Home » Lajme » Refik HASANI: Na duhet një Universitet e jo vetëm vetëm një fakultet

Refik HASANI: Na duhet një Universitet e jo vetëm vetëm një fakultet

Shkruan  : Refik  HASANI

Hapjen e këtij Fakulteti gjithsesi duhet përshëndetur , megjithëatë , hapja e këtij fakulteti në gjuhën shqipe në Bujanoc nga Universiteti i Suboticës  nuk lenë për të dëshiruar pasi më së afërmi gjeografikisht  nga Medvegja , Bujanoci apo Presheva është Universiteti i Nishit , pastaj vjen i Beogradit e dhe më së largu nga këto tri Komuna është ai i Novi Sadit . Kjo fletë që qeveria e Beogradit nuk ka planë për të hapur fakultet që pastaj duke u shtuar të shëndrrohet në një universitet publikë në gjuhën shqipe  .    Ne shqiptarët nga këto tri komuna nuk do të thotë që ne të heqim dorë dhe të  ndalet kërkesa e jon e  bërë  në vitin 2005 që në në këtë Krahinë  shqiptare të mbetur padrjtësisht nën admnistrimin e serbisë të themelohet një Universitet publik në gjuhën shqipe .

Te nderuar  bashkëvenda të lindur nga  Medvegja , Bujanoci dhe Presheva kudo që jetoni dhe veprojn .

Propozimi  për themelimin e Uviersitetit publik në gjuhën shqipe  duhet  të veprojm politikisht  se si mund të vije deri te konkretizimi dhe njëherit ne kërkojm nga subjketet politike që veprojn drejtë në harmoni me kërkesat e kohës , që të jen unik të ndihmoni në arritjen e qëllimit : Të themelohet një Universitet në këtë Krahinë  shqiptare , do të thot :

– Të ndihmojm të rinjët që të ken një perspektiv dhe mos ta lëshojm vendin e ton ,
– Të ndihmojm të gjitha ato familje që nukkan mundësi ti shkollojn fëmijët e tyre në Universitetet e etnikumit shqiptar dhe jashta tyre ,

– Të hapim një dritare të ndritur drejt emancipimit dhe forcimit të shqiptareve në atë pjes të harruar ,

– Të mbrojme Krahinën  shqiptare nga shpërnguljet , nga izolimi , nga përbuzja ,  nga harresa  , nga prapambetja ,
– Të nderuar bashkëvendas nga kjo pjesë e hapsirë son etnike , ne e dijm se neve na duhet  , dijmë  dhe mundemi të ndihmojm në këtë drejtim andaj , Apelojm të mblidhemi drejt kesaj kërkese  që të themelohet ky Universitet , dhe te i pamundësojm armikut shekullor Serbinë  të luajë me ne shqiptarët  , prandaj   vetëm të mendojm politikisht  se si ta ndihmojm në realizimin e ksaj kërkese të kohës  .

Duhet  ta konkretizojmë propozimin për themelimin e Universitetit publik në gjuhën shqipe

 

Të nderuar bartës të institucioneve , përgjegjës të niveleve të ndryshme Komunale , Kryetar të partive politike , Deputeti  Popullor dhe Këshilltar Komunal të zgjedhur nga vota e popullit . Përfaqësue të tjer të jetës publike , ushtar nga tri lufta që luftuan për çlirim , nga e tërë hapsira e jonë etnike , aktivist dhe veprimtarë kudo që jeni me pun nga Komuna Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë.

Këto tri Komuna ende po ballafaqohen me shum çështje që ende po presin zgjidhje .

 

Si të Organizohemi në të drejtën tonë të ligjshme , që të kemi shkollim të lartë në gjuhën shqipe . Ne mendojm që të lëvizim në drejtim që kjo kërkesë për themelimin e Universitetit të jetë kërkesë e gjithë popullit , partive politike , prandaj bëjmë apel që : Këshilltarët Komunal së bashku me Deputetin Popullor , Kryetarët tri Komunave .

 

                              Të thirret një seancë e përbashkët e tri Kuvendeve Komunale

 

Nga të gjithë Këshilltarët Komunal shqiptarë nga tri Komunat me një pikë të vetme të rendit të punës enkas për shqyrtimin e kërkesës gjithë popullore si nevoj imediate për themelimin e një Universiteti publik në gjuhën shqipe . Në fund të ksaj mbledhje të dilet më një Konkluzion apo deklarat të përbashkët dhe të caktohet një grupim nga Këshilltarët për Themelimin e Universitetit .

                                 Peticion nga studentët e tri Komunave kudo që studiojnë

 

Një peticion duhet dhe mundë ta organizojn studentët nga tri komunat që studiojn nëpër Univirsitetet të ndryshme private apo publike në Kosovë , Shqipëri , Maqedoni , Serbi dhe vende të tjera , por edhe mësimdhënës që vijnë nga kjo Krahinë . Peticioni do të jetë si kërkesë , që pasi të dihet numri i studentëve që vijnë nga ajo pjesë dëshirojn të kthehen të studiojnë në vende të tyre . Përveq ksaj , Studentët mund të manifestojn edhe në forma të tjera të një performance : Se duan të kthehen në vende të tyre për të studiuar . Të ngritet njëUnioni studentëve të ardhur nga ajo pjesë , që do të njoftoj , sensibilizoj opnionin kombëtarë dhe ndërkombëtar përë nevojën e themelimit të këtij institucione arsimor   . Kështu do të mund të ngrisim zërin duke njoftuar , sensibilizuar dhe alarmuar opinionin e mbrendshëm dhe të jashtëm për domosdoshmërin që sa më par të themelohet një Universitet publik në gjuhën shqipe për shqiptarët në tri Komunat   .

 

                                     Të pregaditet dhe të organizohet një Memorandum  

 

Me kërkesa që duhet ti realizojn shqiptarët në tri Komunat drejtuar instancave më të larta të Republikës së Serbisë , organizatave adekuate për të drejtat e njeriut të Parlamenetit Europian deri në Këshillin e Sigurimit . Kjo formë e pregaditur do të jetë edhe një si rikonfirmim i referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992 , sakrificë e popullit që organizoi luftën e armatosur të udhëhequr nga UÇPMB-ja dhe Marrëveshja e Konçulit . Ne duke patur parsysh që disa herë kemi bërë disa shkrime dhe publikime nëpër të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike nga e tërë hapsira jonë etnike . Ne ndiem si obIigim që edhe më tej ta ndihmojm konkretizimin e këtij projekti jetik , shumë domedhënjës dhe kapital . Pasi ky propozim mori dhen , pasi njerëzit nga të gjitha nivelet parreshtur kërkojn nga  të njoftohen nga afër lidhur me propozimin si të realizohet ky projekt .. . ! Në fund të këtij apeli për ju të lartë përmendurit pa dashur që ndaj asnjë personi apo institucioni të uli ndikimin e tij me këto  propozime . Por si bashkëvendas u munduam që të japim kontributin ton modest , që bashkërisht të ndërmarrim veprime të ligjshme dhe të pranuara që sa më par të konkretizohet dhe të bëhet realitet realizimi i themelimit të universitetit publik në gjuhën shqipe për Komunën Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë .

 

 

29.10.2011

 

Autori është Prof. i  Ekonomisë , publicist i pavarur nga Krahina shqiptarr e mbetur  nënë admnistrimin e serbisë , E-majl adresa  : refikhasani@hotmail.com .

Go see this http://www.customwritingassistance.com movie, in the theatres if you can

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch