Home » Lajme » Regjistrimi i shqiptarëve në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë të bëhet pas një viti nën mbikqyrje ndërkombëtare

Regjistrimi i shqiptarëve në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë të bëhet pas një viti nën mbikqyrje ndërkombëtare

Me rastin e mos pjesëmarrjesë së shqiptarëve pjesë në rexhistrimin që ka filluar dje , pra që nga data një tetor deri më 15 tetor .

 

Rexhistrimi  i shqiptarëve në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë të bëhet pas një viti  nën mbykqyrje ndërkombëtare 

Shkruan : Refik HASANI

Ne shqiptarët nga këto tri komuna të mbajmë rexhistrimin e popullatës pas një periudhe pregaditore dhe të

plotësohet disa parakushte pas gjasht apo një vjeti nën mbykqyrjen ndërkombëtare , për arsyen  e vetme se nuk jan bërë kurrfarë pregaditje dhe nuk janë plotësuar as edhe kushtet elementare për ne si shqiptarë etnikë në këtë pjesë të serbisë . Kemi më shumë arsye për mos pjesëmarrje në rexhistrim  pasi nuk ka patur kurrfarë parapregaditje për ne shqiptarët  .  Ne shqiptarët nga këto tri komuna si të pranojm të marrin pjesë në këtë rexhistrim të popullsisë , pasurisë dhe banesave kur ende Beogradi nuk ka bërë asgjë në të mirë të neve shqiptarëve për plotësimin e të dretjave të njeriut dhe atij kolektivë  . Ende edhe më shumë se një dekad nuk kemi  asnjë element plusë që na bënë të bindemi , prandaj me  këtë rexhistrim do të legjitimohen   :

–          Shifrat jo të sakta  , statistikën dhe numrin e banorëve shqiptar në këto tri Komuna ,

–          Do ta përgjysmojn numrin e neve shqiptarëve jo vetëm në Komunat me shumicë shqiptare si  Medvegja , Bujanoci  dhe Presheva , por edhe  nëpër qytete tjera si Nishi , Beogradi , Leskoci , Vranja , Kurshumlia , etj 

–          Beogradi do të përfitoj më së shumti nëse dalim në regjistrim të popullsisë ,

–          Ne shqiptarët si të pranojm të marrim pjesë me rexhistrues dhe kontrollor serbë  . 

Qeveria e serbisë sillet me avazin e vjetër duke i injoruar , selektuar aplikuesit shqiptarë për rexhistrim të popullsisë  . Komuna e Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për nga shtrirja gjeografike e përbëjnë një Krahinë që ka mbetur ende padrejtësisht nënë admnistrimin e serbisë  prandaj ne duhet të kërkojm që ky rexhistrim  të mbahet pas pas gjasht apo një vjeti  

Serbisë duhet ti tëhiqet vrejtja se më çdo kusht dhe çdo çmimë dëshiron të zvogloj numrin e banorëvë shqiptarë në këto tri Komuna . Se Serbia ka plane për ta paraqitur numrin më të vogël fletë fakti që ka fanatazuar që çdo kush që nuk i përgjigjet  këtij rexhistrimi do të xhobitet me një denim në mjete të mdha prej pesqindë euro . I kujtojm opinionit  të gjërë publikë që unë autori i këtyre rreshtave vetë jemi ballfaquar me pengesa nga më të ndryshme për bartje të pronës sepse jan vendosur kushte shumë të rënda për tu pajisur , plotësuar , ripërtrirë  dhe vazhduar dokumentat e udhëtimit që zbatohet në mënyr më rigoroze për ne të gjithë shqiptarët si nënështetas të saj  . Beogradi nuk mundë të jetë përjashtim i rregullave për përfitimin e nënshtetësisë dhe ruajtjesë për ne  , që  :

–    Jemi lindur në në këtë shtet dhe

–    Kemi prona dhe pasuri të patundshme . 

Si të marrim pjesë në këtë rexhistrim kur ne banorët nga  tri komunat e cekuara më lartë  ende kemi  droj të madhe nga pasiguria , kemi një zbrazje të heshtur , nga inskenimet e ndjekjet e vazhdueshme për shkak të dhunës , burgosjeve politike që ushtron vazhdimisht Beogradi, bisedat e shumta nëpër satacione të policisë  dhe lëshohen  trojet e tona  . Si të pranojm të japim të dhëna për vetën ton kur nuk e dimë dhe nuk kemi besim se si të përpunohen dhe nuk shenohen fare . Kemi një përvoj tepër të hidhur , pasi .

–          Morrëm pjesë në zgjedhjet për parlament nacional të Serbisë dhe   kemi vetëm një deputet  shqiptarë  ,

–          Funksionon Trupi   Koordinues , si projekt i qeverisë së Beogradit për tri komunat  ,

–          Këshilli Nacional është themeluar   , jan mbajtur zgjedhjet  vitin e kaluar  ku funksionon , por të lë shumë  për të dëshiruar  me efektet  jo të mira   në terren   ,

–          Respektimin e të drejtave të përdorimit të gjuhës në admnistratë lokale ,

–          Përfaqësim jo adekuat  nëpër të gjitha  nivelet e  administratës lokale dhe qendrore , 

–          Mungesa e Investimeve dhe prapambetja së madhe  në zhvillim ,

–          Mos respektimi  demilitarizimit , mos repsketimi i përfaqësimit në policisë të zingjirit komandues  .  

Ne  shqiptarët më shumë se çdo popullatë  kemi nevoj të rexhistrohemi , por me kusht  , që

–          Të bëhet rexhistrimi pasi të plotësohen disa parakushte  dhe i mbykqyrur nga admnistrues   , kontrollues dhe minitorues në bazë të popullatës   .

–          Regjistrues të jen shqiptarë , ndërkombëtarë dhe Serbë ,

–          Përpunimi i të dhënave finalë para se të publikohen të jenë të nënshkruar nga tri palët .

–          Formularët e rexhistrimit të jenë edhe gjuhën shqipe  ,

–          Që çdo deklarim i pasurisë së qytetarit shqiptarë të bartet si e dhën e saktë dhe të publikohet .

–          Shqiptarët të lindur  nga kjo krahinë  kudo që jan , banojn e veprojn përkohësisht  duke përfshi edhe nëpër shtete të botës t’u njihet e drejta e rexhistrimit pa kurrfarë kufizimi .

–          Të rexhistrohet të gjithë  shqiptarët e zhvendosur jo vetëm në Komunat  Medvegja , Bujanoci  dhe Presheva , por edhe  nga  qytete tjera si nga Nishi , Beogradi , Leskoci , Vranja Kurshumlia dhe që jan vendosur përkohësisht në Kosovë , Maqedoni dhe vende tjera .

Rexhistrimi pas gjashtë apo pas një viti do të ishte neoj dhe kërkesë që të rexhistrohemi dhe të dihet numiri , strukturave dhe banorëve të këtij Rajoni , pasurit dhe pronat e tri komunave  . Sikur që ishin subjektet  politike me një zë për mos pjesëmarrje në këtë rexhistrim po ashtu duhet të jen një zë që ky regjistrim të bwhet pas një periudhe pasi të plotësohen disa parakushte  . Duhet që për tu hyrë dhe filluar në këtë rexhistrim duhet edhe të pranohen , e që pastaj faktori nëdërkombëtarë të mdihmoj edhe këtë proces shumë me rëndësi  .

 

03.10.2011

 

Autori është Prof.Ekonomisë , publicist i pavarur nga Krahina shqiptarë e mbetur padrejtësisht  nënë admnistrimin e serbisë , E-majl adresa  : refikhasani@hotmail.com .

There are many things to consider do you enjoy going to cheap essays using http://essaysheaven.com/ work

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch