Home » Histori » Rëndësia e Shtabit Suprem të Kosovës në ndërkombëtarizimin e ҁështjes së Kosovës

Rëndësia e Shtabit Suprem të Kosovës në ndërkombëtarizimin e ҁështjes së Kosovës

Prof. Muhamet Shatri

(dhjetor 1944- tetor 1945)

Gjurmime Albanologjike

Seria e shkencave historike

Nr 28-29 1998-1999

 

Instituti Albanologjik

Prishtinë

Punim studimor

Marrë për botim  më 15 dhjetor 2000

 

Përmbajtja e shkurtër

“Shtabi Suprem i Kosovës” u formua në Kuvendin e Tërpezës (në Viti) më 1 dhjetor 1944 për udhëheqjen politike dhe ushtarake të Lëvizjes së Rezistencës  Shqiptare. Anëtarë të Shtabit u zgjodhën udhëheqësit e grupeve të armatosura të pjesës lindore të Kosovës, anëtarë të Zonës III dhe IV të Mbrojtjes Kombëtare  të Kosovës të Lidhjes së Dytë të Prizerenit. Pika më e lartë e ndërkombëtarizimit të Ҫështjes së Kosovës si pjesë e Ҫështjes Shqiptare të pazgjidhur ishte Proklamata drejtuar faktorit të brendëshëm shqiptar dhe atij ndërkombëtar në fillim të tetorit 1945.

 

Mbrojtja Kombëtare e Kosovës sipas organizimit strategjik të Lidhjes II të Prizerenit mori goditjet vendimtare aty nga mesi i nëntorit 1944. Aso kohe, ushtria e rregullt e Mbretërisë Shqiptare mori direktiva nga Tirana për tërheqje  nga kufijtë lindorë, verilindorë, veriorë, veriperëndimor dhe perëndimorë të Kosovës dhe një pjesë e madhe e komandantëve popullorë të forcave vullnetare të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, duke gjykuar si të vetmen mundësi për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej, iu bashkuan njisive të Ushtrisë Nacional-ҁlirimtare Kominterniste të Shqipërisë dhe të Kosovës-Jugosllavisë[1]

Në viset e Zonës IV të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, të cilat sot përafërsisht i mbulon Zona Operative VI e TMK, besnikë dhe të paluhatshëm betimit ndaj Programit të Lidhjes II të Prizerenit mbeti  një pjesë e vogël e personaliteteve politike e ushtarake kombëtare nacionaliste e sprovuar, ish veprimtarë politikë dhe ushtarakë të Mulla Idriz Gjilanit, por të shkapërderdhur dhe pa lidhje organizative për veprim të bashkërenditur politik dhe luftarak. Midis këtyre, më të dalluar ishin Xheladin Kurbatliu, Sylë Zerbinca, Shefki Desivojca, Mehmeti i Zi- Krileva, Lotë Vaku, Ajet Kosovica, Hoxhë Lipovica, Ajet Rainca, Lam Breznica, Ymer Vuҁibaba, Faik Taliri, Shyt Mareci,  Sylë dhe Mulla Dulë Hotla, Qazim Zekbasha etj[2]

Këso kohe në arealin jugperëndimor të Zonës IV  të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës kishin dhënë shenja të qarta të shkurorëzimit të kumbarisë  me antifashistët kominternistë edhe krerët popullorë me autoritet: Hysen Tërpeza, Abdyl Dura, mandej gradualisht edhe trimi Hasan  Remniku[3]. madje edhe urtaku Ramiz Cërnica[4], etj. Edhe shumë personalitete të tjera popullore e ushtarake, si Hasan Kabashi, Din Hoxha, kapiten Bajrush Xhakli, Muharrem Fejza, ish nënprefekt i Kaҁanikut etj ishin tërhequr në vetëizolim, të papajtueshëm me robërinë jugosllave, që po i vihej Kosovës me ndihmën e UNҪ të Shqipërisë dhe të Kosovës.[5]

Momenti historik diktonte nevojën e lidhjes  së këtyre personaliteteve në organizim politik e luftarak antijugosllav me frymë demokratike ҁlirimtare shqiptare. Me burime dhe kujtesë historike të revalorizuar shkencërisht vërtetohet se detyra e flamurtarit të bashkimit të këtij faktori i takoi Mulla Idriz Gjilanit, i cili në Komplotin e Roganës më 13 nëntor 1944 lëshoi betimin kushtrimor: Njëqind vjet n’i paҁa në jetë, të gjitha kam për t’i kaluar kaҁak e kurrë nuk kam për t’u pajtuar me pushtuesin e Kosovës e copëtuesin e Shqipërisë…![6]

Fillet e këtij organizimi, që solli në Kuvendin e Tërpezës të 1 dhjetorit 1944, ku u rrumbullaksuan përpjekjet për ngritjen e Shtabit Suprem të Kosovës, për udhëheqjen politike e ushtarake të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare, i hasim në Kuvendin e Suharekës në Hashani, më 17 nëntor 1944, vetëm një ditë pas rënies së Gjilanit nën pushtetin ushtarak e policor të UNҪJ, përkatësisht të nesërmen nga Ploja e Bllacës së Hanit të Elezit, kur partizanët maqedonas -serbë pushkatuan 128 shqiptarë civilë. Në këtë kuvend iu vunë themelet Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare për lirinë e Kosovës dhe bashkimin e viseve etnike shqiptare.

Programin e kësaj Lëvizjeje, amanet për brezat, e ngërtheu Fjala e Mulla Idrizit: “Hëpërhë, zgjidhja e ҁështjes së bashkimit dhe të lirisë së Shqipërisë Etnike u vulos me tradhtinë e komunistëve shqiptarë, aleatë politikë e luftarakë të sllavo-komunistëve pansllavistë, por ideja për Shqipërinë e Bashkuar dhe të lirë mbi programin e Lidhjes së Dytë të Prizerenit, e mbjellë në ndërgjegjen shqiptare të Kosovës duhet të ruhet edhe me sakrifica mbinjerëzore, duke i bërë kurban të kësaj ideje evladët, familjet, miqtë dhe veten..!”

Përmasat e pjesëmarrjes së fshatarësisë shqiptare të Hashanisë në Kuvendin e Suharnës e frikësuan UNҪJ. Në shtabin e Mulla Idrizit në Stanec, më 23 nëntor dhe me 25 nëntor 1944, u dërguan për bisedime dy udhëheqës politikë e ushtarakë të brigadës partizane të Skënder Preshevës, Xhelë Guri dhe Selim Norҁa, të cilët Mulla Idrizit i garantuan amnisti për bashkëluftëtarët dhe e ftuan në luftë përkrah UNҪJ e UNҪSH dhe i premtuan poste të larta në veprimtarinë fetare.

Mirëpo Mulla Idrizi kishte një kërkesë – betim: “Nuk luftoj veresi! Pranoj të bashkohem me partizanët shqiptarë dhe nuk më intereson ideolologjia e tyre politike, por me kusht që Jugosllavia paraprakisht të nënshkruajë shprehjen e lirë të popullit shqiptar sot nën armët e komunistëve jugosllavë. Kjo të bëhet në prani të përfaqësuesve të Anglisë dhe të Amerikës..!”

Mulla Idrizi më 26 nëntor 1944 kishte ftuar Kuvendin e Krerëve të Karadakut, në vendin “Livadhi i Shehit”, nën drejtimin e Ymer Saҁës së Muҁibabës. Kuvendi aprovoi kërkesën për lidhjen e Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore me Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare në viset e tjera të Kosovës dhe të Maqedonisë, e drejtuar prej një trupi organizativ e luftarak. Prej andej, Mulla Idrizi arriti në Tërpezë të Moravës së Epërme dhe e ngarkoi Hysen Tërpezën të shkonte në një takim me personalitetet politike e luftarake të Zonës III të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës në vise të Zhegocit.

Dhe, më 28 nëntor 1944 në ditën e takimit të përfaqësuesve të Zonës III dhe IV të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës në afërsi të Plitkoviqit, Mulla Idrizi ishte në Kurbali, ku i zhvilloi bisedimet e fundit me përfaqësuesin e UNҪJ- UNҪSH, Selim Norҁën me përcjellës. Në procesverbalin nga hetuesia plot pesë vjet më vonë, më 25 nëntor 1949, Mulla Idrizi theksoi se në Kuvendin e Suharnës Liman Staneci “kërkoi të drejta të barabarta sikur  edhe për të gjithë të tjerët, kurse Selim (Norҁa) ka kërkuar që ne të dorëzohemi dhe të shkonim në ushtri, në luftë kundër gjermanëve. Me këtë jemi ndarë, kurse Selimi tha se do të paraqitet. Unë nuk kam dashur të pres përgjigje nga Selimi, por jam nisur për në fshatin Tërpezë!”

Kuvendi i Tërpezës, i datës 1 prill 1944, ishte si një vazhdim i Kuvendit të Plitkoviqit, në të cilin kishin marrë pjesë përfaqësuesit e ish “Grupit Intelektual të Prishtinës”, të Komiteteit “Rinia Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës”, të “Batalionit të Rinisë Nacionaliste Nazim Gafurri” të Prishtinës dhe ish përfaqësues të shtabeve të Zonës III të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës: Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Abdyl e Mustafa Henci, Hamdi e Shemsi Mramori, Selim Maҁastena, Januz Bajҁinoci. Qazim Llukaxhia, Ismail Gorani, Rexhep Okllapi, Bahtir Dumnica etj.

Kuvendi i Plitkoviqit kishte diskutuar për mundësitë dhe format e organizimit të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare kundër ripushtimit jugosllav të Kosovës dhe kishte formuluar kërkesën për ngritjen e një grupi unik organizativ politik e ushtarak me pretendime për tërë Kosovën, me emrin Shtabi Suprem i Kosovës. Këtë kërkesë duhej ta kurorëzonte Kuvendi i Tërpezës, ku duhej të merrnin pjesë edhe përfaqësuesit e Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore dhe përfaqësuesit e Moravës së Epërme, të Kaҁanikut, të Ferizajt etj. Kuvendi i Tërpezës u mbajt nën nikoqirllëkun e Hysen Tërpezës, i cili, dikurse do të tregojnë zhvillimet, nga kjo ditë ia ktheu pushkën një herë e përgjithmonë Nacional-ҁlirimtares jugosllave e kominterniste të Fadil Hoxhës e të Enver Hoxhës.

Në Kuvendin e Tërpezës Mulla Idriz Gjilani erdhi me autorizime të plota të drejtuesve të grupeve guerilie: Xheladin Kurbalisë, Sylë Zarbincës, Faik Talirit, Shyt Marecit, Ajet Kosovicës, Qazim Zekëbashës, Ajet Raincës, Sylë Hotlës, Ymer Saҁës dhe Hoxhë Lipovicës. Në Kuvendin e Tërpezës, si përfaqësues i viseve që i përfaqësonte Mulla Idrizi ishte edhe Muharrem Fejza i Hogoshit, i cili në kuvend vinte me përfaqësuesit e Kaҁanikut dhe ish sekretarin e komunës së Velekincës, Ndue Pepën. Në përcjellje të personaliteteve politike e ushtarake drejtuese në Tërpezë arritën rreth 400 luftëtarë të armatosur.

Sipas të dhënave të sistemuara nga Shefi i Sekretariatit të Punëve të Brendëshme të Kosovës, kapitenit Luba Popoviҁ, aty pas vitit 1951, Kuvendi i përfaqësuesve të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare i 1 dhjetorit 1944 për komandant të Shtabit Suprem të Kosovës emëroi agronomin Adem Selimi Gllavica, kurse për zëvëndës të tij mekanikun Qazim Sefë Llukaxhia. Kuvendi kishte aprovuar një Rezolutë dhe një afishe, të cilat përfundonin me thirrjen “Rroftë Shqipëria!”[7]

Këtu dhe me këtë zuri fill aktiviteti politik e ushtarak i Shtabit Suprem të Kosovës si Ҫështje Shqiptare që pret zgjidhjen e drejtë me të drejtën e Kosovës dhe të popullit shqiptar në vetëvendosje.

Me të dhënat burimore mund të vërtetohet se në Kuvendin e Tërpezës u përfaqësuan, thënë më së buti, dy koncepte politike e luftarake. Të thuash të gjithë personalitetet që vinin nga viset e Llapit, të Prishtinës, të Ferizajt e të Kaҁanikut të Zonës IV të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës përfaqësonin konceptin për organizimin e një lufte ballore me përmasa të gjera kundër robërisë jugosllave, me sulme të rrufeshme në qytetet ku ishte koncentruar pushteti politik, policor e ushtarak kominternist jugosllav e shqiptar, me qëllim të qartë: shkallëzimin e kundërthënieve midis popullit shqiptar dhe pushtuesit dhe shpejtësimin e ndërkombëtarizimit të Ҫështjes së Kosovës si Ҫështje gjithëshqiptare, duke llogaritur në humbje të mëdha pa parashikim të fitores. Me këtë opcion ishin bashkuar fuqimisht Muharrem Fejza, Hasan Kabashi, madje edhe Hysen Tërpeza e pjesërisht kapiteni Bajrush Xhakli etj.

Konceptin tjetër: Përqendrimi i rezistencës së armatosur guerile në malësi vetëm me luftëtarë të sprovuar, hedhjen e rinisë së arsimuar në organet e pushtetit civil, policor e ushtarak për marrjen e segmenteve të pushtetit nga brenda dhe angazhimin e intelektualëve të lartë në aktivitete diplomatike në lidhje me misionet anglo-amerikane- për afirmimin e kërkesave të Kosovës dhe të popullit shqiptar në përgjithësi për të drejtën në vetëvendosje, këtu e përfaqësoi Mulla Idriz Gjilani në emër të grupeve guerile të Kosovës Lindore.

Mulla Idrizi në kuvendet e Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare në Hashani dhe Karadak kishte paralajmëruar një luftë të gjatë, mbi bazë të strategjisë të Lëvizjes Kaҁake të viteve 20, duke i ruajtuar qytetet si hambare për furnizimin  e popullsisë fshatare dhe fshatrat si baza të papushtueshme të Lëvizjes.

Ngadhnjeu opcioni i parë dhe Kuvendi i Tërpezës mori vendim për organizimin e sulmeve të njëkohëshme dhe të rrufeshme fillimisht në tri qytete: Ferizaj, Gjilan e Rahovec e më vonë edhe në qytetet e tjera.

Këtu duhet të vihet në spikamë se pushteti politik, policor e ushtarak i okupatorit kishte njohuri të plota për mbajtjen e Kuvendit të Tërpezës dhe bëri mbi të një presion të dyfishtë. Pushtetari sovran i Gjilanit, Vllada Popoviҁ, i dërgoi misionarë Hysen Tërpezës, me letër të nënshkruar nga Mustafa Hoxhë Nisheci dhe 500 yje pesëcepësh. E ftonte të ndikonte te personalitetet e luftëtarët shqiptarë, që kishin arritur në Tërpezë për riorientimin e tyre në ushtri partizane dhe në krye të tyre të hynte në Gjilan me yjet partizane në kësula dhe me parulla: Rroftë Fadil Hoxha, Rroftë Enver Hoxha, Rroftë Mareshalli Tito!

Dhe, deri sa po lexohej letra e Hoxhë Nishecit para pjesëmarrësve në Kuvend, ushtria jugosllave ia futi flakën fshatit Muҁibabë, ku ishte përqendruar Njisiti i gueriles kombëtare të Ymer Saҁës. Ky ishte provokim që nuk lejonte asnjë afri të mundshme me pushtuesin jugosllav kominternist, që shpejtësoi edhe organizimin e Sulmit në Ferizaj, më 2 dhjetor 1945, me të cilin u shënua fillimi i ndërkombëtarizimit të Ҫështjes së Kosovës si Ҫështje Shqiptare përmes gjuhës së pushkës.

Brutaliteti i ushtrisë partizane jugosllave e shqiptare kundër pjesëtarëve të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare pas Luftës së Ferizajt solli masivizimin e rezistencës së armatosur dhe disfatën e ushtrisë jugosllave maqedone- serbe të shënuar me Luftën e Desivojcës, më 19 dhe 20 dhjetor 1944 dhe të pasuar me Sulmin në Gjilan, më 23 dhjetor 1944. Këto dy ngjarje ndikuan në ndërgjegjësimin kombëtar në radhët partizane e kominterniste shqiptare dhe në ndërgjegjësimin politik anglo-amerikan në dobi të afirmimit dhe ndërkombëtarizimit të kërkesave shqiptare për të drejtën e Kosovës dhe të kombit shqiptar në vetëvendosje.[8]

Pësimet nga Sulmi në Ferizaj dhe nga Sulmi në Gjilan dhe fitorja në Luftën e Desivojcës u bënë mësim për Shtabin Suprem të Kosovës për heqjen dorë nga sulmet në qytete dhe për përqendrimin e rezistencës së armatosur guerile në malësi. Nga fundi i dhjetorit 1944 dhe gjatë pjesës së parë të janarit 1945, Shtabi Suprem i Kosovës vuri kontakte me drejtuesit e gueriles shqiptare në vise të Llapit, të Shalës së Bajgorës, të Drenicës, të Llapushës, të Bajrakut të Suharekës e të Astrazupës dhe të Dukagjinit dhe u lidh me Komitetin e Mbrojtjes Kombëtare Shqiptarte në Derven të Shkupit, me të cilin, pas disa muajve, të thuash, do të bashkëshkrihen në Organizatën Nacionale Demokratike Shqiptare.

Nga fundi i dhjetorit 1944 Mulla Idriz Gjilani do të tërhiqet në ilegalitet të thellë. Kjo ndodhi pas takimit me përfaqësuesin e Shtabit Suprem të UNҪ të Shqipërisë, Shefqet Peҁin dhe me përfaqësuesit e Shtabit Operativ të UҪ të Kosovës, Rifat Berishën e Shaban Haxhinë- “Perzhën” në Male të Zhegocit më 29 dhjetor 1944. Në pyetjen e Shefqet Peҁit “Pse luftoni e derdhni gjak kot, mbasi porsa të stabilizohet gjendja, Kosova dhe gjithë viset shqiptare të Jugosllavisë patjetër do të bashkohen me Shqipninë, gja për të cilën mund të jeni fare të sigurtë…?”[9]

Mulla Idrizi, duke iu drejtuar bashkëluftëtarëve përcjellës, midis të tjerash, ia la mallkimin e namën UNҪSH për robërinë jugosllave kominterniste që po i vihej Kosovës. Ai theksoi:

“Mos o Zot ma keq për ne- dhe vllaznit tanë shqiptarë të Shqipërisë së lirë, kanë ardhë me i ndihmue Titos dhe shqeve të Jugosllavisë, të cilët po duen me i marrë rishtas vendet tona dhe me na ba ne, ndër shpiat tona, skllav e rrogtar të tyre, ose me na zhdukë e me na qitë fare, ah…i mjeri unë dhe bashkë me mue edhe ju trima të mjerë, lufta jonë ka mbarue e veҁ Zoti na pagoftë, përse me derdhë gjak e me luftue me bijt e nji nane dhe me vllaznit e nji gjaku e nji gjuhe, kuku medet për ne! se ne pushkë për me luftue me serbët e malazezët e maqedonët etj bij të shkinave kemi pasë e kemi, por pushkë për me u vra shqiptari me shqiptar nuk kemi. Ma bani hallall, bre, luftarë trima dhe Zoti ynë e shpëtoftë Shqipninë e Kosovën e mjerë!”[10]

Gjama e Mulla Idriz Gjilanit ishte një hap tjetër në fushë të internacionalizimit të Ҫështjes së Kosovës si Ҫështje gjithëshqiptare. Më 28 janar 1945, në jehonën e Revoltës së Shaban Palluzhës, më 23 janar 1945 dhe në Luftën e Drenicës deri më 21 shkurt 1945, u ngrit Komiteti Qendror i Organizatës Nacional Demokratike Shqiptare me seli në Shkup, në të cilën u shkri Komiteti i Mbrojtjes Kombëtare Shqiptare i Dervenit. Nuk vonoi dhe Shtabi Suprem i Kosovës vuri lidhje organizative të ngushtë me Komitetin Qendror të NDSH me anë të prof. Ibrahim Kelmendit dhe deri në mars 1945 të thuash e bashkoi aktivitetin politik e luftarak me aktivitetin politik e diplomatik të Komitetit Qendror të NDSH, i cili tani synonte një shtrirje në të gjitha viset ashqiptare etnike jashtë Shqipërisë londineze. Në mbajtjen e lidhjeve midis Shtabit Suprem të Kosovës dhe Komitetit Qendror të NDSH pati një rol të rëndësishëm edhe Hysen Tërpeza me lidhjet e tij të ngushta me ish antifashistin Tefik Halid Shemsiun e Tanushës (ish Tanisheci).

Krahas udhëheqjes së aksioneve luftarake, Shtabi Suprem i Kosovës i kushtoi rëndësi të madhe veprimtarisë politike me masat dhe personalitetet antifashiste shqiptare të inkuadruara në organet e pushtetit civil, administrativ, policor e ushtarak në Kosovë dhe në Maqedoni. Nga fundi i shkurtit 1945, drejtuesit politikë e ushtarakë të Shtabit Suprem të Kosovës mësuan për takimin e përfaqësueve politikë e ushtarakë komunistë të Kosovës: Miladin Popoviҁit dhe kolonelit Fadil Hoxha me Titon dhe Kardelin, më 18 shkurt 1945 në Beograd, ndaj ngritën zërin kundër aprovimit të kërkesës jugosllave që, hëpërhë, Kosova të lidhej me Jugosllavinë si pjesë e aneksuar Serbisë Federale.[11]

Me që pritej zyrtarizimi i aktit aneksional, si kërkesë kosovare legale në Beograd më 7 prill 1945, përmes një delegacioni të “Kosovës” në krye me Mehmet Hoxhën, drejtuesit politikë dhe ushtarakë të Shtabit Suprem të Kosovës ranë në kontakt me disa personalitete të caktuar, anëtarë të “Delegacionit të Kosovës” nga F. Hoxha e M. Popoviҁ dhe kërkuan prej tyre që ata, para Titos, të shtronin kërkesën për respektimin e Rezolutës së Mbledhjes Themeluese të Komitetit Antifashist Nacional-ҁlirimtar të Kosovës në Bujan, më 2 janar 1944, që do të thotë, të respektohej e drejta e Kosovës dhe e shqiptarëve jashtë Shqipërisë londineze në vetëvendosje dhe bashkim me shtetin amë- Shqipërinë.

Nga mesi i prillit të vitit 1945, edhe Mulla Idriz Gjilani, i cili nga ilegaliteti e drejtonte Lëvizjen e Rezistencës Shqiptare të Kosovës Lindore, me anë të Salih Sadikut të Gjynishecit dhe Mulla Ismail Hoxhaxhikut të Prishtinës, i vuri lidhjet me Komitetin Qendror të NDSH, dhe Organizatën Demokratike Turke “Jyxhel” (Ngritja) të Shkupit, duke ruajtur lidhjen me Shtabin Suprem të Kosovës përmes Ismail Goranit. Falë lidhjeve të Mulla Idrizit përmes “Juxhelit” dhe kontakteve të prof. Ibrahim Kelmendit, Konsullata e Turqisë dhe Konsullata e Anglisë në Shkup kishin dijeni për përpjekjet politike e luftarake të Shtabit Suprem të Kosovës për ndërkombëtarizimin e Ҫështjes së Kosovës si Ҫështje Shqiptare që duhet të zgjidhej edhe me ndërhyrje të botës demokratike. Këto kërkesa me sukses i shpinte në Europë, përmes Zagrebit dhe Sarajevës, edhe Halim Orana, Kryetar i Komitetit Qendror të NDSH.

Megjithatë, përpjekjeve të Shtabit Suprem të Kosovës për ndërkombëtarizimin e Ҫështjes së Kosovës si Ҫështje mbarëshqiptare, një afirmim pa precedencë ua bëri Hysen Tërpeza, më 15 maj 1945, në Takimin e Cërnillës me përfaqësuesin e UNҪSH, Shefqet Peҁin në “emër të Shqipërisë” dhe përfaqësuesin e UNҪJ, Ali Shukriun, “në emër të Jugosllavisë”. Komandanti i Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare të Moravës së Epërme, Hysen Tërpeza, kërkoi të mos shkelej e drejta e Kosovës në vetëvendosje, të cilën e kishin garantuar propaganda antifashsite nacional-ҁlirimtare shqiptare e jugosllave dhe vuri në spikamë faktin se “Fadil Hoxha na ka thënë se ku i thonë bukës bukë ka për të qenë Shqipëri, e ku i thonë bukës hleba ka për të qenë Serbi!”[12]

Nga fundi i qershorit 1945 prof. Ibrahim Kelmendi organizoi një takim të Shtabit Suprem të Kosovës me Komitetin Qendror të NDSH në odën e Tefik Tunishecit (Tanushës). Komitetin Qendror e përfaqësuan: Kemal Skënderi dhe Mexhit Zyberi. U arrit marrëveshja për bashkëshkrirjen e Shtabit Suprem të Kosovës në organizëm ushtarak të Organizatës së NDSH dhe u aprovua kërkesa e Muharrem Bajraktarit të Lumës për thirrjen e një konference të përfaqësuesve të Lëvizjes së Rezistencëës Shqiptare antijugosllave dhe antikomuniste, me rëndësinë e një kongresi. Kjo konferencë do të mbahej më 15 dhe 16 gusht në Kopilakë, në shtëpinë e Zylbeharit.

Sipas informatave të ndryshme, në Kopilakë kishin arritur rreth 500 pjesëtarë të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare, kurse personalitetet më të shquara ishin: Adem Gllavica, Ibrahim Kelmendi, Luan Gashi, Hysen Tërpeza, Hasan Kabashi, Din Hoxha, Bajrush Xhakli, Rexhep Okllapi, Shaban Haliti, Qazim Llukaxhia, Qazim Zekëbasha, Sylë Hotla, Hajriz Kajolli. Këtu ishte edhe përfaqësuesi i Mulla Idrizit, Salih Gjyrisheci, kurse Komitetin Qendror të NDSH e përfaqësuan: Kemail Skënderi, Mexhit Zyberi dhe Xhemail Qazimi.

Kjo konferencë do të trajtohet si Kongresi III i Ballit Kombëtar, kurse ndër vendimet më të rëndësishme të tij janë: Lëvizja e Rezistencës Shqiptare Antijugosllave, Lëvizja e Ballit Kombëtar, Lëvizja e Legalitetit, Lëvizja Nacional- Demokratike Shqiptare etj të quhen me emërin “Lëvizja për Lirimin e Tokave Shqiptare”- LpLTSH. Së këtejmi, edhe Kongresi i Kopilakës- Kongresi i LpLTSH; forcat e armatosura të saj të quheshin “Ushtri popullore Demokratike Shqiptare”, kurse Shtabi Suprem i Kosovës të quhej “Shtab i Luftës”. Për komandant të tij u emërua Hysen Tërpeza, ndërkaq Adem Gllavicës iu besua roli i Eminencës së Kaltër në Lëvizje, një si Komisar Politik në Shtabin e Luftës, kurse Ibrahim Kelmendi e Luan gashi u ngarkuan me propagandën dhe lidhjet me faktorin e jashtëm përmes Konsullatës së Turqisë e Konsullatës së Anglisë në Shkup për ndërkombëtarizimin e Ҫështjes  së Kosovës si Ҫështje shqiptare e pazgjidhur.

Kongresi I (III) i LpLTSH aprovoi platformën politike të një Thirrjeje e cila duhej t’i drejtohej popullit shqiptar dhe opinionit botëror, me të cilën duhej të denoncohej e të hidhej poshtë vendimi – farsë i Kuvendit të Prizerenit të Këshillit Krahinor të Kosovës i datës 8-10 korrik 1945, sipas të cilit Kosova, kinse me “vullnet”, i bashkohej Serbisë Federale. Dokumentin do ta hartojë Adem Gllavica dhe do ta aprovojë Shtabi i Luftës i LpLTSH në një takim në Male të Mirashit, kurse pas 20 shtatorit 1945, për shumëzim e shpërndarje do t’i ngarkohej veprimtarit politik të Komitetit Qendror të LpLTSH, Abdullah Musliut, kryetar i Rrethit të Ferizjat, në bashkëpunim me drejtuesit e Komitetit Qendror të LpLTSH  (NDSH) në Shkup. Shtabi i Luftës lidhjen me Abdulla Musliun e arriti me anë të Ibrahim Cërnillës, komandant i Rojes Partizane në Komunën e Babushit.

Me të dhëna të verifikuara mirë, mund të vërtetohet se dokumentin me titull “Proklamatë”, për botim, e përgatitën personalitetet themeluese të Komitetit Qendror të Organizatës së NDSH: Azem Morana, Hasan Bilalli e Abdyl Kerimi, arsimtarë në Kursin Pedagogjik të Shkollës Shqiptare në Shkup, në prani të Abdullah Muslisë, i cili edhe mori pjesë  në shpërndarjen e saj , në fillim të tetorit 1945.[13]

Ky dokument në dorën tonë ka ardhë në përkthimin në serbisht gjatë hetuesisë ndaj Abdulla Muslisë në OZN-an e Prishtinës më 10 prill 1947. Përmbajtja e tij paraqet dokumentin dhe aktin më të rëndësishëm të Shtabit Suprem të Kosovës gjatë aktivitetit të tij, por edhe ndër ndërmarrjet më të fuqishme me rëndësi kombëtare dhe ndërkombëtare politike të Lëvizjes së Rezistencës Shqiptare- LpLTSH, që nga mesi i nëntorit 1944 deri kah fundi i tetorit 1945, kur realisht nisi të pushojë së vepruari Shtabi i Luftës nën drejtimin politik të Adem Gllavicës dhe nën komandën ushtarake të Hysen Tërpezës, për t’i lëshuar vend Shtabit të Zonës I të LpLTSH (NDSH) të Ajet Gërgurit- Mulla Arif Shalës, me seli në Drenicë, si mekanizëm i ri dhe përfundimtar ushtarak kryesor i Komitetit Qendror të LpLTSH (NDSH) të Halim Oranës me seli në Shkup.[14]

Ky dokument, Proklamata e LpLTSH e tetorit 1945, pasqyroi gjenocidin kanibalist serb mbi shqiptarët që nga Lidhja Shqiptare e Prizerenit 1878 deri në kalvarizimin e rekrutëve shqiptarë për UNҪJ dhe plojën e Tivarit të 1 prillit 1945 e, me forcën e argumentave historike, hodhi poshtë ҁdo mundësi për jetë shtetërore shqiptare me serbët, malazeztë e maqedonët dhe afirmoi e ndërkombëtarizoi kërkesat e Kosovës dhe të popullit shqiptar për vetëvendosje dhe bashkimin e Shqipërisë Etnike, ku shqiptarët banonin në vise kompakte 85-100 %.

Për rëndësinë që ka dokumenti për mendimin politik shqiptar dhe si burim për studime të veҁanta të historisë kombëtare shqiptare e sjellim In extenso dhe pa komentime[15]

[1] Gjerësisht,  Dr.  Izber Hoti,  Lëvizja nacional-ҁlirimtare në Prishtinë,  1986,  104-107.  Dr,  Muhamet Pirraku Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945,  Prishtinë 1992

[2] Gjerësisht. Spasoje Djakoviҁ,  Sukobi na Kosovu,  Beograd 1986,  Dr.  Muhamet Pirraku Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës  Lindore 1941- 1951,  Prishtinë 1995

[3] Ishte nën ndikimin idolist të Ramiz Cërnicës,  ndaj në vitet 1942-1944 kreu edhe detyra të korierit për lidhjen e Aradhave Partizane të Fadil Hoxhës me Komitetit e  PKJ të Rrethit të Gjilanit

[4] Ka pasë autoritet të madh në malet e Moravës së Epërme,  do të lirohet shumë ngadalë nga ndikimi i ideve antifashsiste kominterniste të mësuesit elbasanas Hasan Dylgjeri,  të nëprefektit drenicas Rifat Berisha dhe të të nipit Kadri Halimi.  Hysen tërpeza,  njëri ndër themeluesit e Shtabit Suprem të Kosovës do të konstatojë: Më 14 nëntor 1944 Ramiz Cërnica më thirri në telefon nga komuna e tij dhe më tha: Hysen,  sa më thirri në telefon  Vllada Popoviҁ nga Vraja dhe më tha,  Ti dhe Hysen Tërpeza mos i lëshoni komunat se ju jeni njerëz të Dërzhavës së Parë. . . . ! I thashë pa hamendje e shkurt: Kurrë nuk e lëshoj pushkën. . ! dhe ja mbylla telefonin.  Ramizi e donte karierën. . . “Tërpezë,  më 12 shkurt 2000

[5] Gjerësisht.  Dr.  Daut Bislimi.  Formacionet politike -ushtarake në Kosovë 1941-1945,  Prishtinë 1997.

[6] Citatet nga fjalimet  e Mulla Idriz Gjilanit e të tjera nga vepra e Muhamet Pirrakut “Mulla Idriz Gjilani. . . . ”

[7] Gjerësisht.  Kapiten Ljuba Popoviҁ,  Analizë për veprimtarinë e komiteteve nacional-demokratike shqiptare- NDSH e të grupeve të Rezistencës shqiptare të armatosur 1944-1951.  Prishtinë,  pas vitit 1951 (mbi 220 faqe),  Sekretariati i Punëve të Brendëshme të Kosovës,  Dosja 50-1-0002

[8] Gjerësisht.  S.  Djakoviҁ,  Sukobi na Kosovu,  Beograd 1986,  205-228

[9] Tahir Zajmi,  Lidhja II e Prizerenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës,  Bruxelles,  1964,  f 94

[10] Gjerësisht po aty f.  94-96.  M.  Pirraku Mulla Idriz Gjilani. . . f 335-338

[11] Gjerësisht Rajko Vidaqiq,  Kosovsko Metohijski odmetnici 1944-1952.  Bezbednost nr 4 Beograd 1984 ,  Pavle Delatoviq,  21 SS- Divizija Skenderbeg,  Beograd 1987

[12] M.  Pirraku,  Mulla Idriz Gjilani. . f.  322 Ilaz Metaj- Ali Lunji Hysen Tërpeza- histori e gjallë,  Prishtinë 1882 f 141-154 Vepra e I.  Metajt – A.  Llunjit Hysen Tërpeza. . . doli nga shtypi në pranverë të vitit 1995,  disa muaj pas veprës së M.  Pirrakut Mulla Idrizi Gjilani. . .

[13] Shenimi im,  Bardhyl Selimi: Doktorja e shkencave historike,  znj Sulltane Ukaj- Kojqini pas hulumtimeve në Arkivin e Kosovës,  ka provuar se teksti origjinal është hartuar nga Adem Gllavica.  Ajo botoi në Bota Sot në disa numra Proklamatën me komente të saj në vitin 2004.

[14] Shih gjerësisht M.  Pirraku Dëshira jonë e vërtetë është bashkimi me Shqipërinë.  Dituria Islame,  Prishtinë 1995,  nr 73 f.  32- 34 ; nr 74 f 25- 28

[15]Proklamatën po e sjell sipas kopjes së marrë në Arkivin e Kosovës nga z.  Hysen Azemi- shënimi im Bardhyl Selimi.

 

 

*PROKLAMATA E PARE

 

Vllëzër ne jemi vllëzërit e juaj të cilët gjendemi në malet e lira të Kosoves duke luftuar dit e nat me arm në Dor.

Grushtin të cilin ne ja kemi dhën anmikut nga ana e jon është i njohur në tër boten dhe trimat tan që po bien nga tradhtarët komunist të Jugosllavis.

Dhë këta që po bien nëpër malet dhe fushat e Kosoves e qelikosin themelin e kufijve tan të vitit 1912 dhe defitivisht për bashkimin e Kosoves me nënen Shqipëri të vitit 1913 që ka qen dhe do të jet gjdo her e pa ndar.

Vllazër qëllimi i luftës son është kundër atyre njerzve të cilët po hjekin dor nga të drejtat për kufijt tan të vitit 1912 dhe ne jemi që definivisht për bashkimin me nënnen Shqipëri e cila është e jona me gjuh dhe me gjak dhe jemi edhe për atë që ti përzajm kolonistët të cilët jan jan vendos në vendin ton, token tan prej viteve 1913 deri në vitin 1918 që këta të naj lirojn tokat e tona dhe të kthehen prej nga kan ardh dhe se kjo është edhe motive i djemve të juaj që dita ditës po e derdhin gjakun nepër malet e lira të kosoves që tja japin sa ma par grushtin njiher e për gjithmon këtyre mbeturinave të ndyera të cilët nuk na lejojn të bashkohemi me nënen Shqipëri të cilat nuk naj kan dhën simbas hartave të conferences së atlantës që është mbajtur në Sanfrancisko në tavolinen e paqës.

Vllazër Shqiptar kemi deri më tani mjaft rrena nga tradhtarët të cilët me gjakun e juaj të derdhur do të lajn nën thundrën e Partis komuniste dhe duke i mbushur gjepat me para këta gjak pirës të popullit Shqiptar siq është Mehmet Hoxha me shokët e ti.

Mjaft është më dhe nuk mundem me durue më dhe ti pranojm ma traditat tradhtare nga këta tradhtar të cilët nuk mendojn për popullin e gjor por vetëm se sit ë ulen në fotele të buta dhe të mdha dhe ti hyjn në qef Titos dhe dit për dit e rrejn popullin e Kosoves i cili gjendet nepër burgjet e Kosoves dukje i kërkue të drjetat e veta sambas kartës së Atlantikut të cilat jan dhën nga kryetarët e Anglis dhe Amerikes.

Vllazër Kosovar i tër Ballkani është i pregaditun për diten e neserme e cila shifet nga ana e forcave Anglo-Amerikane ku simbas urdhërit të tyre forcat Ruese Jan kthye nga Irani dhe vendet tjera.

Organizohuni,  bashkohuni hjekni dor nga spiunimi sepse kjo është dëmin e juaj nga ata të cilët dëshirojn me ju shitur sikurse ju Kan shitur në vitin 1978 e deri me sot dhe të cilët dëshirojn me ju lën nën thundren,  qizmen e Jugosllavis.

Jepjani doren ushtris së juaj e cila gjendet nepër malet e lira të Kosoves dhe e cila dita në dit është duke ja hjekur zigjirt udhëheqsve terrorist me yllë në ballë.

 

Rrnoft aramata Anglo-Amerikane

Rrnoft bashkimi Shqipëri-Kosovë.

Rrnoft demokracija dhe lirija.

 

 

Që përkthimi është i sakt sikurse origjinali e përkthen dhe e verteton togeri Mazllum Nimanaj.

 

 

*P  R O  K  L A M A T A  E  DYTË

 

Vëllëzër Kosovarë po ju drejtohemi juve sot ne vëllezërit e juaj nga malet e lira të Kosoves.  Kaluan dhjetë muaj në pritje të armatosur,  kemi pritur me durim dhe kur është ndije kemi luftue dhe grushtin të cilin ia kemi dhënë armikut e ka ndie e tërë bota.  I pamë të gjitha veprat nga çlirimntarët dhe prej fillimit e kemi ditur dhe që në fillim iu kemi tregaur mendimet tona dhe kemi shprehur frikën ton për këtë.  Por ne kemi pritur që të gjithë të vërtetohen për këtë.  Tani edhe naivet dhe simpatizantët më të verëbërt të lirisë së popullit e kanë kuptuar se si qëndrojnë gjërat,  por tani më është vonë dhe e kanë parë të vërtetën e idhët,  I kanë hapur sytë,  e kanë parë tradhëtinë  në stilin e madh, të cilin ja kanë përgatit tradhtarët ndaj popullit tonë.  Kjo nuk është Hera e parë që në llogari të një populli të vetëm të lozin në këtë dramë.  Nuk po befasohemi në serbët dhe malazezët,  sepse i kemi njohur dhe se janë të egër dhe shovenist,  imperialistë,  që nga vitet 1878,  1912,  1918 dhe se ata janë bijtë e tyre të cilët munden dhe dijnë të përgatisin plane moderne  dhe të përkryera dhe sa më djallëzore.  Por është gjë e natyrshme që ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron.  Ne për këtë flasim ,  por veprat tregojnë.  Çuditemi me disa shqiptar që është turp ti thërrasim me emrin shqiptar,  por populli e dinë dhe ket çdo kund e vrenë.  Ata kanë rënë si armë e verbërt për interesat e huaja edhe pse janë robëruar deri nën lëkëkurë të këtij populli të mjerë.  Këtyreju janë marrë gjithçka që e kanë patur,  dhe asgjë nuk ju kanë dhënë.  Si shembull më i mirë barabartësia dhe liria e popullit? Që aq shumë janë trumbetue pasi që dhjetë muaj rrjesht sistematikisht dhe tradhëtisht se gjoja për ushtri i kanë marrë,  i kanë shpërngulur nga Kosova 70. 000 njerëz më të zgjedhur dhe më të vyeshmit e Kosovës,  të cilët i kanë mbyllur në shtëpitë e tyre dhe i kanë lënë në mjerimin më të madh familjet e tyre.  Këtë e ndërrmori Brigada e VII,  e njohur dhe në mënyrën e mashtrimit e tradhëtar,  të cilin historia e jonë do ta shkruaj m, e shkronja të zeza.  Në këtë Brigadë,  i kanë tradhëtuar dhe i kanë marrë 20. 000 shqiptarë,  të cilët kanë vrapuar me armet e tyre dhe se ata do të shërbejnë vetëm në Kosovë,  se vetëm Kosovën do ta mbrojnë dhe pas dite i kanë dërguar të çarmatosur për në Banatë.  Sot ata gjenden në vende të ndryshme të Jugosllavisë të ndarë nëpër brigada që do të thotë plotësiumin e brigadave të tjera dhe tani nuk dihet se ku janë,  kanë humbur dhe janë shpërndarë në tërë Jugosllavinë si kripa në ujë.  Më vonë është përgatitur tradhëtia e dytë ku janë munduar me dëshirë me i grumbulluar ushtrinë,  por me dëshirë askush nuk ju shkon,  sepse tani populli është pjekë.  Pastaj dikush tjter ju thotë se këta ushtarë do të shkojnë të shërbejnë në Shqipëri,  sepse po i kërkon Enver Hoxha,  dhe me këtë i ka qëlluar në tel.  Kosovarët e pafat janë të gatshëm që për Shqipëri të japin jetën dhe për këtë të vrapojnë me armet e tyre në brigadë,  por tradhërtia nuk u vunua dhe doli në shesh pas disa ditësh.  Iu morrën të gjitha armët,  i burgosën në tela në Prizren,  në kazermat ushtarake,  të cilat ishin shëndrrue në llogore të koncentracionit,  më të vështira se koncentarcionet e fashizmit.  Pas disa ditëve duke e zgjedhur metodën më gjakpirëse i kanë përdorur njerëzit më të zgjedhur,  sepse i përkitnin elementit reaksionar fashist,  pasi që shumica prej tyre e kishin fitue tubërkulozin dhe smundje tjera prej të ftohtit ,  nëpër kazerma,  i kanë drejtuar nëpër drejtime të panjohura,  nëpër kolona të pafund,  të zbathur,  të uritur e të çarmatosur,  të përcjellur nga një numër i vogël i malazezëve të armatosur deri në dhëmbë me mashinka dhe mitralozë,  i drejtojnë të rinjtë Kosovar për në Shkodër.  Duke parë dhe duke ndjerë dhëmbje të kaplon tmeri për këta kosovarë të mjerë,  duke i dërguar përpara si shtazët për Mal të Zi.  Trimat iu kundërviheshin dhe mundoheshin të iknin,  por binin të pashpirt të qëlluar nga tradhëtarët.  Rruga Prizren-Shkodër,  ato ditë ka qenë kasaphane e vërtetë e njerëzve.  Shumë të rinjve u shkoi për dore që t’i qarmatosin shumë roje dhe ti varrosin nëpër male.  Ata tani gjenden nëpër batalionet tona dhe tregopjnë për shokët e tyre dhe tregojnë për tragjeditë  që kishin përjetuar gjatë atyre ditëve të zeza.  Të tjerët që nuk kishin arritur të iknin i kishin dërguar në bregdetin e Tivarit ku jav kishin dërzue komandantëve malazezë.

Kjo ka ndodhur gjatë këtyre ditëve,  kur heroi i popullit Haki Taha,  në qendër të Prishtinës e ka vrarë tradhëtarin më të madh të shqiptarëve,  malazezin Milladin Popoviqin.  Për këtë F. H ka fituar shansë të mirë,  të cilën e ka pritë dhe iu kan dhënë urdhër komandantëve malazezë në Tivar që t’i pushkatojnë një numër të shqiptarëve për t’u hakmarrë për malazezin MiladinPopoviq dhe këtë detyrë e kanë kryer shpejt dhe pedanterish.

Gjatë këtyre orëve në mënyrë më çnjerëzore janë prerë 3000 shqiptarë.  Kjo ka vazhduar derisa i kanë zhdukur të gjithë,  por familjet Tivarase kanë ndërmjetësuar dhe masakra është ndërpre në gjysmë.  Popuulli shqiptarë e di mirë se kush është përgjegjës për këtë masakër tragjike dhe se ata shumë shpejt do të japin llogari para popullit dhe familjeve të të vrarëve.

Urrejtjen të cilën e kanë mbjellë tradhtarët në mes të popujve dhe familjeve tregon qartë sistemin modern të popujve dhe unitetin e tyre në Kosovë… ne nuk thomi por tregojnë argumentet “Liri popullit” populli shqiptarë në Kosovë gjendet nën masa…minimalisht 85 % deri 100 %,  që d. m. th.  që gjuha zyrtare t’i takojë shumicës,  përse gjuha e 15 % urdhërohet të përdorët ndaj 85%.  Populli këtë nuk mund ta kuptoj.   Pse nëpër vulet lartë shënohet me shkronja të mëdha në gjuhën serbishten ndërsa përfundi në gjuhën shqipe.  QIrilica serbe për ne shqiptarët është e papranueshme,  sepse ne kemi alfabetin tonë të cilin e ka tërë bota e civilizuar.  Kjo nuk ndodh as në Kroaci,  Slloverni e as në Maqedoni,  por ne mendojmë se kjo është një koncept special për Kosovën,  por tani jemi tek në fillim për dhurata të këtilla që Kosova do t’i merr për çdo ditë nga Beogradi.  Kështu është vepruar edhe para disa viteve në Shqipëri,  por ndryshimi qëndron në atë se kësi lloj dhuratash kanë ardhur nga Roma e jo nga Beogradi.  Të gjitha këto që i cekëm nuk është asnjë pjesë e vogël nga ajo që ka ndodhur gjatë këtyre muajve të lirisë së popullit.  Nuk flasim ne,  por flasin faktet,  ne kemi qenë vetëm vëzhgues,  ngjarjet kanë ndodhur,  ndërsa ne i kemi regjistruar.  P. Sh.  i kemi regjistruar se deri më tani janë masakruar dhe janë porerë 3500 shqiptarë emrat e tyre dhe vendi i të maskruarve na është i njohur të gjithve.  Ky është një shmebull për të cilin populli jonë asnjëherë nuk e ka ditur deri më tani për praninë e muzikanëtve dhe tumpanxhinjve romë të cilët bënin muzikë para burgjeve të mbushura me shqiptarë i dheznin automobilat dhe motoqikletat, për të mos i ndi brtmat e njerzve ndërsa mbrenda në burgje masakronin xhelatët gjakpirësa dhe kryenin veprimet më çnjerëzore ndaj shqiptarëve  të ngratë.  Duke i futur thikat në trupat e shqiptarëve iu hekshin mishin me dana ose ua thenin ashtin me çekiça dhe për të mos iu ndier zani nga dhimbjet që ata përjetonin mbrenda ndërsa,  atmosfera ishte festive jashtë me muzikë dhe vallee të cilën e organoizonin romët.

Keto skena rrenqethse populli shqiptar i ka ne kujtes dhe jan të fresketa dhe se hakmarrja ndaj tyre do të jet e hatashme.

Kso lloj ngjarje rrënqethse kan ndodhur me mija her gjat ketyre 10 muajve te të sundimit të ketyre terroristve.

Ndërsa shembulli i dyt ishte plaqkitja te cilen e kishin bër partizanet ndaj popullit ton sepse ju kishin marr gjith qka kishin pasur dhe qka kan gjetur shtazet, rrobat e grave dhe rrobet e fëmijve dhe opingat ju kishin zbathur nga këmbët gjat ati dimri aq të ftoft.

Ju kishin ndezur shtëpit reaksionarve shqiptar gabimet e tyre kuptoheshin se si qendrojn gjerat dhe tani në ceremonit e tashme dhe tani partizanet e njejt i regjistrojn dëmet eshkaktuara ndersa dihet mirë se kush i ka krye këto vepra dhe ju thon grave qe pasi që i zoti shtëpis nuk gjendet në shtëpi që kishte ik në malë që të japin nenshkrimin se shtëpit e tyre jav kan plaqkit dhe ndez Gjermanet.

Ne nuk flasim por flasin deshmit ne vetem populli i gjor qe skemi as opinga  e lere ma lira të kuqe per të dhen mito për tu lirue nga burgu apo ushtrija. Populli i gjor që deri dje e ka pritur lirin nga këta shok të cilve ju kan pelque napolenet e kuqë. Kjo që është cekur më lartë është vetëm nje pjes e vogel për ato që ka perjetue populli i jon i mjer gjat këtyre 10 muajve të regjimit të liris ne i kemi theksue vetem disa shembuj të vogel se qka veprohet menjëher e merr vesh  populli. Kët e ka ditur mirë i tër populli por e kemi ditur edhe ne por e ka ditur edhe tër bota dhe të jeni të sigurt për këto ti populli serb do të jepësh llogari  se kush ështe fajtor ju fort mir e dini për kët tragjedi dhe për kët tradhti. Populli i tradhtuem shqiptar i Kosoves  dhe e tër bota e kan par të verteten që poulli i Kosoves është popull autokton dhe ka 85% të popullates.

Por qka ështe me randesi vllazer shqiptar për ne është nga premtimet e zeshme që na i kan dhën në fillim as njëren nuk e kan plotsue.

Na tradhtuen neve sepse u lodhen nga premtimet e shumta dhe të zëshme por kur e pan tradhtin u zhgenjuen na i morren armet djemt ma të mir i internuen dhe shperngulen në vendet ma të largëta të Jugosllavis por na kujtohen neve shum mirë për parollat të cilat i shperndanin gjat kohes së okupimit këto parolla u shkruen nga udhëheqsit ma të lart të sotshëm të Kosoves dhe u botua programi dhe mes tjerash që ma së shumti na interesonte neve dhe është komunikue haptas që Populli lirisht do të vendos se me ken do të jetoj me Jugosllavin apo Shqipërin  ose vet për vete Populli me këto deklarata ka qenë mjaft i kënaqun dhe në fund pas këtyre shekujve të rrobërisë do ta fitoj lirinë e vërtetë.  Në ditët e para të këti rexhimi komesarët politikë nga të katër anët me fjalime bombastike që i mbanin me orë të tëra populli me qëllime të mira i është afrue atyre dhe me besim të plotë ju ka dorëzua armet.  Por çka ndodhi ma von e din të gjithë por s’duhet me fol. Por poulli krahas flakareshit të rënd që e ka marr nga regjimi,  nuk e humbi shpresën dhe par çdo ditë ka pyet se kur do të mbahen këto votime  populli mezi ka prit që  lirisht ta shpreh dëshirën e vet e cila është dhe çdo herë do të jet definitivisht dhe për gjithëmon për bashkimin me Shqipërinë.

Për këtë dëshir populli liridashës e kanë ditë shumë mirë dhe janë frigue shum dhe i kanë këshilluar se këta njerëz nuk do ti qojnë në vend dëshirat e këtij populli.  Premtimet e dhana mbetën në harres . Mehmet Hoxha në krye të një delegacioni me përfaqësuesit e një pjese të popullit pa dijen e popullit shkon në Beograd ku Tiros në emër të popullit (SIK) shpreh dëshirën që ti bashkangjitet Republikës Demokratike të Jugoslla-visë. Kur është  kthye nga Beogradi me porosi dhe detyra nga Beogradi ku këti ja kishin mbushur gjepat me para të R. P. D TË JUGOSLLAVISË i grumbullon disa nënshkrime dhe dërgon telegram në Beograd dhe e lut Titon që Kosova të pronaohet në Jugosllavinë e re demokratike dhe dihet se përgjegjëja ishte nga Beogradi e gatshme dhe pritet me duar trokitje nga se dinarët kishin ndikim magjik.  Dhe kjo na kujton  Mustaf Krujën,  Shefqet Vërllecin,  Rejz Alizorin dhe shokëve të tyre të cilët në prill të vitit 1939 i dërgojnë telegram Musolinit dhe e lusin që Shqipërin ta pranoj në gjirin e vet dhe kur janë kthyer nga Roma të gjithë përfaqësuesit e popullit (SIK) e thrrasin kuvendin  me njerëzit e mbledhur nga kafenet dhe ata vendosin që ti dërgojnë kunorën e Skenderbeut tja dhurojnë Viktor Emauelit.  Populli shqiptar tërë botës i tregon për grushtin vdekjeprues të cilin ja ka dhan  Italisë dhe kuislinëve të tyre në Shqipëri por sa vlejnë këto vendime kjo komedi është luajtur në prill të vitit 1939 dhe pas 6 viteve kjo komedi  përsëritët në Kosovë.  Kësaj radhe rrolin e Lirisë e luan Dinari dhe në vend të Verlacit,  Krujës dhe Ali Zotit me shok Mehmet Hoxha,   me shok në vend të Romës është Beogradi dhe në vend të Duçës Marciald de Limbera” është shoku Tito Marshall i Jugosllavisë analogji e çuditshme 1939 në Romë dhe Tiranë  është kraye shitblelrja ndërsa në vitin 1945 është krye shitblerja e dytë në Beograd dhe Kosovë të dy këto shitnblerje janë krye në llogaria të popullit shqiptar dhe të gjithë e din se sa vlejnë këto shitje.  Këto janë shitje të pa ligjshme dhe janë bërë pa pëlqimin e të zotit të shtëpisë –popullit për kët solëmnisht i shpall se populli i Kosovës vet nuk i ka aprovue kët vendime….  Dhe vendimi është marrë kundër dëshirës së tyre për bahskimin e Kosovës,  Sërbisë Federale dhe kurrsesi nuk e pranon këtë akt-vendim të cilin e kanë nënshkrua disa njerëz të cilët nuk e përfaqësojnë Kosovën dhe dëshirën interesat e saj.

he aq ma pak i përkrahin vendimet e Kuvendit i cili është mbajt në Prizren me 08. korrik 1945 ku disa njerz jan ftue me thirrje nga të gjitha anet e Kosoves kinse jan perfaqsues të popullit ku jan detyrue të nënshkrujn me forc pasi që shumica prej tyre jan burgos me qellim të friksimit per të nënshkrue vendimin me të cilin Kosova shpreh deshiren për tju bashkangjit Serbis Federale. Popullit shqiptar i vjen turp që ti pranoj këta njerz ti përkasin popullit shqiptar të cilet e kan nënshkrue kët vendim e lere ma që nuk i kan pyetur fare siq parashifet me rregullat e të drejtave ma demokratike dhe për kët asqë e kan informuepopullin.

Populli shqiptar i Kosoves i cili është i banuar me shumic shqiptare apsolute i kerkon të drejtat natyrore që i takonë për bashkimin e vet me popullin vlla të Shqipëris të viteve 1913 kjo ishte dhe do të mbetet deshira e vetme e shqiptarve të kësaj Krahine.

Por lirin e popullit e ka ngadalsue nga kjo e drejt e cila i takon,  populli është pët aë që ndaj të miren dhe të keqen me vllazerit e vet me gjak dhe gjuhë dhe një her e përgjithmon ta ket fatin e perbashket.

Kët drejt dhe deëshir tonen e qujn shovenizem, imperializem, fashizem që kshtu nuk ndodh askund në bot por lejohet vetëm në ballkan.

Shum shqiptar në Jugosllavi jetojn nën tutelen Jugosllave se sa në Shqipëri dhe politik e pa drejt vazhdon ende edhe ma tutje lejohet dhe ndihmohet nga qlirimtaret e poujve .

Ne Ister dhe Triesht e din e ter bota se nuk ka ma shum se 20%popullsi sllovene dhe qlirimtare vazhdojn që ket krahin tja bashkojn Jugosllavis dhe se keto vepra nuk i llogaritin aspak shogenisteimpe-rialiste, fashiste. Dhe po mos të ishte gjenerali Anglez Aleksandr i icili i shkruante se okupimi i kësaj krahine nga ana e Jugosllavis na kujton pushtimet të cilat i ka krye Hitleri edhe pse bash këta qlirimtaret e pengojn deshiren dhe të drejten e popullit për bashkim dhe ket e denojn dhe quajn shovenizem, imperilizem, fashizem dhe demokratet thon se Jugosllavija është demokratike por në të kundertene pengojn deshiren e popullit shqiptar për bashkim dhe bajm pytje se a është kjo e drejt e popujve për vet percaktim dhe kjo e drejt ju është dhën popujve nga fuqit e mdha botnore dhe kartave të atlantes dhe koferrences së Krimes dhe San franciskos dhe për shqiptaret këto konferenca nuk vlejnë sepse ku popull nuk di dhe nuk do me dit qka është demokracija dhe këta qlirimtaret e popujve lere që nuk i respektojn si shqiptar dhe na pengojn por neve nuk na llogaritin për njerzë.

Kosova i ka pa padrejësit që po i bëhen gjat këtyre 10 mujve me ardhjen e terroristve …me yllin pes cepësh në ball. Ky gjah i nderrmarr ndaj njerzve dhe popullit shqiptar në Kosovë gjat këtyre 10 muajve nuk ndodh as kund në botë por për vendin ton kjo nuk është asgja e re por perseritje periodike e histories e viteve 1878.

Gjak pirset e Beogradit i kan vrar dhe i kan pre 100. 000 shqiptar të Vilajetit të Nishit dhe kush ka mund me ikur ka shpetuar dhe ktu tani ata thirren muhaxher të cilët jan shpernda nga të kater anet e Kosoves dhe në vitin 1912 prap me urdherin e Beogradit jan mbytur po aqë shqiptar.

Në vitin 1912 gjat formimit të Jugosllavis mozaike prap me urdhër nga Beogradi jan pre dhe vra me mijëra shqiptar dhe gjat kësaj kohe në konferencen e paqes është dergue regjisatri me 80. 000 të vramve të përcjell me një protest energjike por kjo per ne shqiptaret , , VOK LLAMAJS  IM DESERTO, , .

Në vitin 1945 prap perseritet historija dhe prap me urdher të Beogradit e kryejn edhe nji masaker masavovike ndaj popullit shqiptar ende pa kaluar 10 muaj jan evidentue edhe 35. 000 të vrar dhe 500. 000 persona të shperngulur fati i të cilve nuk dihet dhe per kët flasin faktet.

Kater data historike tragjike , të kater qeverive të ndryshme por me politik të njejt dhe shum të thjesht shperngulje, shfarosje të popullit shqiptar në Kosovë.

Italija fashiste e cila ishte anmike e perbetuar e popullit shqiptar ka qen e detyrueme ta pranoj karakterin dhe token e shqiptarve por qlirimtaret  e popullit deshirojn që tjav kalojn me të gjitha akupatorit fashist keto jan argumente të terorit të (OZNES)e cila i ka tejkale  , , CIMU OVRU, , dhe , , GESTAPOS.

Diktatura 10 mujore terhjek ma shum me vete se diktatura fashiste dhe të lirët nga malet tona të lira jemi të autorizuar që ta shprehim deshiren ton për popullin shqiptar të Kosoves, dhe per kët në emer të popullit shqiptar të Kosoves ngrehim zërin dhe i drejtohemi opinjonit publik botnor dhe haptaz deklarojm kunder deshires son dhe veqanrisht …. dhe pa paralajmrimin ton na është detyru lidhja me Beogradin. Deshira e jon e vertet është bashkimi me Shqipërin dhe deshirojm të jemi të bashkuar me vllazërit ton të Shqipëris pa e marr parasysh regjimin që do ta ket me ligje të të njejta dhe me kushte të njejta morale dhe materjale .

Duke ja shtri doren njëri tjetrit sa ma shpejt do ndijm mungesen e territ dhe të robins dhe frigen nga terrori të cilen e kemi perjetu nga okupatoret e ndrushëm të Beogradit të sotshëm dhe kuislingve të Prizrenit. Ne nuk jemi kunder as një ideologjije dhe nuk luftojm për as një ideologji, ideologjija jon është lufta për qendresen e popullit ton ne Kosovë, qendresa e jonë në këto troje mund të mbetet vetem me egzistimin e shtetit të Kosoves me kufijt të banuar me shqiptar.

Sa i perket pakices serbe të krijuar e cila është vendos në teritorin ku shumica e perbajn popullata shqiptare do ti gzojn dhe do tju respektohen të gjitha të drejtat e bararabarta me shqiptaret dhe nuk do të ket dallime. Te gjith malazezet të cilet gjenden sot këtu kan ardhur në vitin 1912 respektivisht 1918 ne atyr ju kshillojm që të kthehen në token e tyre prej nga kan ardhur pasi që token në të cilen ata jan vendosur,  na nevoitet për femijt tan që do të lindin sepse në Mal të Zi e kan shtetin e tyre ndersa populli shqiptar edhe pse është kater her ma shum me popullsi ma shum se ata dhe nuk kan shtet të tyre dhe ket të drejt nuk e kan gzue ata duhet të brengosen per strehimin e tyre ne vendin e vet.

Sa u perket fjalve tendencioze rrenave të cilat i perhapin terroristet ne kateegorisht i dematojm dhe deklarojm se në bataljonet tona nuk gjendet asnjë i huaj dhe të gjitha luftat që jan udhëhequr gjat ketyre 10 mujve qe jan udhëheq luftërat nuk ka marr pjes asnjë i huaj.

Për ket ju i informojm njiher e përgjithmon se organizata e jon nuk ka lidhje me asnjë parti apo organizat të vendit apo të jashtme apo qeveri e cila Kosoven e pengon me qen dhe të jetoj së bashku me Shqipërin. Veqanrisht e demantojm energjikisht lidhjen që organizata e jon e ka me Qetniket për të cilen na akuzojn si organizat terroriste.

Vllazer Kosovar regjimi terrorist juve ju rren dhe ju tradhton dhe nuk ju lejon që ta shprehim deshiren ton per mes të votes që të vendosim për fatin ton siq na kan prezentue zëshëm në fillim por ata e kan ditur se do të votojm lirshëm për bashkim e Kosoves me Shqipërin e jo me Beogradin.

Kuislinget e Prizrenit e kan ditur për dëshiren e Titos i cili në deklaraten me delegacionin e Kosoves e ka shprehur deshiren e vet personale duke than se ma mir është që Kosova të mbetet me Beogradin? Keta kuisling per ti hi në hater Titos jan ngutur shpejt per tja plotsue deshiren Titos sepse….

 

 

I akuzuari deklaron se kjo proklamat ju ka lexue dhe ket pamflet e cila është dergue në Shkup për shumzim kishte qen e shtypur me dorë.

Gjat hulumtimeva tona në Arkivin e Kosoves, në kutin e fondit –Gjygji i Qarkut –Prishtinë në lëndet penale P. 66/47 hasëm ne nji materjal arkivor që kishte të bënte me aktivitetin dhe rezistencen kombëtare në vitet e para të pas luftes për bashkimin e tokave Shqiptare siq quhej në document , , Organizata Balliste”ndërsa materjali titullohej , , Proklamata Balliste:e hartuar nga Adem Gllavica.

Kjo proklamat për her të par botohet tërsisht anadaj për ta ndriquar ma tepër këtë dokument të rëndsishëm historik ishte e nevojshm e që të bëhen edhe hulumtime plotsuese. Gjat konsultimit të dokument-tacionit arkivor kuptova se për kët proklamat ishin burgosun e keqtrajtuar shum nacionalist Shqiptarë që i përkisnin krahut të rezistences kombëtare përkatsisht organizatës së NDSHsë si Azem Morana,  Hasan Bilalli por edhe nacionalist dhe antifashist të kyqur në strukturat e pushtetit të ri komunist si Abdullah Musliu. Nga materjali arkivor që i përket gjykimit dhe hetuesis së të pandehurit Avdullah Musliut, mësuam se pas shum bisedave në hetuesi , pas rrahjeve dhe keqtrajtimeve më qnjërëzore, Avdullah Musliu këtë Proklamat e kishte pranue si të veten dhe në fund të tekstit të ksaj proklamate të përkthyme nga gjuha shqipe në atë serbe nga Mazllum Nimani e detyroj të nënshkruhet de e pranoj si timen proklamamatën në fjalë të cilen e kam dërguar edhe në Shkup për ta shumzuar por e cila ka qen në dorshkrim dhe në gjuhen shqipe, përmbajtja nga kjo që po e nënshkruaj  nuk ndryshon , për veq që i mungojn edhe disa parolla që kan qen të shtypura në shqip.

Këtë pranim të dhunshëm Abdullah Musliu e bën në zyreët e UDB me 10. IV. 1947 në prani të udbashit hetuesit Milladin Paviqeviq.

 

 

Disa komente shtesë të prof. Muhamet Shatrit.

1          Sipas të dhënave të sigurta, në Brigatën VII pati mbi 19450 veta (deri më 18 dhjetor 1944- 15 260)) nën komandën e Shaban Haxhisë nga Bytyqi i Tropojës dhe mbi 4200 nën komandën e Shaban Palluzhës midis datave 6-23 janar 1945.

2          Të dhënat flasin për 30 000 shqiptarë të dërguar nga Kosova në Srem-Banat

3          Tregimi për vrasjen e Miladinit nga Hakiu është konstruksion i OZN-ës. Popoviqin e likuidoi OZN-a e Kosovës me kërkesë të KQ të PKJ.

4          Sipas ushtarakut të lartë të Armatës Jugosllave, Bajram Gola, ai ishte Gasha Markoviqi, komandanti i brigadës X malazeze, por pjesëmarrës komandues në krim ishte edhe veprimtari politik Velko Roloviq. Shih M. Pirraku Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës Tivari 1945, Prishtinë 1993 f. 49-54

5          Se Fadil Hoxha është i implikuar në Masakrën e Tivarit ekziston edhe një dokument i proveniencës malazeze, i mëvonshëm. Mirëpo kjo ende kërkon një dokumentim më të gjerë. Heshtja 56 vjeqare e Hoxhës për ndriqimin e këtij krimi është së paku bashkëfajësi.

6          Sipas një raporti ushtarak jugosllav, më 26 mars 1945, Eshaloni i Dytë në nisje nga Prizereni kishte “2400” shqiptarë. Sipas raportit rekapitulues më 8 prill 1945 ky eshalon në nisje për Tivar pati “2382” shqiptarë dhe në Shkodër më 30 mars 1945 iu dorëzue malazezve me “2370” shqiptarë. Këta e përjetuan Masakrën e Tivarit të Një Prillit. Prof. Ymer Berisha në raportin për gjeneralin Hudson më 22 tetor 1945 flet për 1690 të vrarë në Tivar, kurse ushtaraku  Bajram Gola në një relacion për KQ të PKJ flet për 1700 të vrarë. Ka edhe të dhëna që sillen rreth 3000, por fjala është për të gjithë ta masakruarit në rrugën e nacionalqlirimtares  prej Prizereni deri në Dubrovnik. Gjerësisht M. Pirraku, Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës, Tivari 1945, Prishtinë 1994 f. 17-32. Përjetuesi i ngjarjes, Azem Hajdini- Xani flet për 3760 deri mbi 4000. Gjerësisht Masakra e Tivarit (Memoare) Prishtinë 1998.

7          Në Proklamatë hetohet fryma antifashsite italiane e fortë por edhe një maturi ndaj nacionalizmit hitlerian, i cili nuk mund të shkelej lehtë, ngase e bashkoi Shqipërinë dhe kombin shqiptar të copëtuar nga Europa imperialiste me shumë traktate politike prosllave e progreke.

8          Prof. Ymer Berisha, kryetar i Organizatës Besa Shqiptare i shkroi përfaqësuesit të Anglisë në Tiranë, Hadsonit, më 22 tetor 1945: “Pasi u mblodhën të gjitha armët, u burgosën të gjithë krerët, bajraktarët dhe personalitete të njohura dhe u hodhën në burgjet më të këqia, në të cilat shumë prej tyre  vdiqën nga uria (…). I merrnin natën nga burgu, nga 10-15 veta dhe duke luajtur me muzikë, i vrisnin pas torturave të mëdha, duke i rrahur e duke i pushkatuar, duke i therrur, duke i varur e në disa raste, duke u rënë me qekiq në kokë, duke ua vënë nën thonj gjilpëra (gozhda), duke u rënë brinjëve, duke ua prerë pjesët e trupit derisa ata ende ishin gjallë.. etj”

9          Në 15 % të popullsisë së Kosovës këso kohe kishte arritur numri i përgjithshëm i serbëve raja osman dhe të serbomalazezve të kolonizuar nga viti 1912, së bashku me elemetin turk, rom etj. Sipas të dhënave të Komitetit të LKJ së Kosovës, në Kosovë, më 1989 elmenti joshqiptar kishte rënë në 7 % të popullsisë së përgjithshme, si rezultat i shtimit natyror të shqiptarëve dhe i kthimit të shumë kolonistëve nga Kosova në Serbi e Mal të Zi.

10        Veterani i luftrave për qlirimin e Kosovës, Hysen Tërpeza më 12 shkurt 2000 theksoi: Në Kuvendin e Prizerenit vetëm Ramiz Cërnilla e foli një fjalë që duhj të thuhej ‘Me që Jugosllavia e Shqipëria tani janë demokratike pse Kosova të mos shkojë me Shqipërinë?”. Ky ishte shkaku që e burgosën atë.

11        Gjenocidin serbomalazez të cilin bota sot e njeh pas shembullit të Bosnjës dhe Kroacisë, populli shqiptar e ka përjetuar gjatë mesjetës njemanidase dhe që nga fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX me masakrën në Mavriq, Kryellapi, mbi familjen 30 anëtarëshe të Demë Ahmetit më 1809.

 

 

[1] Gjerësisht,  Dr.  Izber Hoti,  Lëvizja nacional-ҁlirimtare në Prishtinë,  1986,  104-107.  Dr,  Muhamet Pirraku Ripushtimi jugosllav i Kosovës 1945,  Prishtinë 1992

[1] Gjerësisht. Spasoje Djakoviҁ,  Sukobi na Kosovu,  Beograd 1986,  Dr.  Muhamet Pirraku Mulla Idriz Gjilani dhe Mbrojtja Kombëtare e Kosovës  Lindore 1941- 1951,  Prishtinë 1995

[1] Ishte nën ndikimin idolist të Ramiz Cërnicës,  ndaj në vitet 1942-1944 kreu edhe detyra të korierit për lidhjen e Aradhave Partizane të Fadil Hoxhës me Komitetit e  PKJ të Rrethit të Gjilanit

[1] Ka pasë autoritet të madh në malet e Moravës së Epërme,  do të lirohet shumë ngadalë nga ndikimi i ideve antifashsiste kominterniste të mësuesit elbasanas Hasan Dylgjeri,  të nëprefektit drenicas Rifat Berisha dhe të të nipit Kadri Halimi.  Hysen tërpeza,  njëri ndër themeluesit e Shtabit Suprem të Kosovës do të konstatojë: Më 14 nëntor 1944 Ramiz Cërnica më thirri në telefon nga komuna e tij dhe më tha: Hysen,  sa më thirri në telefon  Vllada Popoviҁ nga Vraja dhe më tha,  Ti dhe Hysen Tërpeza mos i lëshoni komunat se ju jeni njerëz të Dërzhavës së Parë. . . . ! I thashë pa hamendje e shkurt: Kurrë nuk e lëshoj pushkën. . ! dhe ja mbylla telefonin.  Ramizi e donte karierën. . . “Tërpezë,  më 12 shkurt 2000

[1] Gjerësisht.  Dr.  Daut Bislimi.  Formacionet politike -ushtarake në Kosovë 1941-1945,  Prishtinë 1997.

[1] Citatet nga fjalimet  e Mulla Idriz Gjilanit e të tjera nga vepra e Muhamet Pirrakut “Mulla Idriz Gjilani. . . . ”

[1] Gjerësisht.  Kapiten Ljuba Popoviҁ,  Analizë për veprimtarinë e komiteteve nacional-demokratike shqiptare- NDSH e të grupeve të Rezistencës shqiptare të armatosur 1944-1951.  Prishtinë,  pas vitit 1951 (mbi 220 faqe),  Sekretariati i Punëve të Brendëshme të Kosovës,  Dosja 50-1-0002

[1] Gjerësisht.  S.  Djakoviҁ,  Sukobi na Kosovu,  Beograd 1986,  205-228

[1] Tahir Zajmi,  Lidhja II e Prizerenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës,  Bruxelles,  1964,  f 94

[1] Gjerësisht po aty f.  94-96.  M.  Pirraku Mulla Idriz Gjilani. . . f 335-338

[1] Gjerësisht Rajko Vidaqiq,  Kosovsko Metohijski odmetnici 1944-1952.  Bezbednost nr 4 Beograd 1984 ,  Pavle Delatoviq,  21 SS- Divizija Skenderbeg,  Beograd 1987

[1] M.  Pirraku,  Mulla Idriz Gjilani. . f.  322 Ilaz Metaj- Ali Lunji Hysen Tërpeza- histori e gjallë,  Prishtinë 1882 f 141-154 Vepra e I.  Metajt – A.  Llunjit Hysen Tërpeza. . . doli nga shtypi në pranverë të vitit 1995,  disa muaj pas veprës së M.  Pirrakut Mulla Idrizi Gjilani. . .

[1] Shenimi im,  Bardhyl Selimi: Doktorja e shkencave historike,  znj Sulltane Ukaj- Kojqini pas hulumtimeve në Arkivin e Kosovës,  ka provuar se teksti origjinal është hartuar nga Adem Gllavica.  Ajo botoi në Bota Sot në disa numra Proklamatën me komente të saj në vitin 2004.

[1] Shih gjerësisht M.  Pirraku Dëshira jonë e vërtetë është bashkimi me Shqipërinë.  Dituria Islame,  Prishtinë 1995,  nr 73 f.  32- 34 ; nr 74 f 25- 28

[1]Proklamatën po e sjell sipas kopjes së marrë në Arkivin e Kosovës nga z.  Hysen Azemi- shënimi im Bardhyl Selimi.

 

 

*PROKLAMATA E PARE

 

Vllëzër ne jemi vllëzërit e juaj të cilët gjendemi në malet e lira të Kosoves duke luftuar dit e nat me arm në Dor.

Grushtin të cilin ne ja kemi dhën anmikut nga ana e jon është i njohur në tër boten dhe trimat tan që po bien nga tradhtarët komunist të Jugosllavis.

Dhë këta që po bien nëpër malet dhe fushat e Kosoves e qelikosin themelin e kufijve tan të vitit 1912 dhe defitivisht për bashkimin e Kosoves me nënen Shqipëri të vitit 1913 që ka qen dhe do të jet gjdo her e pa ndar.

Vllazër qëllimi i luftës son është kundër atyre njerzve të cilët po hjekin dor nga të drejtat për kufijt tan të vitit 1912 dhe ne jemi që definivisht për bashkimin me nënnen Shqipëri e cila është e jona me gjuh dhe me gjak dhe jemi edhe për atë që ti përzajm kolonistët të cilët jan jan vendos në vendin ton, token tan prej viteve 1913 deri në vitin 1918 që këta të naj lirojn tokat e tona dhe të kthehen prej nga kan ardh dhe se kjo është edhe motive i djemve të juaj që dita ditës po e derdhin gjakun nepër malet e lira të kosoves që tja japin sa ma par grushtin njiher e për gjithmon këtyre mbeturinave të ndyera të cilët nuk na lejojn të bashkohemi me nënen Shqipëri të cilat nuk naj kan dhën simbas hartave të conferences së atlantës që është mbajtur në Sanfrancisko në tavolinen e paqës.

Vllazër Shqiptar kemi deri më tani mjaft rrena nga tradhtarët të cilët me gjakun e juaj të derdhur do të lajn nën thundrën e Partis komuniste dhe duke i mbushur gjepat me para këta gjak pirës të popullit Shqiptar siq është Mehmet Hoxha me shokët e ti.

Mjaft është më dhe nuk mundem me durue më dhe ti pranojm ma traditat tradhtare nga këta tradhtar të cilët nuk mendojn për popullin e gjor por vetëm se sit ë ulen në fotele të buta dhe të mdha dhe ti hyjn në qef Titos dhe dit për dit e rrejn popullin e Kosoves i cili gjendet nepër burgjet e Kosoves dukje i kërkue të drjetat e veta sambas kartës së Atlantikut të cilat jan dhën nga kryetarët e Anglis dhe Amerikes.

Vllazër Kosovar i tër Ballkani është i pregaditun për diten e neserme e cila shifet nga ana e forcave Anglo-Amerikane ku simbas urdhërit të tyre forcat Ruese Jan kthye nga Irani dhe vendet tjera.

Organizohuni,  bashkohuni hjekni dor nga spiunimi sepse kjo është dëmin e juaj nga ata të cilët dëshirojn me ju shitur sikurse ju Kan shitur në vitin 1978 e deri me sot dhe të cilët dëshirojn me ju lën nën thundren,  qizmen e Jugosllavis.

Jepjani doren ushtris së juaj e cila gjendet nepër malet e lira të Kosoves dhe e cila dita në dit është duke ja hjekur zigjirt udhëheqsve terrorist me yllë në ballë.

 

Rrnoft aramata Anglo-Amerikane

Rrnoft bashkimi Shqipëri-Kosovë.

Rrnoft demokracija dhe lirija.

 

 

Që përkthimi është i sakt sikurse origjinali e përkthen dhe e verteton togeri Mazllum Nimanaj.

 

 

*P  R O  K  L A M A T A  E  DYTË

 

Vëllëzër Kosovarë po ju drejtohemi juve sot ne vëllezërit e juaj nga malet e lira të Kosoves.  Kaluan dhjetë muaj në pritje të armatosur,  kemi pritur me durim dhe kur është ndije kemi luftue dhe grushtin të cilin ia kemi dhënë armikut e ka ndie e tërë bota.  I pamë të gjitha veprat nga çlirimntarët dhe prej fillimit e kemi ditur dhe që në fillim iu kemi tregaur mendimet tona dhe kemi shprehur frikën ton për këtë.  Por ne kemi pritur që të gjithë të vërtetohen për këtë.  Tani edhe naivet dhe simpatizantët më të verëbërt të lirisë së popullit e kanë kuptuar se si qëndrojnë gjërat,  por tani më është vonë dhe e kanë parë të vërtetën e idhët,  I kanë hapur sytë,  e kanë parë tradhëtinë  në stilin e madh, të cilin ja kanë përgatit tradhtarët ndaj popullit tonë.  Kjo nuk është Hera e parë që në llogari të një populli të vetëm të lozin në këtë dramë.  Nuk po befasohemi në serbët dhe malazezët,  sepse i kemi njohur dhe se janë të egër dhe shovenist,  imperialistë,  që nga vitet 1878,  1912,  1918 dhe se ata janë bijtë e tyre të cilët munden dhe dijnë të përgatisin plane moderne  dhe të përkryera dhe sa më djallëzore.  Por është gjë e natyrshme që ujku qimen e ndërron por zanatin nuk e harron.  Ne për këtë flasim ,  por veprat tregojnë.  Çuditemi me disa shqiptar që është turp ti thërrasim me emrin shqiptar,  por populli e dinë dhe ket çdo kund e vrenë.  Ata kanë rënë si armë e verbërt për interesat e huaja edhe pse janë robëruar deri nën lëkëkurë të këtij populli të mjerë.  Këtyreju janë marrë gjithçka që e kanë patur,  dhe asgjë nuk ju kanë dhënë.  Si shembull më i mirë barabartësia dhe liria e popullit? Që aq shumë janë trumbetue pasi që dhjetë muaj rrjesht sistematikisht dhe tradhëtisht se gjoja për ushtri i kanë marrë,  i kanë shpërngulur nga Kosova 70. 000 njerëz më të zgjedhur dhe më të vyeshmit e Kosovës,  të cilët i kanë mbyllur në shtëpitë e tyre dhe i kanë lënë në mjerimin më të madh familjet e tyre.  Këtë e ndërrmori Brigada e VII,  e njohur dhe në mënyrën e mashtrimit e tradhëtar,  të cilin historia e jonë do ta shkruaj m, e shkronja të zeza.  Në këtë Brigadë,  i kanë tradhëtuar dhe i kanë marrë 20. 000 shqiptarë,  të cilët kanë vrapuar me armet e tyre dhe se ata do të shërbejnë vetëm në Kosovë,  se vetëm Kosovën do ta mbrojnë dhe pas dite i kanë dërguar të çarmatosur për në Banatë.  Sot ata gjenden në vende të ndryshme të Jugosllavisë të ndarë nëpër brigada që do të thotë plotësiumin e brigadave të tjera dhe tani nuk dihet se ku janë,  kanë humbur dhe janë shpërndarë në tërë Jugosllavinë si kripa në ujë.  Më vonë është përgatitur tradhëtia e dytë ku janë munduar me dëshirë me i grumbulluar ushtrinë,  por me dëshirë askush nuk ju shkon,  sepse tani populli është pjekë.  Pastaj dikush tjter ju thotë se këta ushtarë do të shkojnë të shërbejnë në Shqipëri,  sepse po i kërkon Enver Hoxha,  dhe me këtë i ka qëlluar në tel.  Kosovarët e pafat janë të gatshëm që për Shqipëri të japin jetën dhe për këtë të vrapojnë me armet e tyre në brigadë,  por tradhërtia nuk u vunua dhe doli në shesh pas disa ditësh.  Iu morrën të gjitha armët,  i burgosën në tela në Prizren,  në kazermat ushtarake,  të cilat ishin shëndrrue në llogore të koncentracionit,  më të vështira se koncentarcionet e fashizmit.  Pas disa ditëve duke e zgjedhur metodën më gjakpirëse i kanë përdorur njerëzit më të zgjedhur,  sepse i përkitnin elementit reaksionar fashist,  pasi që shumica prej tyre e kishin fitue tubërkulozin dhe smundje tjera prej të ftohtit ,  nëpër kazerma,  i kanë drejtuar nëpër drejtime të panjohura,  nëpër kolona të pafund,  të zbathur,  të uritur e të çarmatosur,  të përcjellur nga një numër i vogël i malazezëve të armatosur deri në dhëmbë me mashinka dhe mitralozë,  i drejtojnë të rinjtë Kosovar për në Shkodër.  Duke parë dhe duke ndjerë dhëmbje të kaplon tmeri për këta kosovarë të mjerë,  duke i dërguar përpara si shtazët për Mal të Zi.  Trimat iu kundërviheshin dhe mundoheshin të iknin,  por binin të pashpirt të qëlluar nga tradhëtarët.  Rruga Prizren-Shkodër,  ato ditë ka qenë kasaphane e vërtetë e njerëzve.  Shumë të rinjve u shkoi për dore që t’i qarmatosin shumë roje dhe ti varrosin nëpër male.  Ata tani gjenden nëpër batalionet tona dhe tregopjnë për shokët e tyre dhe tregojnë për tragjeditë  që kishin përjetuar gjatë atyre ditëve të zeza.  Të tjerët që nuk kishin arritur të iknin i kishin dërguar në bregdetin e Tivarit ku jav kishin dërzue komandantëve malazezë.

Kjo ka ndodhur gjatë këtyre ditëve,  kur heroi i popullit Haki Taha,  në qendër të Prishtinës e ka vrarë tradhëtarin më të madh të shqiptarëve,  malazezin Milladin Popoviqin.  Për këtë F. H ka fituar shansë të mirë,  të cilën e ka pritë dhe iu kan dhënë urdhër komandantëve malazezë në Tivar që t’i pushkatojnë një numër të shqiptarëve për t’u hakmarrë për malazezin MiladinPopoviq dhe këtë detyrë e kanë kryer shpejt dhe pedanterish.

Gjatë këtyre orëve në mënyrë më çnjerëzore janë prerë 3000 shqiptarë.  Kjo ka vazhduar derisa i kanë zhdukur të gjithë,  por familjet Tivarase kanë ndërmjetësuar dhe masakra është ndërpre në gjysmë.  Popuulli shqiptarë e di mirë se kush është përgjegjës për këtë masakër tragjike dhe se ata shumë shpejt do të japin llogari para popullit dhe familjeve të të vrarëve.

Urrejtjen të cilën e kanë mbjellë tradhtarët në mes të popujve dhe familjeve tregon qartë sistemin modern të popujve dhe unitetin e tyre në Kosovë… ne nuk thomi por tregojnë argumentet “Liri popullit” populli shqiptarë në Kosovë gjendet nën masa…minimalisht 85 % deri 100 %,  që d. m. th.  që gjuha zyrtare t’i takojë shumicës,  përse gjuha e 15 % urdhërohet të përdorët ndaj 85%.  Populli këtë nuk mund ta kuptoj.   Pse nëpër vulet lartë shënohet me shkronja të mëdha në gjuhën serbishten ndërsa përfundi në gjuhën shqipe.  QIrilica serbe për ne shqiptarët është e papranueshme,  sepse ne kemi alfabetin tonë të cilin e ka tërë bota e civilizuar.  Kjo nuk ndodh as në Kroaci,  Slloverni e as në Maqedoni,  por ne mendojmë se kjo është një koncept special për Kosovën,  por tani jemi tek në fillim për dhurata të këtilla që Kosova do t’i merr për çdo ditë nga Beogradi.  Kështu është vepruar edhe para disa viteve në Shqipëri,  por ndryshimi qëndron në atë se kësi lloj dhuratash kanë ardhur nga Roma e jo nga Beogradi.  Të gjitha këto që i cekëm nuk është asnjë pjesë e vogël nga ajo që ka ndodhur gjatë këtyre muajve të lirisë së popullit.  Nuk flasim ne,  por flasin faktet,  ne kemi qenë vetëm vëzhgues,  ngjarjet kanë ndodhur,  ndërsa ne i kemi regjistruar.  P. Sh.  i kemi regjistruar se deri më tani janë masakruar dhe janë porerë 3500 shqiptarë emrat e tyre dhe vendi i të maskruarve na është i njohur të gjithve.  Ky është një shmebull për të cilin populli jonë asnjëherë nuk e ka ditur deri më tani për praninë e muzikanëtve dhe tumpanxhinjve romë të cilët bënin muzikë para burgjeve të mbushura me shqiptarë i dheznin automobilat dhe motoqikletat, për të mos i ndi brtmat e njerzve ndërsa mbrenda në burgje masakronin xhelatët gjakpirësa dhe kryenin veprimet më çnjerëzore ndaj shqiptarëve  të ngratë.  Duke i futur thikat në trupat e shqiptarëve iu hekshin mishin me dana ose ua thenin ashtin me çekiça dhe për të mos iu ndier zani nga dhimbjet që ata përjetonin mbrenda ndërsa,  atmosfera ishte festive jashtë me muzikë dhe vallee të cilën e organoizonin romët.

Keto skena rrenqethse populli shqiptar i ka ne kujtes dhe jan të fresketa dhe se hakmarrja ndaj tyre do të jet e hatashme.

Kso lloj ngjarje rrënqethse kan ndodhur me mija her gjat ketyre 10 muajve te të sundimit të ketyre terroristve.

Ndërsa shembulli i dyt ishte plaqkitja te cilen e kishin bër partizanet ndaj popullit ton sepse ju kishin marr gjith qka kishin pasur dhe qka kan gjetur shtazet, rrobat e grave dhe rrobet e fëmijve dhe opingat ju kishin zbathur nga këmbët gjat ati dimri aq të ftoft.

Ju kishin ndezur shtëpit reaksionarve shqiptar gabimet e tyre kuptoheshin se si qendrojn gjerat dhe tani në ceremonit e tashme dhe tani partizanet e njejt i regjistrojn dëmet eshkaktuara ndersa dihet mirë se kush i ka krye këto vepra dhe ju thon grave qe pasi që i zoti shtëpis nuk gjendet në shtëpi që kishte ik në malë që të japin nenshkrimin se shtëpit e tyre jav kan plaqkit dhe ndez Gjermanet.

Ne nuk flasim por flasin deshmit ne vetem populli i gjor qe skemi as opinga  e lere ma lira të kuqe per të dhen mito për tu lirue nga burgu apo ushtrija. Populli i gjor që deri dje e ka pritur lirin nga këta shok të cilve ju kan pelque napolenet e kuqë. Kjo që është cekur më lartë është vetëm nje pjes e vogel për ato që ka perjetue populli i jon i mjer gjat këtyre 10 muajve të regjimit të liris ne i kemi theksue vetem disa shembuj të vogel se qka veprohet menjëher e merr vesh  populli. Kët e ka ditur mirë i tër populli por e kemi ditur edhe ne por e ka ditur edhe tër bota dhe të jeni të sigurt për këto ti populli serb do të jepësh llogari  se kush ështe fajtor ju fort mir e dini për kët tragjedi dhe për kët tradhti. Populli i tradhtuem shqiptar i Kosoves  dhe e tër bota e kan par të verteten që poulli i Kosoves është popull autokton dhe ka 85% të popullates.

Por qka ështe me randesi vllazer shqiptar për ne është nga premtimet e zeshme që na i kan dhën në fillim as njëren nuk e kan plotsue.

Na tradhtuen neve sepse u lodhen nga premtimet e shumta dhe të zëshme por kur e pan tradhtin u zhgenjuen na i morren armet djemt ma të mir i internuen dhe shperngulen në vendet ma të largëta të Jugosllavis por na kujtohen neve shum mirë për parollat të cilat i shperndanin gjat kohes së okupimit këto parolla u shkruen nga udhëheqsit ma të lart të sotshëm të Kosoves dhe u botua programi dhe mes tjerash që ma së shumti na interesonte neve dhe është komunikue haptas që Populli lirisht do të vendos se me ken do të jetoj me Jugosllavin apo Shqipërin  ose vet për vete Populli me këto deklarata ka qenë mjaft i kënaqun dhe në fund pas këtyre shekujve të rrobërisë do ta fitoj lirinë e vërtetë.  Në ditët e para të këti rexhimi komesarët politikë nga të katër anët me fjalime bombastike që i mbanin me orë të tëra populli me qëllime të mira i është afrue atyre dhe me besim të plotë ju ka dorëzua armet.  Por çka ndodhi ma von e din të gjithë por s’duhet me fol. Por poulli krahas flakareshit të rënd që e ka marr nga regjimi,  nuk e humbi shpresën dhe par çdo ditë ka pyet se kur do të mbahen këto votime  populli mezi ka prit që  lirisht ta shpreh dëshirën e vet e cila është dhe çdo herë do të jet definitivisht dhe për gjithëmon për bashkimin me Shqipërinë.

Për këtë dëshir populli liridashës e kanë ditë shumë mirë dhe janë frigue shum dhe i kanë këshilluar se këta njerëz nuk do ti qojnë në vend dëshirat e këtij populli.  Premtimet e dhana mbetën në harres . Mehmet Hoxha në krye të një delegacioni me përfaqësuesit e një pjese të popullit pa dijen e popullit shkon në Beograd ku Tiros në emër të popullit (SIK) shpreh dëshirën që ti bashkangjitet Republikës Demokratike të Jugoslla-visë. Kur është  kthye nga Beogradi me porosi dhe detyra nga Beogradi ku këti ja kishin mbushur gjepat me para të R. P. D TË JUGOSLLAVISË i grumbullon disa nënshkrime dhe dërgon telegram në Beograd dhe e lut Titon që Kosova të pronaohet në Jugosllavinë e re demokratike dhe dihet se përgjegjëja ishte nga Beogradi e gatshme dhe pritet me duar trokitje nga se dinarët kishin ndikim magjik.  Dhe kjo na kujton  Mustaf Krujën,  Shefqet Vërllecin,  Rejz Alizorin dhe shokëve të tyre të cilët në prill të vitit 1939 i dërgojnë telegram Musolinit dhe e lusin që Shqipërin ta pranoj në gjirin e vet dhe kur janë kthyer nga Roma të gjithë përfaqësuesit e popullit (SIK) e thrrasin kuvendin  me njerëzit e mbledhur nga kafenet dhe ata vendosin që ti dërgojnë kunorën e Skenderbeut tja dhurojnë Viktor Emauelit.  Populli shqiptar tërë botës i tregon për grushtin vdekjeprues të cilin ja ka dhan  Italisë dhe kuislinëve të tyre në Shqipëri por sa vlejnë këto vendime kjo komedi është luajtur në prill të vitit 1939 dhe pas 6 viteve kjo komedi  përsëritët në Kosovë.  Kësaj radhe rrolin e Lirisë e luan Dinari dhe në vend të Verlacit,  Krujës dhe Ali Zotit me shok Mehmet Hoxha,   me shok në vend të Romës është Beogradi dhe në vend të Duçës Marciald de Limbera” është shoku Tito Marshall i Jugosllavisë analogji e çuditshme 1939 në Romë dhe Tiranë  është kraye shitblelrja ndërsa në vitin 1945 është krye shitblerja e dytë në Beograd dhe Kosovë të dy këto shitnblerje janë krye në llogaria të popullit shqiptar dhe të gjithë e din se sa vlejnë këto shitje.  Këto janë shitje të pa ligjshme dhe janë bërë pa pëlqimin e të zotit të shtëpisë –popullit për kët solëmnisht i shpall se populli i Kosovës vet nuk i ka aprovue kët vendime….  Dhe vendimi është marrë kundër dëshirës së tyre për bahskimin e Kosovës,  Sërbisë Federale dhe kurrsesi nuk e pranon këtë akt-vendim të cilin e kanë nënshkrua disa njerëz të cilët nuk e përfaqësojnë Kosovën dhe dëshirën interesat e saj.

he aq ma pak i përkrahin vendimet e Kuvendit i cili është mbajt në Prizren me 08. korrik 1945 ku disa njerz jan ftue me thirrje nga të gjitha anet e Kosoves kinse jan perfaqsues të popullit ku jan detyrue të nënshkrujn me forc pasi që shumica prej tyre jan burgos me qellim të friksimit per të nënshkrue vendimin me të cilin Kosova shpreh deshiren për tju bashkangjit Serbis Federale. Popullit shqiptar i vjen turp që ti pranoj këta njerz ti përkasin popullit shqiptar të cilet e kan nënshkrue kët vendim e lere ma që nuk i kan pyetur fare siq parashifet me rregullat e të drejtave ma demokratike dhe për kët asqë e kan informuepopullin.

Populli shqiptar i Kosoves i cili është i banuar me shumic shqiptare apsolute i kerkon të drejtat natyrore që i takonë për bashkimin e vet me popullin vlla të Shqipëris të viteve 1913 kjo ishte dhe do të mbetet deshira e vetme e shqiptarve të kësaj Krahine.

Por lirin e popullit e ka ngadalsue nga kjo e drejt e cila i takon,  populli është pët aë që ndaj të miren dhe të keqen me vllazerit e vet me gjak dhe gjuhë dhe një her e përgjithmon ta ket fatin e perbashket.

Kët drejt dhe deëshir tonen e qujn shovenizem, imperializem, fashizem që kshtu nuk ndodh askund në bot por lejohet vetëm në ballkan.

Shum shqiptar në Jugosllavi jetojn nën tutelen Jugosllave se sa në Shqipëri dhe politik e pa drejt vazhdon ende edhe ma tutje lejohet dhe ndihmohet nga qlirimtaret e poujve .

Ne Ister dhe Triesht e din e ter bota se nuk ka ma shum se 20%popullsi sllovene dhe qlirimtare vazhdojn që ket krahin tja bashkojn Jugosllavis dhe se keto vepra nuk i llogaritin aspak shogenisteimpe-rialiste, fashiste. Dhe po mos të ishte gjenerali Anglez Aleksandr i icili i shkruante se okupimi i kësaj krahine nga ana e Jugosllavis na kujton pushtimet të cilat i ka krye Hitleri edhe pse bash këta qlirimtaret e pengojn deshiren dhe të drejten e popullit për bashkim dhe ket e denojn dhe quajn shovenizem, imperilizem, fashizem dhe demokratet thon se Jugosllavija është demokratike por në të kundertene pengojn deshiren e popullit shqiptar për bashkim dhe bajm pytje se a është kjo e drejt e popujve për vet percaktim dhe kjo e drejt ju është dhën popujve nga fuqit e mdha botnore dhe kartave të atlantes dhe koferrences së Krimes dhe San franciskos dhe për shqiptaret këto konferenca nuk vlejnë sepse ku popull nuk di dhe nuk do me dit qka është demokracija dhe këta qlirimtaret e popujve lere që nuk i respektojn si shqiptar dhe na pengojn por neve nuk na llogaritin për njerzë.

Kosova i ka pa padrejësit që po i bëhen gjat këtyre 10 mujve me ardhjen e terroristve …me yllin pes cepësh në ball. Ky gjah i nderrmarr ndaj njerzve dhe popullit shqiptar në Kosovë gjat këtyre 10 muajve nuk ndodh as kund në botë por për vendin ton kjo nuk është asgja e re por perseritje periodike e histories e viteve 1878.

Gjak pirset e Beogradit i kan vrar dhe i kan pre 100. 000 shqiptar të Vilajetit të Nishit dhe kush ka mund me ikur ka shpetuar dhe ktu tani ata thirren muhaxher të cilët jan shpernda nga të kater anet e Kosoves dhe në vitin 1912 prap me urdherin e Beogradit jan mbytur po aqë shqiptar.

Në vitin 1912 gjat formimit të Jugosllavis mozaike prap me urdhër nga Beogradi jan pre dhe vra me mijëra shqiptar dhe gjat kësaj kohe në konferencen e paqes është dergue regjisatri me 80. 000 të vramve të përcjell me një protest energjike por kjo per ne shqiptaret , , VOK LLAMAJS  IM DESERTO, , .

Në vitin 1945 prap perseritet historija dhe prap me urdher të Beogradit e kryejn edhe nji masaker masavovike ndaj popullit shqiptar ende pa kaluar 10 muaj jan evidentue edhe 35. 000 të vrar dhe 500. 000 persona të shperngulur fati i të cilve nuk dihet dhe per kët flasin faktet.

Kater data historike tragjike , të kater qeverive të ndryshme por me politik të njejt dhe shum të thjesht shperngulje, shfarosje të popullit shqiptar në Kosovë.

Italija fashiste e cila ishte anmike e perbetuar e popullit shqiptar ka qen e detyrueme ta pranoj karakterin dhe token e shqiptarve por qlirimtaret  e popullit deshirojn që tjav kalojn me të gjitha akupatorit fashist keto jan argumente të terorit të (OZNES)e cila i ka tejkale  , , CIMU OVRU, , dhe , , GESTAPOS.

Diktatura 10 mujore terhjek ma shum me vete se diktatura fashiste dhe të lirët nga malet tona të lira jemi të autorizuar që ta shprehim deshiren ton për popullin shqiptar të Kosoves, dhe per kët në emer të popullit shqiptar të Kosoves ngrehim zërin dhe i drejtohemi opinjonit publik botnor dhe haptaz deklarojm kunder deshires son dhe veqanrisht …. dhe pa paralajmrimin ton na është detyru lidhja me Beogradin. Deshira e jon e vertet është bashkimi me Shqipërin dhe deshirojm të jemi të bashkuar me vllazërit ton të Shqipëris pa e marr parasysh regjimin që do ta ket me ligje të të njejta dhe me kushte të njejta morale dhe materjale .

Duke ja shtri doren njëri tjetrit sa ma shpejt do ndijm mungesen e territ dhe të robins dhe frigen nga terrori të cilen e kemi perjetu nga okupatoret e ndrushëm të Beogradit të sotshëm dhe kuislingve të Prizrenit. Ne nuk jemi kunder as një ideologjije dhe nuk luftojm për as një ideologji, ideologjija jon është lufta për qendresen e popullit ton ne Kosovë, qendresa e jonë në këto troje mund të mbetet vetem me egzistimin e shtetit të Kosoves me kufijt të banuar me shqiptar.

Sa i perket pakices serbe të krijuar e cila është vendos në teritorin ku shumica e perbajn popullata shqiptare do ti gzojn dhe do tju respektohen të gjitha të drejtat e bararabarta me shqiptaret dhe nuk do të ket dallime. Te gjith malazezet të cilet gjenden sot këtu kan ardhur në vitin 1912 respektivisht 1918 ne atyr ju kshillojm që të kthehen në token e tyre prej nga kan ardhur pasi që token në të cilen ata jan vendosur,  na nevoitet për femijt tan që do të lindin sepse në Mal të Zi e kan shtetin e tyre ndersa populli shqiptar edhe pse është kater her ma shum me popullsi ma shum se ata dhe nuk kan shtet të tyre dhe ket të drejt nuk e kan gzue ata duhet të brengosen per strehimin e tyre ne vendin e vet.

Sa u perket fjalve tendencioze rrenave të cilat i perhapin terroristet ne kateegorisht i dematojm dhe deklarojm se në bataljonet tona nuk gjendet asnjë i huaj dhe të gjitha luftat që jan udhëhequr gjat ketyre 10 mujve qe jan udhëheq luftërat nuk ka marr pjes asnjë i huaj.

Për ket ju i informojm njiher e përgjithmon se organizata e jon nuk ka lidhje me asnjë parti apo organizat të vendit apo të jashtme apo qeveri e cila Kosoven e pengon me qen dhe të jetoj së bashku me Shqipërin. Veqanrisht e demantojm energjikisht lidhjen që organizata e jon e ka me Qetniket për të cilen na akuzojn si organizat terroriste.

Vllazer Kosovar regjimi terrorist juve ju rren dhe ju tradhton dhe nuk ju lejon që ta shprehim deshiren ton per mes të votes që të vendosim për fatin ton siq na kan prezentue zëshëm në fillim por ata e kan ditur se do të votojm lirshëm për bashkim e Kosoves me Shqipërin e jo me Beogradin.

Kuislinget e Prizrenit e kan ditur për dëshiren e Titos i cili në deklaraten me delegacionin e Kosoves e ka shprehur deshiren e vet personale duke than se ma mir është që Kosova të mbetet me Beogradin? Keta kuisling per ti hi në hater Titos jan ngutur shpejt per tja plotsue deshiren Titos sepse….

 

 

I akuzuari deklaron se kjo proklamat ju ka lexue dhe ket pamflet e cila është dergue në Shkup për shumzim kishte qen e shtypur me dorë.

Gjat hulumtimeva tona në Arkivin e Kosoves, në kutin e fondit –Gjygji i Qarkut –Prishtinë në lëndet penale P. 66/47 hasëm ne nji materjal arkivor që kishte të bënte me aktivitetin dhe rezistencen kombëtare në vitet e para të pas luftes për bashkimin e tokave Shqiptare siq quhej në document , , Organizata Balliste”ndërsa materjali titullohej , , Proklamata Balliste:e hartuar nga Adem Gllavica.

Kjo proklamat për her të par botohet tërsisht anadaj për ta ndriquar ma tepër këtë dokument të rëndsishëm historik ishte e nevojshm e që të bëhen edhe hulumtime plotsuese. Gjat konsultimit të dokument-tacionit arkivor kuptova se për kët proklamat ishin burgosun e keqtrajtuar shum nacionalist Shqiptarë që i përkisnin krahut të rezistences kombëtare përkatsisht organizatës së NDSHsë si Azem Morana,  Hasan Bilalli por edhe nacionalist dhe antifashist të kyqur në strukturat e pushtetit të ri komunist si Abdullah Musliu. Nga materjali arkivor që i përket gjykimit dhe hetuesis së të pandehurit Avdullah Musliut, mësuam se pas shum bisedave në hetuesi , pas rrahjeve dhe keqtrajtimeve më qnjërëzore, Avdullah Musliu këtë Proklamat e kishte pranue si të veten dhe në fund të tekstit të ksaj proklamate të përkthyme nga gjuha shqipe në atë serbe nga Mazllum Nimani e detyroj të nënshkruhet de e pranoj si timen proklamamatën në fjalë të cilen e kam dërguar edhe në Shkup për ta shumzuar por e cila ka qen në dorshkrim dhe në gjuhen shqipe, përmbajtja nga kjo që po e nënshkruaj  nuk ndryshon , për veq që i mungojn edhe disa parolla që kan qen të shtypura në shqip.

Këtë pranim të dhunshëm Abdullah Musliu e bën në zyreët e UDB me 10. IV. 1947 në prani të udbashit hetuesit Milladin Paviqeviq.

 

 

Disa komente shtesë të prof. Muhamet Shatrit.

1          Sipas të dhënave të sigurta, në Brigatën VII pati mbi 19450 veta (deri më 18 dhjetor 1944- 15 260)) nën komandën e Shaban Haxhisë nga Bytyqi i Tropojës dhe mbi 4200 nën komandën e Shaban Palluzhës midis datave 6-23 janar 1945.

2          Të dhënat flasin për 30 000 shqiptarë të dërguar nga Kosova në Srem-Banat

3          Tregimi për vrasjen e Miladinit nga Hakiu është konstruksion i OZN-ës. Popoviqin e likuidoi OZN-a e Kosovës me kërkesë të KQ të PKJ.

4          Sipas ushtarakut të lartë të Armatës Jugosllave, Bajram Gola, ai ishte Gasha Markoviqi, komandanti i brigadës X malazeze, por pjesëmarrës komandues në krim ishte edhe veprimtari politik Velko Roloviq. Shih M. Pirraku Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës Tivari 1945, Prishtinë 1993 f. 49-54

5          Se Fadil Hoxha është i implikuar në Masakrën e Tivarit ekziston edhe një dokument i proveniencës malazeze, i mëvonshëm. Mirëpo kjo ende kërkon një dokumentim më të gjerë. Heshtja 56 vjeqare e Hoxhës për ndriqimin e këtij krimi është së paku bashkëfajësi.

6          Sipas një raporti ushtarak jugosllav, më 26 mars 1945, Eshaloni i Dytë në nisje nga Prizereni kishte “2400” shqiptarë. Sipas raportit rekapitulues më 8 prill 1945 ky eshalon në nisje për Tivar pati “2382” shqiptarë dhe në Shkodër më 30 mars 1945 iu dorëzue malazezve me “2370” shqiptarë. Këta e përjetuan Masakrën e Tivarit të Një Prillit. Prof. Ymer Berisha në raportin për gjeneralin Hudson më 22 tetor 1945 flet për 1690 të vrarë në Tivar, kurse ushtaraku  Bajram Gola në një relacion për KQ të PKJ flet për 1700 të vrarë. Ka edhe të dhëna që sillen rreth 3000, por fjala është për të gjithë ta masakruarit në rrugën e nacionalqlirimtares  prej Prizereni deri në Dubrovnik. Gjerësisht M. Pirraku, Kalvari i shqiptarësisë së Kosovës, Tivari 1945, Prishtinë 1994 f. 17-32. Përjetuesi i ngjarjes, Azem Hajdini- Xani flet për 3760 deri mbi 4000. Gjerësisht Masakra e Tivarit (Memoare) Prishtinë 1998.

7          Në Proklamatë hetohet fryma antifashsite italiane e fortë por edhe një maturi ndaj nacionalizmit hitlerian, i cili nuk mund të shkelej lehtë, ngase e bashkoi Shqipërinë dhe kombin shqiptar të copëtuar nga Europa imperialiste me shumë traktate politike prosllave e progreke.

8          Prof. Ymer Berisha, kryetar i Organizatës Besa Shqiptare i shkroi përfaqësuesit të Anglisë në Tiranë, Hadsonit, më 22 tetor 1945: “Pasi u mblodhën të gjitha armët, u burgosën të gjithë krerët, bajraktarët dhe personalitete të njohura dhe u hodhën në burgjet më të këqia, në të cilat shumë prej tyre  vdiqën nga uria (…). I merrnin natën nga burgu, nga 10-15 veta dhe duke luajtur me muzikë, i vrisnin pas torturave të mëdha, duke i rrahur e duke i pushkatuar, duke i therrur, duke i varur e në disa raste, duke u rënë me qekiq në kokë, duke ua vënë nën thonj gjilpëra (gozhda), duke u rënë brinjëve, duke ua prerë pjesët e trupit derisa ata ende ishin gjallë.. etj”

9          Në 15 % të popullsisë së Kosovës këso kohe kishte arritur numri i përgjithshëm i serbëve raja osman dhe të serbomalazezve të kolonizuar nga viti 1912, së bashku me elemetin turk, rom etj. Sipas të dhënave të Komitetit të LKJ së Kosovës, në Kosovë, më 1989 elmenti joshqiptar kishte rënë në 7 % të popullsisë së përgjithshme, si rezultat i shtimit natyror të shqiptarëve dhe i kthimit të shumë kolonistëve nga Kosova në Serbi e Mal të Zi.

10        Veterani i luftrave për qlirimin e Kosovës, Hysen Tërpeza më 12 shkurt 2000 theksoi: Në Kuvendin e Prizerenit vetëm Ramiz Cërnilla e foli një fjalë që duhj të thuhej ‘Me që Jugosllavia e Shqipëria tani janë demokratike pse Kosova të mos shkojë me Shqipërinë?”. Ky ishte shkaku që e burgosën atë.

11        Gjenocidin serbomalazez të cilin bota sot e njeh pas shembullit të Bosnjës dhe Kroacisë, populli shqiptar e ka përjetuar gjatë mesjetës njemanidase dhe që nga fundi i shek. XVIII dhe fillimi i shek. XIX me masakrën në Mavriq, Kryellapi, mbi familjen 30 anëtarëshe të Demë Ahmetit më 1809.

Shto koment

Duheni të Logoheni për të komentuar.

© 2018 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch