Home » Opinione » Rektori Gashi iku, por problemet mbetën në UP!

Rektori Gashi iku, por problemet mbetën në UP!

Shkruan: Nehat Hyseni

Me dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi dhe të prorektorit Nuri Bexheti, nuk janë
zgjidhur të gjitha problemet, që i çuan studentët në protestë.
Përkundrazi, edhepse ata u dorëhoqën, ata e kryen një obligim moral e njerëzor,
madje prorektori Bexheti pa kurrëfarë kërkese apo trysnie të studentëve, megjithatë
problemet kanë mbetur aty.

Asnjë nga problemet nuk janë zgjidhur: abuzimi me avancime jashtëligjore akademike,
dhënie e titujve akademikë pa kurrëfarë kriteri aktivistëve partiakë, njerëzve të
politikës dhe familjarëve e të afërme të tyre, publikimet e punimeve kuazishkencore
e plagjiaturave në revista të rrejëshme dhe fantome, që shërbenin si përmbushje
formale e obligimeve ligjore për marrjen e titujve akademikë; regjistrimi i
studentëve sidomos në mjekësi për pagesën 5000-10000 euro për një student; shitja e
diplomave, magjistraturave e doktoraturave për shuma të caktuara parashë; shellja
jomorale e disa mësimdhënësve dhe abuzimi seksual me studente në këmbim të dhënies
së provimeve dhe notave, dhe shumëçka tjetër që ne nuk dijmë dhe vetëm një hetim i
mirëfilltë mund t’i zbulojë, sidomos keqpërdorimet me tendera etj.

Personalisht mendoj se Ibrahim Gashi ishte problemi më i vogël, meqë këta probleme
janë qysh nga viti 2000, kurse rektori i dorëhequr Gashi është vetëm qe dy vjet aty.
Të gjithë e dijmë se rektori i mëparshëm merrte rrogë legale, madje deri në 8000
euro në muaj, që ia kalon edhe kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

Kurse, pjesën “ilegale” të rrogës së rektorit dhe profesorëve e asistentëve
përkatës nga shitja e diplomave, magjistraturave, doktoraturave, regjistrimit të
studentëve dhe provimeve me pagesë, këtë askush nuk e din!

Prandaj, duhen bërë hetime të mirëfillta, në mënyrë që të hiqen dyshimet tek pjesa e
shëndoshë dhe e nderëshme e këtij tempulli të edukimit dhe dijes.

Por, shtrohet pyetja se a jemi në gjendje ne si shoqëri kosovare që ta bëjmë me
sukses këtë detyrë?

Përgjigja do të ishte e “vakët”, sepse të gjithë e dijmë se doemos hetimet çojnë tek
politika dhe politikanët të cilët aktualisht e qeverisin Kosovën.

Dhe, meqë gjyqësia vendore nuk ishte d aftë për ta hetuar kreun politik dhe
politikanët, kjo detyrë i ishte caktuar gjykatës së EULEX-it.
Mendoj se ka ardhur koha që së paku në “vija të trasha” dmth duke i evituar së paku
shkeljet më të rënda ligjore, akademike, morale e njerëzore të vejmë rendin
elementar dhe t’ua hapim vetes rrugën europiane.

Mos të harrojmë se në Kosovë aktualisht janë grumbulluar problemet e mëdha
shoqërore, si psh. papunësia, korrupsioni, nepotizmi që e ka mbërthyer shtetin dhe
shoqërinë dhe sot të rinjtë shetisin rrugëve me diploma universitare, madje edhe me
magjistratura dhe doktoratura.

Kurse janë të punësuar të paaftit dge aktivistët partiakë, që ia kanë errëduar
ardhmërinë këtij populli.

Mospërfillja e “bombës sociale” në Kosovë paraqet rrezik real të shpërthimit të saj,
ashtu si ndodhi këto ditë në Bosne, ku shpërthimi i lefit rezultoi me vandalazëm
rrugor dhe demolime djegje të objekteve publike, madje edhe të Presidencës,
Parlamentit dhe Qeverisë së Bosnës.

Poqese lejojmë si shoqëri që ngjarjet të na prijnë, pa marrë nisma të guximëshme që
t’i adresojmë problemet dhe t’i zgjidhim me kohë dhe me sinqeritet, devotshmëri e
përkushtim, vështirë do ta kemi.

Pushteti gjithëmonë gjenë fajtorin jashtë vetes, duke fajësuar partitë politike, apo
grupet shoqërore, etj. duke i quajtur si “të manipuluara”.

Por, kjo nuk paraqet risi. Sepse, ashtu kanë vepruar pushtetet jopopullore në këtë
truall, që i kanë sjellur dëme dhe vuajtje të mëdha këtij populli.

Mendoj se është koha që ta ndryshojmë sjelljen dhe t’i prijmë ngjarjeve drejtë
ardhmërisë sonë më të lumtur, që të radhitemi në radhën e familjes së popujve të
civilizuar dhe të përparuar europianë.

One Response

  1. dardani thotë:

    o shqiptar asni prej te gjith rektorve nuk ja vlen se secili qe vjen nuk ja vlen nuk ka profesor apo dekant qe ja vlen apo magjister se te gjith jan te koruptuar veq hiqe ket vendose apet te bjejtin ne kosov korrupsioni asht i preferuar se pa te smundem me jetue ishalla mbledhin mend te gjith shqiptaret se kjo qe po e shof edhe keta qe po flasin neper fakulltete qe kishe po e ndjekum korrupsionin ma te korruptuar jan se ata se pa i dit sendet nuk mundet me protestue ju pershendes te gjithve

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch