Home » Lajme, Opinione » Regjimi i Rilindjes Socialiste-metamorfozë e ishregjimit komunist

Regjimi i Rilindjes Socialiste-metamorfozë e ishregjimit komunist

Nga Skënder Sadri KAPITI

Regjimi i “Rilindjes” është metamorfozë e ishregjimit komunist.

Është  e tillë sepse ajo vetëm sa ka ekspozuar një trajtë tjetër nga ajo e Regjimit ishKomunist.Ka vendosur një maskë mashtrimi për t’u dukur si regjim demokratik në pushtet e qeverisje.

Rilindja është një regjim politik i cili i shërben një klani të caktuar të Partisë Socialiste, ashtu sikurse që ishte dikur kasta e lartë e nomenklaturës së Regjimit komunist.

Kjo kastë është ekipi i rilindasve, kasta e të privilegjuarve që kanë kapur Partinë Socialiste, qeverinë, pushtetin, shtetin dhe administratën.

Kjo kastë “rilindasish” janë pinjollë të ishkastës së  komunizmit, besnikët e Njëshit, “të madhit” të Rilindjes, e shpëtimtarit, të pazëvëndësueshmit, e Kryetarit dhe e Kryeministrit Rama, të cilët e përdorin Partinë Socialiste si masë njerëzore mbështetëse të sigurtë vetëm për vota dhe për pushtetin, ashtu sikurse edhe e përdorte dikur Partinë e Punës kasta e lartë e  Byrosë Politike edhe e Komitetit Qendror saj, besnikët e partisë dhe të Enver Hoxhës.

Në ndryshim nga trajta origjinale e Regjimit një partiak komunist, regjimi i Rilindjes në demokraci  ka rekrutuar edhe elementët më  të korruptuar, të kriminalizuar, lloj-lloj trafikantësh droge, kontrabandistësh, rrugaçësh e halabakësh të çdo lloj mostre e ngjyrimi politik, që mjafton që ata t’i ketë si mercenarë për mbështetje, për presion,vjedhje e blerje votash për të  marrë dhe për të qëndruar në pushtet. Gjithashtu ky regjim ka rekrutuar edhe pjesën më të madhe të mediave.

Dhe ky është dhe marifeti më djallëzor i regjimit të Rilindjes për të marrë e sunduar  me pushtetin, gjë të cilit ia grisi si maskë publikimi i përgjimeve ndërkombëtare të bëra nga Gazeta prestigjoze gjermane “Bild”, dhe që përbën një skandal të vërtetë kombëtar për Rilindjen, me ato se çfarë publiku shqiptar pa, dëgjoi dhe mësoi për mënyrën e sjelljes dhe të vepruarit të këtij Regjimi.

Ky është një Regjim sepse ka realizuar në Shqipëri të gjitha tiparet dhe karakteristikat tipike të një regjimi.

Së pari është një regjim personal autokratik dhe arrogant.

Është tipar i regjimeve diktatoriale dhe autokratike mosinteresimi për interesin  publik dhe kombetar, pra për mosinteresim  për interesin e përgjithshëm por vetëm për atë personal të privilegjit dhe pasurimit.

Tipar tjetër i Regjimit është krimi i organizuar dhe korrupsioni i ngritur në sistem.

Ky neoregjim ka bërë vetëm zëvëndësimin e atij të regjimit komunist, ndoshta pse jo është akoma edhe më i keq se ai, dhe   ku ndryshimi është ky: që shteti nga ish shtet komunist i “askujt dhe i gjithkujt” dikur, në këtë regjim shteti është privatizuar dhe është bërë e drejtë e monopolit të Rilindjes si: postet e detyrat publike e shtetërore, privatizimet, tenderimet, kontrabanda, tatimet, taksat, investimet dhe paraja publike.

Ky regjim nuk është i interesuar as për ekonominë, as për zhvillimin dhe as për mirëqënien, dhe as për integrimin. Dhe prandaj ka vetëm varfëri, papunësi, krim, korrupsion dhe eksod.

Ky regjim si i tillë ka marrë edhe etiketime politike e mediatike ndërkombëtare si: regjim i mafies, i korrupsionit e deri edhe si regjim i drogës,prej të cilit Shqipërisë i është krijuar edhe një imazh jo  i mirë, dhe prej këtij regjimi Shqipërisë nuk po i hapen as negociatat për antarësim  në BE.

Prandaj ky regjim duhet ndëshkuar dhe çmontuar nga sistemi në mënyrë që Shqipëria të ndahet njëherë e mirë jo vetëm nga ky regjim por edhe nga  ky tranzicion 30 vjeçar shumë i stërmundimshëm, i cili ka qenë një tranzicion regjimesh partizane e klanore, por që  kulmoi me qeverisjen e të ashtuquajturës  Rilindje. Opozita shqiptare e drejtuar nga Lulzim Basha ka vite që e ka evidentuar këtë regjim keqbërës, të gjitha zullumet dhe haramet e tij. Ajo ka protestuar vazhdimisht, paqësisht si me protesta ashtu edhe në parlament. Ka informuar edhe ndërkombëtarët dhe shtetet mike të Shqipërisë, dhe i ka konsumuar të gjitha rrugët institucionale dhe detyrat politike e demokratike të saj. Dhe më në fund për hatër dhe të përgjegjesisë para kombit, deputetët e opozitës kundër interesave të tyre personale dhe për në favor të interesave publike e kombëtare edhe dogjën mandatet e deputetit,dhe përfundimisht zgjodhën me të drejtë rrugën e protestave paqësorë deri në largimin  e këtij Regjimi nga qeverisja dhe nga pushteti.

Prandaj, protestat e opozitës politike dhe e popullit shqiptar për zgjedhje të parakohshme janë tërësisht të motivuara dhe të justifikuara politikisht, moralisht, demokratikisht dhe kombëtarisht për largimin sa më parë të kryeministrit dhe të regjimit të Rilindjes Socialiste. Kjo pasi sa më gjatë të qëndrojë në pushtet ky regjim aq më shumë dëme e pasoja të rënda do t’i shkaktohen prej tij, shtetit dhe kombit shqiptar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch