Home » Kulturë, Lajme » REPORTAZH – VIZITË KAMPIT RAJONAL ARKEOLOGJIK “ULPIANA 2013”

REPORTAZH – VIZITË KAMPIT RAJONAL ARKEOLOGJIK “ULPIANA 2013”

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shkruan: prof. Xhemaledin SALIHU

 

E premte, më 23 gusht të vitit 2013, me mikun tim, Z. Rexhep Kadriu, i njohur si Rexha i Luçanit, anëtar i dikurshëm i Shoqatës së Numizmatikëve të  ish-Jugosllavisë, njohës shumë i mirë i monedhave të vjetra dhe i historisë së vjetër, u nisëm nga Luçani për në Prishtinë, gjegjësisht në Kampin Rajonal Arkeologjik “Ulpiana 2013”

Kampi Rajonal Arkeologjik ka mbushur 10 vjet që ekziston dhe po aq vite organizohet kampi i përmendur. Këtë vit Kampin e financon OSBE në Kosovë dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës. Kampi Rajonal Arkeologjik organizohet gjatë verës dhe në te marrin pjesë studentë të lëmivë të ndryshme: arkeologji, histori, histori arti e tjerë.

Në udhëtim me ne ishte arkeologu i njohur serb Nesha Radojçiq nga Beogradi, i cili këtë verë punon në Kalanë e Kërshevicës të komunës së Bujanocit. Arkeologu ishte i ftuar nga arkeologë të Kosovës, të angazhuar në Kampin Rajonal Arkeologjik. I përmenduri në Kosovë nuk kishte qenë 20 vite dhe gjatë rrugës posa hym në Kosov ë e mori një nostalgji dhë një dëshirë për ta parë ndoshta për herë të fundit Kosovën. Gjatë rrugës, duke i shikuar vendbanimet dhe qytetet, të cilat i kishte kaluar si arkeolog, tha se shumë paska ndryshuar Kosova.

Dikur arritëm në Graçanicë dhe morëm në të majtë, në drejtim të Ferizajit. Pas një udhëtimi të shkurtër arritëm në Kampin Rajonal Arkeologjik “Ulpiana 2013” ku vlonte puna në gërmimet arkeologjike për qytetin e lashtë Ulpianën.

Me të arritur në Kamp u njohtuam me arkeologun kryesor të Kampit, Z. Kemajl Lucin, pastaj me arkeologun, Luan Koçbashliun, arkeologun Evlis Shala dhe Arbnorin, arkeolog, të cilit nuk ia mësuam mbiemrin.

Arkeologu serb i njihte arkeologët e Kosovës dhe menjëherë filloi një bisedë e përzemërtë e tyre. Na ofruan raki dhe mirëseardhje.

 

 

 

 

 

 

 

Pamje nga biseda nw pushimoren e Kampit

 

Z. Kemajl Luci na njohtoi me Kampin Rajonal Arkeologjik, në të cilin momentalisht  pjesëmarrës ishin nga Sllovenia: një arkeologe master, nga Kroacia: një arkeologe, nga Bosnja: një studente e arkeologjisë, nga Mal i Zi: dy studentë arkeologji dhe histori, nga Maqedonia: një studente e arkeologjisë, nga Serbia: një studente e arkeologjisë, nga Shqipëria: dy arkeologë dhe nga Lugina e Preshevës: Ermira Selimi, e diplomuar në edukatë qytetare-histori dhe Hanife Rashiti, studente e vitit të dytë histori.

Aty afër këtij kampit ballkanik arkeologjik ishte edhe kampi tjetër i Turqisë, me të cilët nuk u njohtuam.

 

 

 

 

 

Hanife Rashiti, Ermira Selimi dhe pjesëmarrësit e shteteve ballkanike duke punuar

 

Duke pirë raki dhe duke biseduar përzemërsisht, arkeologu Kemajl Luci na njohtoi se pjesëmarrësit gjatë qëndrimit dy javor në kampin veror arkeologjik kanë ndjekur leksione dhe prezantime vizuale nga arkeologë  me përvojë dhe me anë të ushtrimeve praktike kanë mësuar në lidhje me metodat aktuale të punës dhe teknikat  e gërmimit-dokumentimit. Për më tepër, thotë Kemajli, arkeolog i vjetër dhe i njohur, pjesëmarrësit mësuan më shumë mbi praktikat arkeologjike në vizitat e shumta studimore në monumentet historike dhe vendet e trashëgimisë kulturore, përfshirë lokalitetet dhe parqet arkeologjike në Kosovë.Pos kësaj gjatë qendrimit ishin paraparë edhe vizita monumenteve kulturore dhe historike në Kosovë. Këto realizoheshin të shtuneve dhe të dieleve.

 

 

 

 

 

 

 

Rexhep Kadriu-Rexha i Luçanit dhe autori i shkrimit në kamp

 

E veçanta e këtij kampi qëndron në qasjen, njohjen dhe krijimin e kontakteve midis komuniteteve të ndryshme në Kosovë dhe më gjërë.

Pjesëmarrëset nga Presheva në bisedë e sipër na thanë se janë të kënaqura me punën, me shokët dhe me stafin e Kampit Rajonal Arkeologjik.

Duke biseduar u shtrua nevoja edhe e gërmimeve në Luginë të Preshevës. Së pari u njohtuan me punën e Shoqatës për Trashëgimi në Luginë, e cila nuk ka të drejta të organizojë kampe dhe gërmime arkeologjike, sepse ato janë kompetencë e Ministrisë së kulturës nëBeograd. Gjatë bisedës ra propozimi, nëse organizohen kampe arkeologjike apo gërmime arkeologjike, atëherë do të duhej gërmuar në Preshevë: Kalaja e Preshevës me gjithë kompleksin: qyteti i vjetër, varrezat e vjetra, gradina dhe kisha, Kalaja dhe gradina e Bushtranit apo Kacipupi në Rahovicë, ndërsa në Bujanoc Konçuli, për të cilin u tha se është përplot lokalitete arkeologjike.

 

Edhe këtu në bisedë me arkeologët u tha se në Preshevë kalaja duhet të quhet Kalaja e Preshevës. Poashtu u njohtuam se lokaliteti arkeologjik i Ulpianës përfshinte sipërfaqen prej 120 ha  dhe se vetëm ishin gërmuar 44 ha.

Pas një bisede të gjatë vendasit na shetitën nëpër lokalitetin dhe njohtuan me gjetjet arkeologjike: varrezja Memorja,  sarkofagu në te, dyertë veriore të Ulpianës e tjerë.

 

 

 

 

 

 

 

Pamje nga Varreza Memorja

 

Pjesëmarrësit hëngrën drekën aty në kamp, ndërsa neve vendorët na çuan në Prishtinë. Pasi hëngrëm drekë, vizituam Muzeun e Kosovës, morëm rrugën për Luçan e Preshevë, të kënaqur se kaluam një ditë me risi të shumta, me plotë emocione, njohje me arkeologët e Kosovës, me pjesëmarrësit e kampit dhe me punëtorët e angazhuar në punë fizike.

 

 

 

 

 

 

Pamje nga qyteti Ulpiana

 

Preshevë, më 26gusht 3013

 

/Autori është kryetar I Shoqatës për trashëgimi dhe krijimtari kulturoe I Luginës së Preshevës me seli në Preshevë/

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch