Home » Lajme » Regjistrimi i popullatës në Sërbi nga 01 deri 15 Shtator

Regjistrimi i popullatës në Sërbi nga 01 deri 15 Shtator

 

Spektri politik i Komunës Bujanocit nuk po tregon interesim për këtë proces shumë të rëndësishëm

Gati se në të gjitha shtetet e rajonit këtë vitë është organizuar procesi I regjistrimit të popullatës, pasurive dhe gjësendeve të ndryshme. Para disa javëve ky proces mbaroi edhe në Kosovë. Në Sërbi regjistrimi ishte parapar të mbahej gjatë Marsit të këtij viti. Për shkak të krizës finansiare mbajtja u shty për Shtator por përgaditjet tanimë kanë filluar. Është kjo procedur jo edhe aq e lehtë, gjithësejt 5.700 instruktor regjistrimi janë të parapar në tërë teritorin e Sërbis. Nga rreth
400 euro do të jetë i paguar cdo instruktor-regjistrues për pesëmbëdhjetë ditë sa do të zgjasë kjo procedurë në tërë territorin e Sërbisë.

Enti Republikan për statistik i cili edhe është competent dhe përgjegjës për regjistrimin e popullsisë dhe pasurive e gjësendeve tjera më 06 Korrik ka shpallur konkursin për pranimin dhe kompletimin e numrit të përgjthshëm 5.700 instruktorëve të cilët do të jenë bartës të këtij projekti voliminoz. Vetëm për dy ditë nga publikimi i konkursit, numri i të interesuarve ka arritur në 3200 aplikantë.

30 Korriku është edhe dita e fundit deri kur do të munden të lajmërohen kandidatët potencial. Enti Republikan për statistik më 10 Gusht do ta publikoje listën e përpiluar të të pranuarve. Përparësi për pranim do të kenë kandidatët të cilët deri më tani nuk kanë qenë te ndjekur penalisht, ata të cilët më së paku kanë të kryer shkollën e mesme, kurse prioritarë do të jenë aplikuesit të cilët në referencën e tyre bartin përvojën e hulumtuesit statistikor apo ata të cilët kanë marrë pjesë nëpër anketa tereni të sferave të ndryshme.

Nga 15 deri më 20 Gusht në disa qendra në Sërbi do të mbahet trajnimi 5 ditorë për instruktor-regjistruesit, më 01 Shtator fillon regjistrimi kurse më 15 Shtator mbaron.

Komuna e Bujanocit po qëndron indiferent rreth këtij procesi i cili është i rëndësishëm për shumë arsye.

Ndër arsyet kryesore është se edhe instruktor-regjistruesit Shqiptarë Lokal të komunës tonë detyrimisht duhen të jenë të përfshirë në këtë proces, sepse mund të ndodhë që neve ne Bujanoc do të na numrojnë instruktorët nga mbrendësia e Sërbisë dhe kjo nuk do të jetë në rregull dhe do të na shkaktojë shumë telashe. Arsyeja e dytë si shumë e rëndësishme në këtë kohë të krizës finansiare është edhe mundësia e angazhimit të disa dhjetërave të rinjë Shqiptarë që munden ti sigurojnë buxhetit të vetë familjar nga 400 euro për vetëm 15 ditë angazhimi në procesin e regjistrimit.

Andaj të nderuar të zgjedhurit e popullit të Komunës Bujanocit, edhe përkundër telasheve që po ju shkaktojn turbulencat politike Lokale, në ruajtjen e partisë dhe formimit të partive të reja, brengosja e mos përfilljes të marrveshjes së arritur në mesë Beogradit dhe Prishtinës edhe pse nuk jeni competent dhe askush nuk po e kërkon nga ju, si dhe temperaturat e larta që po mbretërojnë këtyre ditëve, do të kishte qenë mirë që të humbni pak kohë dhe të mireni edhe me procesin e regjistrimit të popullatës, sepse mund të ndodhë po që se do të na numrojnë të tjerët matematika do të na dalë ndryshe.

RTV SPEKTRI

B U J A N O C

 

 

Here, green discusses the controversy surrounding the book being taught in schools, and homeworkhelper.net/ his view on teaching teens difficult subjects

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch