Home » Lajme » REKOMANDIM apo KONKLUZION DREJTUAR PARLAMENTIT DHE QEVERISË SË KOSOVËS

REKOMANDIM apo KONKLUZION DREJTUAR PARLAMENTIT DHE QEVERISË SË KOSOVËS

Propozim :  Kuvendi  Komunal i Gjilanit për të dëbuarit,

zhvendosurit dhe shpërngulurit  Shqiptarë nga Komuna e

Medvegjës , Bujanocit   dhe Preshevës me qëndrim  në  Gjilan

të  miratohet   një  .

 

 

REKOMANDIM apo KONKLUZION  DREJTUAR  PARLAMENTIT  DHE  QEVERISË   SË   KOSOVËS

                                                                   

 

 

 

Kuvendi  i Gjilanit për të dëbuarit, zhvendosurit dhe shpërngulurit  Shqiptarë nga Komuna e Medvegjës , Bujanocit  dhe Preshevës me qëndrim  në  Gjilan  i propozojm  të  miratoj  një  Rekomandim – Konkluzion, drejtuar  Parlamentit  

                                                                    dhe  Qeverisë   së   Kosovës       

                                                                               

Propozimin në fjalë , presim  që  në takimin e radhës të Komitetit për Politik dhe Financa do të shtrohet  ky propozim i jon  nga kërkesat e bëra më herët ku do të caktohej një pikë e veqant e rendit të punës ku kjo është nevoj dhe domosdoshmëri si kërkesë e të gjithë banorëve si kategori e  të dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurve shqiptarë nga Komuna e Preshevës , Bujanocit  dhe Medvegjës  që jan të ardhur pas qershorit 1999  me qëndrim dhe të vendosur në Komunën  e  Gjilanit .

Pastaj, në seancën e parë të radhës në muajin shtator,KK Gjilan do të përfshij  në diskutim-shqyrtim   nga  Anëtarët e Kuvendit  dhe pas diskutimit  do të hudhet  në  votim   kërkesa-propozimi në fjalë  që  Kuvendi Komunal i Gjilanit  të gjej  forma të lejuara ligjore , që të nxirret një akt që ka peshën , rëndësin dhe vlerën e një institucioni më të lartë legjislativ Lokal duke treguar me shkrim arsyeshmërin dhe mbështetjen që të nxjerrë një  Rekomandim-Konkluzion që do ti drejtohet dhe adresohet  institucioneve më të lartë të Republikës së Kosovës lidhur me numrin e ksaj kategori që ende nuk kan arritur të pranohen dhe kryejn rexhistrimin civil e që jetojn në Komunën e Gjilanit që pas vitit 1999  e këndej .   Po , ashtu ne kemi drejtuar edhe  kërkesa tjera me shkrim si anëtar i këtij Kuvendi  që duke e shqyrtuar mundësin dhe që ka të bëjë me ate që kërkojm që përmesë një formulari standard për evidentim të aplikohet dhe të caktohet  ndonjë zyrtarë në kuadër të Administratës së Përgjidhshme në Gjilan  për evidentimin e ksaj kategorie të cilët edhe që nga pas vitit 1999 , ende  nuk kan  arrit që të pajisen me dokumenta të udhëtimit . Ky projekt për evidentimin e ksaj kategorie do të bëhet  për herë të parë në  Gjilan .

Komiteti  i posa formuar për bashkëpunim ndërkufitarë i cili si nismë dhe sponzorues në Kuvend ,ky propozim i jon kaloi dhe u miratua në  seancën e datës 27.06.2013  , tani edhe miratimi i një Rekomandimi-Konkluzioni drejtuar instancave më të lartë Qendrore të Republikës së Kosovës do të ndihmon dhe fillon të trajtohen banorët e dëbuar, zhvendosur dhe shpërngulur shqiptarë nga Komuna e Preshevës , Bujanocit  dhe Medvegjës  që jan të ardhur pas qershorit 1999  me qëndrim të vendosur në Komunën   e Gjilanit  edhe pse me një vonesë bukur të madhe  .

 

Ndihmesë dhe lehtësim për këtë dhe shumë projekte të ksaj natyre do  jetë Komitetit i posa formuar  për Bashkëpunim Ndërkufitarë  për të  cilin së shpejti do të miratohen  kriteret, parimet dhe rregullat mbi funksionimin dhe që do të kompletohet me nëntë anëtar  që në seancën e radhës  të muajin shtator   .

Presim që në një  seancë solemne , zyrtare dhe tepër vlllazërore  të ksaj legjislature të Kuvendit Komunal të Gjilanit  do të ftohen bartësit e institucionev më të larta si dy Kryetarët e Komunave , Kryesesit e Kuvendeve dhe shefat e Grupeve Parlamentare dhe Drejtorat  e Drejtorive përkatëse të Kumunës së Preshevës dhe Bujanocit  që të zyrtarizohet Komiteti për bashkëpunim ndërkufitare , Gjilani me Preshevë dhe Bujanocin dhe të fillon së funksionuari sa më parë .

Refik HASANI  , Këshilltarë  Komunal  i  Gjilanit

 

 

Gjilan , 12 Gusht    2013

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch