persona ende të panjohur.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, nëherit lideri i LDK-së dr.Isa Mustafa ka pranuar një letër nga Redaksia e gazetës « Bota sot » ku stafi saj kerkon emërimin e një rrugë apo sheshi në kyreqendrën e Kosovës me emrin e gazetarit të kësaj gazete Bardhyl Ajeti të vrarë para gjashtë vitesh nga persona ende të panjohur, thuhet në njoftimin e agjencisë informative «Presheva Jonë » e cila ka arritur të sigurojë një kopje të kësaj letre.

Në vazhdim të letrës së Redakasisë së gazetës « Bota sot » drejtuar njeriut të parë të kryeqendrës së Republikës së Kosovës, ndër tjera thuhet se që z.Mustafa si kryetar i Prishtinës dhe kryetar i LDK-së ta përdor autoritetin e tij dhe të komunës së Prishtinës që në të ardhmen në kryeqendrën e Kosovës, një rrugë apo shesh, të mbajë emrin e gazetarit Bradhyl Ajeti i vrarë para gjashtë vitesh (3 qershor 2005) nga persona ende të panjohur.

« Nisur nga roli dhe kontributi i Bardhyl Ajetit dhe Bekim Kastratit (gazetar) dhe Besim Dajakut (truproje i presidentit historik Ibrahim Rugova) si dhe angazhimi i tyre në luftë për liri, kundër krimit të organizuar, në avancimit të proceseve demokratike në vendin tonë dhe rajon..deri tek pamvarësia e Kosovës dhe besojmë se këta martirë e meritojnë një mirnjohje të tillë. Besojmë se kërkesa e Redaksisë së « Bota sot » ka arësyet e veta kombëtare për emërimin e një rrugë në Prishtinë me emrin e Bardhyl Ajetit apo një sheshi, sikur dje « Boro e ramizi » e pse sot t’mos kemi një shesh me emrin « Besimi dhe Bekimi ».

Mbetemi me shpresë se kërkesa jone do të shqyrtohet dhe do të hasë në mirëkuptimë dhe përkrahje nga autoriteti juaj dhe qeveritarët e kryeqytetit të Prishtinës… » është thënë në propozimin e redakisë së « Bota sot » drejtuar kryetarit Mustafa.

Një përgjigje pozitive e komunës së Prishtinës ndaj kësaj kërkeses së Redakisë së « Bota sot » për të shpërblyer meritat dhe rolin e këtyre martivë tanë që ranë për liri për Kosovën e sotme, do të jetë një hap i cili do të cmohej lartë jo vetëm nga Redaksia e kësaj gazete dhe familjarët e viktimave të rënë për cështjen kombëtare, por edhe nga mbarë Kosova dhe shqiptarët në Gadishullin Ilirik, njofton agjencia informative « Presheva Jonë » duke trasmetuar letrën e Reaksisë së « Bota sot » drejtuar kryetarit të Prishtinës z.Isa Mustafa.

Zürich, 5 qershor / AIK-Presheva Jonë

There are many more lessons that can be added, but this is writemyessay4me.org/ always at the core of our programming

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch