Home » Lajme, Opinione » Replikë politike e (imponuar) me Z. Aleksandër Haxhiaj, “Biberaj”

Replikë politike e (imponuar) me Z. Aleksandër Haxhiaj, “Biberaj”

Nga Azgan Haklaj

Metamorfoza e “Aleksandrit të Vogël” të Qypit të Gracit, Shoshan 
Mahmutovitët dhe Rexhepovitët e Tropojës pushtojnë El Doradon në Tiranë 
I dashur bashkëmoshatar, shok klase i gjimnazit i apasionuar për të qeně gjithmonë Sekretar Rinie i klasës, bashkëstudent, miku im z Aleks + Sandër Haxhiaj.Nuk kam dashur të replikoj me ty asnjëherë për shkak të veprimeve e qëndrimeve tua politike, por meqenëse për të përfituar politikisht për vete nuk kurseve as shokun tënd, po të drejtohem publikisht me këtë reagim timin gjakftohtë por shpirtndezur e më arsyetim të shendoshë.Tu drejtova me mbiemrin Haxhiaj sepse ky është mbiemri jot i vertetë.Unë jam përballuar me diktaturën me të egër në Europë me emrin Azgan dhe mbiemrin Haklaj, kurse ti i dashur Aleks + Sandër me mbiemrin Haxhiaj duke deklaruar me mburrje se je nga Biberajt e epërm të Leninit dhe jo nga ata të poshtmit tě “imperialistëve amerikanë”.I dashur Alek + Sander!Viti 90- të të gjeti drejtor të Telekomit në Tropojë, ndonëse ke genjyer 30- vite duke u prezantuar si student i dhjetorit për ta promovuar veten si promotor i rrezimit të diktaturës dhe institucionalizimit të demokracisë në Shqipëri Etja për lavdi dhe pushtet të ka errësuar shikimin sa ke humbur fillin.Deklaratat e tua pompoze janë kontradiktore sepse në të njëjtën kohë prezantohesh edhe si student i dhjetorit 90-të, edhe themelues i PD-së së Tropojës, edhe drejtor i Telekomit.Pas vitit 90- te e nderrove mbiemrin dhe na dole kushëri me Haxhi Zekën dhe Elez Biberajn.E quaj të domosdoshme z Aleks + Sander të sqaroj opinionin publik në Malësinë e Gjakovës e në të gjithë Shqipërinë se mes nesh nuk ka asgjë përsonale, dhe bashkë kemi lidhje miqësore e familjare.Por ndryshon puna kur bëhesh politikan dhe figurë publike.Atëherë dakortësia e mosmarrëveshjet, kënaqësia e pakënaqësia, mund të jenë vektor me kahje të njëjtë apo të kundërt.Qysh në fillim replikën me ty e nisa me politikanin që na akuzon sot për deklerata të nxitura, kurse vetë ti zotëri u largove nga PD- ja në momentet me të vështira të saj, për të vazhduar ortakërinë në kompaninë e interlokucionit me ministrin e PS-së z Arben Ahmetaj dhe angazhimin politik tek FRD- ja derisa të përzunë me thupër thane.Për faturën që i shkaktove PD- së atëherë me kompaninë tuaj dhe të Ahmetajt, me përplasjet me Geri Kokalarin, megjithëse ishe koshient për influencën e tij në Departamentit Amerikan të Shtetit, nuk po ndalem sot, veçse po e theksoj se interesat tua përsonale gjithmonë i ke vendosur mbi gjithçka.Tani që je kthyer në Partinë Demokratike, për të cilën nuk le gjë pa thënë për disa vite, po të duket vetja si “Aleksandri i ‘Madh” i opozitës dhe i të djathtës shqiptare. Imagjononi si somnambul se bota sillet rreth jush.I dehur nga adrenalina në prag të pushtetit që mezi po e prisni ta shijoni, në subkoshiencën tuaj po përpiqeni të krijoni portretin publik të mentorit politik.Ti Aleks + Sandër me emër të madh por me kontribut të vogël, po guxon të sillesh si senator i vetëshpallur i PD- së, e biles po i atribuon vetes disa poza fallco prej Aristofani, për të stigmatizuar të pa “kënaqurit”, “hatërmbetësit”, të cilët për hir të së vertetës janë të shumtë, në raport me të kënaqurit e modelit tënd që e shohin PD- në në pushtet si një El Dorado dhe vrapojnë drejt selisë së saj vetëm kur e ndjejnë nga larg aromën e pushtetit.Të ndalemi pak tek “të pakënaqurit” sepse ky është qëllimi i kësaj replike.Perderisa ti ke hapur një front kundër “të pakënaqurve”, sipas logjikës së thjeshtë ti vetë dukesh fort i kënaqur dhe i lumtur.Uroj të jetë ashtu, por faktet e sjelljet e tuaja politike në të shkuarën tregojnë të kundërtën.Në vitet e vështira të Tropojës të përplasjeve të forta të djemve trima e demokratë të kësaj treve me segmentet e inkriminuara të shtetinlt për mbrojtjen e idealeve të demokracisë, ti Sandër e shihje me dylbi Tropojën.Në mes të këtyre djemëve dhe vajzave, burrave dhe grave isha edhe unë si kryetar i Partisë Demokratike të Tropojës.Djemtë trima e demokratë të Byberajve, mbiemrin e të cilëve mban sot Aleks + Sandri i Vogël i PD-së kanë qenë shpirti i qëndresës në Tropojë, e ju dhanë zemër e kurajo demokratëve të gjithë Shqipërisë, nga jugu në veri.Ti Sander apo Aleks atë kohë nuk e dije se në Tropojë ka PD dhe demokratë, fushata zgjedhjesh lokale e parlamentare, por dukej sikur jetoje në një planet tjetër, dhe u kujtove vetëm kur  erdhe për tu bërë vetë deputet në vitin 2005, pasi situata ishte qetësuar e PD- ja po vinte në pushtet.Mirëpo nuk ishe i kënaqur.Kërkoje me çdo çmim të behesh edhe ministër.Partia Demokratike e Shqipërisë të dergoi ty Aleks+ Sandër edhe në Bruksel ku u “gradove” përsëri.I dehur nga luksi i pushtetit edhe atëherë me  keshillove të mos ikja nga PD-ja Aleks+ Sandër, por të pata thënë qartazi se ke për të ikur vetë e do të me gjesh këtu kur të kthehesh. Dhe në fakt ashtu ndodhi.Aleks+ Sandri ynë i “parimeve” “demokrati i vendosur”, mentori politik, krejt papritmas kur e pave se nuk do të zgjidhesh deputet në vitin 2009, lëshove mijëra mallkime ndaj PD- së e Sali Berishës, ashtu si xhonturqit ndaj Abdyl Hamidit, hyre në aleancě të fshehtë me hatërmbetësit e tjerë, shpalle divorcin me PD- në dhe politikën e saj dhe sulmove lidershipin blu kudo që tu dha rasti në mediat e shkruara dhe vizive dhe në takimet me kundërshtarët e PD-së, madje u bërë iniciatori e je njeri prej themeluesve të FRD-së.A e mban mend Z. Aleks + Sandër kur me ftove të bëhem bashkëudhetar në rrugëtimin tënd politik dhe pjesë e shtëpisë tënde të re politike, ndërsa une ta përserita të njëjtin pohim:Kur të kthehesh nga aventurat e tua, këtu me gjen.Divorcin me PD- ně u stërmundove ta paraqisje parimor e veten një etalon të politikanit vizionar, modern, europian.Ike pra nga PD- ja sepse nuk e reformove dot sipas modelit tënd, por u ktheve prapë në PD me mendësinë e shëmtuar “Të kap çfarë të më dalie”, por “harrove” se këtë lidership që e shave pambarimisht e gjete përsëri aty.Ike na le, shkove në FRD, të përcollën me ceremoni nga aty, pas një odiseje nëpër botë u ktheve përsëri, e këtu me gjete.Z. Aleks + Sandër, a kemi të drejtë ne hatërmbetësit të pyesim çfarë ka ndryshuar në kursin politik të PD- së nga koha kur ju u larguat si i pakënaqur dhe pse u ktheve pikërisht tani, për të na dhënë mend mua dhe shumë të tjerëve si unë që kemi investuar një jetë në PD dhe nuk e kemi braktisur atë për asnjë çast, qoftë  edhe kur na kercënohej seriozisht liria dhe vetë jeta?!”Kush njeh veten njeh botën” thotë një shprehje e urtë e grekëve të lashtë, apo “Kush njerëzit i njeh është i zgjuar. Kush veten e njeh është i ndriçuar”.E ti Aleks + Sandër nuk je as i zgjuar, as i ndriçuar.Aleks + Sandër ti je i kënaqur për drejtimin  e PD- së në Tropojë, Kukës, Has, ku bajraktarizmi, nepotizmi, tarafet familjare e shoqërore, kanë shnderruar seksionet e saj në OJQ sepse ti gjithçka e lidh me pozicionin  tënd dhe përfitimet tua përsonale.Por propozimet për deputet deri tani kanë vertetuar kritikat e mia ku kemi nga dy e tre veta të një shtëpie, disa ish spiunë të sigurimit, shumë nga të përkëdhelurit e pushtetit të kohës së diktaturës, disa arrivistë të sektit të rilindjes, e ku pashallarët blu kushtëzojnë largimin nga politika me testamentin politik për djemtë e tyre, ose minimalisht me farefisin e vet.I dashur Aleks, apo Sandër, filozofia dhe programi i Partisë Demokratike i antikorrupsionit, antikrimit ndaj jakave të bardha, a mund të kurorëzohet e të çertifikohet nga sovrani me të njëjtin ekip që është ndëshkuar vite me parë nga vota e tij?!I dashur Aleks + Sandër!Besoj se e keni marrë vesh se grupet rivale të PD-se të Tropojës kanë qenë të thirrura dje në Selinë e PD- së të Shqipërisë për disa orë dhe ende nuk kanë gjetur zgjidhje për konfliktet e brendshme të kësaj dege që dikur ka qenë ndër degët më të mira të Shqipěrisë, ndërsa sot është katandisur si në filmat me mahmutovitët dhe rexhepovitët që kanë pushtuar selinë qëndrove si El Doradon sepse e ndiejnë erën e pushtetit.I dashur Aleks + Sandër!Disa nga të pakënaqurit, apo hatërmbetësit nëpër Shqipëri janë në fakt qendrestarë të vertetë të PD- së, kolona e saj vertebrale, pa të cilën, rruga drejt pushtetit do të ishte kalvar i gjatë, i mundimshëm, e vështirë të duket në horizont,  një tunelet pa dritë në fund Zoti qoftë i kënaqur me ty Aleks + Sander i vogël me identitet të tjetërsuar.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch