Home » Lajme, Opinione, Vendore » Rëndësia e Emrit a e Funksionalitetit të Ushtrisë së Kosovës!

Rëndësia e Emrit a e Funksionalitetit të Ushtrisë së Kosovës!

Ushtarakët  dhe juristët, e  dinin  mirë  që  në fillim,  që kërkesa  me anë të ndryshimeve  kushtetuese të realizohet formimi i Ushtrisë së Kosovës,  ishte  politike, e  aspak juridike. Politike ishte për faktin, e  përfshirjes edhe të  minoritetit serbë! Pasi  u pa që  minoriteti  serb,  i  instrumentalizuar  nga Serbia, nuk ka  gjasë  të pranojë  asnjë  marrëveshje  për ndryshim kushtetues në lidhje me formimin e Ushtrisë së Kosovës, atëherë Aleati Kryesor Strategjik( SHBA),  lejoi  formimin edhe përmes  Ligjit.

SHBA, të kujtojmë  që  vazhdimisht është  udhëheqëse dhe  drejtuese  e Besuar për  Shqipëtarët. Duke mos  shkuar më  larg  në  të kaluarën,  kujtojmë Vendimin e  Presidentit  Amerikan Bill Clinton, që  ishte vendimtari  në  bombardimin e Serbisë( Jugosllavisë). Pastaj Deklaratën e  Pavarësisë  së Presidentit  Xhorxh Bush, në Tiranë( pas së cilës  Republika  e Kosovës  u shpall e pavarur). Edhe tani në  lidhje  me  formimin e  Ushtrisë së Kosovës, ishte SHBA që  kërkonte  ndryshimet Kushtetuese! Aleatët tonë, nga Europa, në  secilin nga këto raste  ndjekin rrugën( dëgjesën) ndaj SHBA-së! Ditët  e fundit,  disa nga vendet  e NATO-s,  kanë reformuar  vendimet  e tyre,  tani disa prej tyre janë  në përkrahje  të formimit të Ushtrisë së Kosovës, përmes ndryshimeve ligjore,  e që  disa ende janë “kundër”,  por që  mjafton  Qëndrimi i SHBA-së, për t’ia  ndryshu rrënjësisht  edhe  për çaste orësh  vendimet  edhe këtyre vendeve!

Çështja e  emrtimit të Ushtrisë së Kosovës,  a do quhet Ushtri, Armatë,  Forcë, Trupa mbrojtëse, a  emërtim  tjetër,  është plotësisht  jorelevant. Jugonostalgjikët dhe oponentët psikopat politik  në luftën mes vete,  përdorin edhe këtë “ fakt”, për  të sulmu  kundërshtarët politik dhe Kauzën shtetërore dhe Kombëtare të Shqipëtarëve të Kosovës, për të  patur  Ushtri. Ushtria e Kosovës,  nuk  është duke u formuar nga x politikani, por nga SHBA. Termi Ushtri,  nuk  dallon asgjë, sepse  ka shumë ushtri në botë që nuk  emërtohen Ushtri, por me  emërtime të tjera! P.sh: Forcat  e armatosura  Afgane; Forcat  e Armatosura të Republikë së Shqipërisë( ndërsa ndërkombëtarisht  njihen si Forcat e  Armatosura Shqipëtare  e jo të Shqipërisë); Forcat  e Armatosura  nacional popullore  Algjeriane; Forcat  mbrojtëse Australiane; Forcat e Armatosura  Mbretërore  të Bruneit; Armata  Çlirimtare  e Popullit Kinez-Chinese People’s Liberation Army (PLA); Forca publike  e Kosta  Rikës; Forcat e Armatosura  Revolucionare të Kubës; Garda  Kombëtare  Qipriote; Mbrojtja  Daneze; Forcat Mbrojtëse  të Estonisë; Forcat Mbrojtëse Kombëtare të Etiopisë; Forcat Mbrojtëse të Finlandës;  Mbrojtja  Federale( Bundesëehr); Forcat e Armatosura Helene(  të Greqisë); Forcat Mbrojtëse Hungareze; Forcat Mbrojtëse( të Irlandës); Forcat Mbrojtëse për Izraelin; Forcat Vetë-Mbrojtëse  të Japonisë; Armata popullore  Koreane; etj.

Shumica e vendeve të Ballkanit, të  dalura nga ish-jugosllavia  e kanë emërtimin e  ngjajshëm: Forcat e armatosura të Bonje dhe Hercegovinës,  Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë etj.

Tendenca  moderne  në  mbarë  botën, është  emërtimi “Forcat e  Armatosura”,  mes tyre  emërtim të  tillë kanë edhe  Ushtritë  e  vendeve Aleate  Shqipëtare, përfshirë  Forcat e Armatosura të SHBA-ve, Britanisë, Suedisë etj!

Ne Shqipëtarët  duhet t’i  trajtojmë seriozisht çështjet: Ushtria e Përbashkët Shqipëtare; profesionalizmi, armatosja modern dhe  buxhet meritor, e jo  emërtimet e Ushtrisë.

Çdo Shqipëtar, është  për Një Ushtri Shqipëtare, pra për  Bashkimin e  Shqipëtarëve. Benefitet  e të paturit një Ushtri  Shqipëtare( Shqipëri-Kosovë), madje edhe një NATO-Ballkanike( Ilirike), ku do përfshiheshin  Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi  dhe Kroacia, kanë  shumë më shumë  përaprësi jo vetëm  në aspektin ushtarak, gjeostrategjik edhe për NATO-n. Ndërsa në anën tjetër edhe 5 a më shumë  ushtri mund t’i kemi  ne Shqipëtarët, me  çfardo emërtimi( Ushtri, Forca Mbrojtëse, Forca të Armatosura  etj), s’do ishin meritore për  Kombin Shqipëtar, duke patur mangësi: joprofesionalizëm; armatim jomodern; buxhet  minimal. Për fat të  keq, shohim në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, që ushtarët dhe ushtarakët  Shqipëtar, kryesisht të angazhuar, janë  shkaku i preferencave  politike( partitë politike me përqindjen  e  fituar  në zgjedhjet e fundit, me atë përqindje përfitojnë vende punësimi të partizanëve të tyre  në Ushtri, Polici, Agjensi  Inteligjence etj), i lidhjeve  familjare, korrupsionit etj. Qëllimi i tyre personal është  fitimi i një page! Profesionalizmi i tyre është  i tipit të  kaubojëve, gangsterëve dhe kriminelëve  profesionist( kujtoni sesa  polic, ushtar  janë përfshirë në  aktivitete të  ndryshme  kriminale). Mercenarizmi( punësimi në  ushtri, polici), sa për të marrë një  pagë, e  tregoi më së miri edhe rasti i Gjeorgjisë, më 2008, kur  agresioni i Rus  e deklasoi ushtrinë dhe forcat  speciale  gjergjiane!

Qëllimi i  formimit të ushtirsë  është “mbrojtja e  sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit”,  në situata qoftë  të agresionit të jashtëm, trazirave të brendshme, katastrofave  natyrore etj! Andaj Atdheun nuk e mbrojnë ata  që kanë  qëllim  pagën, e  jo Vullnetin për t’i Shërby Vendit( edhe pse  vazhdimisht i dëgjojnë  në medie  propagandues  gjoja  janë  në Shërbim të Vendit!).

Armatosja  me  armëmodërnepër  Forcat e Armatosura,  të profesionalizuara mirë dhe që vazhdimisht  të  testuara për profesionalizmin e  tyre,  edhe përkundër  çmimit shumë më të lartë, krahasuar  me armët e vjetra duhet të jenë prioritet! Fillimisht çdo Ushtri vazhdimisht synon  modernizimin  sidomos  të  armatimit. Sa më moderne një  Ushtri, fillimisht  do duket që ka kosto më të lartë buxhetore e financiare, por  më pas do kuptohet që kjo kosto do jenë  më  e  ultë, krahasuar  me ushtritë që janë  me  paisje  më  të amortizuara, më jomoderne, më  numër  më të madh personeli në përdorim të armatimit etj. P.sh: njëRaket anti-tank FGM-148 Javelin,  ka kosto më të ultë  sesa një tank, përdoret nga një ushtar, kurse një tank përdoret nga një ekuipazh, ka saktësi tepër më të lartë të goditjes sesa një predhe tanku pa dirigjim! Tanku do kërkojë më shumë buxhet për  mirëmbajtje, sesa  raketa në fjalë! Nga aspektet tjera ushtarake, raketa  më efikase do jenë si për t’u  lëvizur( mobiliteti); mos hetimi nga  armiku etj.

Buxhet meritorpër  ushtrinë e  Kosovës,  ashtu edhe  për  Shqipërinë,  do duhej  të ishte shumë më  i lartë sesa  ekzistues  dhe sesa  ai buxhet që mendohet  për vitet e  ardhshme. Rreth 55 milon euro në vit, Republika e Kosovës, shfrytëzon  vetëm  për  paga  të FSK-së. Ndërsa mendohet  që  ky buxhet  me rastin e  transformimit të  saj, të shkojë  në  100 milion  euro në vit! Derisa  disa dhjetra  milion, i bëhen  barrë  buxhetit të  Republikës së Kosovës, 66.000 veteran, paga  stratosferike  për politikan e  zyrtarët  qeveritar,  e mos të  flasim  më për korrupsion, krim të organizuar etj etj,  derisa për çështjen  më  kruciale të  ekzistencës  së Atdheut,  nuk  gjendet as disa  qindra milion euro në vit!

Më shqetësues  është fakti, që viteve të fundit,  të gjitha  vendet, kanë  ngritur  buxhetet  ushtarake,  për dallim nga  shtetet tona, që si zakonisht,  si në  Luftën e I dhe II Botërore dhe njejtë edhe tani bëjnë. Ende   tek ne  dëgjojmë  përrallat, që “ ka mbaru koha e  luftërave”,” nuk ka më  luftëra” apo edhe  më  perfide  përrallat  që gjoja “NATO  e  ka mandat për  ta mbrojtur  Kosovën!”etj. Këso përrallash  do  na  thojnë  pacifistët psikopat, e  deri  edhe  agjenturat  armike, që t’na lënë   të papërgatitur  për t’a  mbrojtur Atdheun!

Sa investojmë  në  Mbrojtje, aq  edhe do kemi Shtet-Liri!

Poashtu,  sa më  e  fuqishme  Ushtria  Shqipëtare( e Shqipërisë, Kosovës), aq më  të Sigurtë edhe Shqipëtarët  që ende  janë  nën  robëri, sidomos në Luginë të Preshevës etj.

 

Më:07.12.2018

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch