Home » Lajme » Reeker: SHBA-të të angazhuara në mbështetje të Ballkanit

Reeker: SHBA-të të angazhuara në mbështetje të Ballkanit

Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të angazhuara në mbështetjen e aspiratave të vendeve ballkanike drejt integrimit në BE dhe në NATO. Kështu u shpreh Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker gjatë një video-konference nga Nju Jorku.

Ai tha se vendet e Ballkanit kanë dhënë shenja të shkëputjes nga mënyra se si janë bërë gjërat në të kaluarën, duke e ilustruar këtë me marrëveshjen Kosovë-Serbi, të arritur në Bruksel.

Gjatë një video konference nga Nju Jorku, kushtuar angazhimit amerikan në Ballkan, Reeker foli për një sërë çështjesh, mes tyre zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi dhe zgjedhjet lokale në Kosovë. Me këtë rast ai tha se Shtetet e Bashkuara mbeten shumë të angazhuara në mbështetjen e aspiratave të vendeve ballkanike drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Sipas tij rajoni i Ballkanit ka dhënë shenja të shkëputjes nga mënyra se si janë bërë gjërat në të kaluarën. Në vend që të mbërthehen tek e kaluara, udhëheqësit e vendeve ballkanike po shikojnë nga e ardhmja. Reeker theksoi se udhëheqësit e këtyre vende po marrin disa vendime të vështira, por edhe të mira, duke u angazhuar me qytetarët, duke diskutuar lidhur me drejtimin që po marrin dhe objektivat, që duan të arrijnë, lidhur me rrugën drejt integrimeve evropiane.

Ndërsa duke folur rreth zbatimit të marrëveshjes Kosovë-Serbi, Reeker tha se Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit për një kohë të gjatë. Ai tha se derisa për zbatimin e marrëveshjes mbetet ende shumë punë për t’u bërë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë mbështetjen në muajt dhe vitet e ardhshme, duke punuar së bashku për zgjidhjen e çështjeve të vështira.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit foli edhe për zgjedhjet e 3 nëntorit të cilat ai i cilësoi si shumë të rëndësishme. Këto zgjedhje, tha ai, përbëjnë një mundësi për të gjithë qytetar.

/RTK/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch