Home » Opinione » REPRIZA E LUFTËS KUNDËR MANDATIT TË TRETË, KONTRIBUT I MADH PËR KOSOVËN

REPRIZA E LUFTËS KUNDËR MANDATIT TË TRETË, KONTRIBUT I MADH PËR KOSOVËN

Nehat Hyseni1Shkruan: Nehat Hyseni

 

Aktualisht, menjëherë pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2014 dhe numërimit të votave, para shpalljes zyrtare të rezultateve dhe çertifikimit të tyre nga KQZ, fituese doli PDK, kurse  LDK dhe opozita kosovare dolën humbëse e tyre.

 

Sidomos ishte befasi e madhe e LDK-së, meqë në një mënyrë, kjo ishte humbja e dytë e madhe, pas humbjes së bastionit të saj Prishtinës nga kryetari Isa Mustafa.

 

Në fakt, kjo humbje e Prishtinës u keqkuptua nga Lëvizja VV, meqë u quajt gabimisht si fitore.

 

Sepse, faktikisht nuk ishte fitore e saj, meqë në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 5 nëntorit 2013, LDK dhe kandidati Isa Mistafa ishin larg me vota më shumë se sa Shpend Ahmeti i LDK-së.

Por, në balotazh u bashkuan të gjitha partitë politike për ta mundur LDK-në, duke I bashkuar të gjithë votat për VV.

Kështu, pra, ndodhi “mrekullia”, e cila edhe sot e kësaj dite lexohet gabimisht nga të gjithë.

 

Pra, lexohet si fitore, e që në fakt nuk është e tillë, sepse është bashkim i të gjithëve kundër mandatit të tretë të LDK-së.

 

Diçka e ngjajshme ndodhi  edhe me “fitoren” e PDK-së dhe Hashim Thaçit në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 8 qershorit 2013, ku PDK, në koalicion me disa parti të vogla, doli si parti e parë, që u (vet) quajt si parti “fituese” për mandatin e tretë.

Por, dy ditë më vonë, më 10 qershor, e cila datë njihet për hyrjen e forcave të NATO-s në Kosovë dhe shenohej 136 vjetori i Lidhjes së Prizrenit, iu shtua edhe një ngjarje e madhe: koalicioni i LDK-së, AAK-së dhe Nismës, për formimin e Qeverisë së re.

Madje edhe VV premtoi se do ta votoj këtë koalicion në mbledhjen e Kuvndit të ri, edhepse nuk iu bashkangjit këtij koalicioni.

 

Kështu, opozita kosovare, në njëfarë mënyre e reprizoi “mrekullinë” e zgjedhjeve lokale, kur në balotazh e nxorri “fitues” Shpend Ahmetin, duke ia pamundësuar kështu Isa Mustafës mandatin e tretë.

Natyrisht, kësaj radhe ishin të gjithë kundër Hashim Thaçitdhe(keq)qeverisjes së tij të deritanishme.

Dhe këtu, në këtë bashkim votash të të gjithëve kundër “më të fortit”,  nuk ka shumë dallime, vetëm se atëherë ai koalicion ishte i fshehtë dhe ndodhi para zgjedhjeve, si dhe “humbësit” ishin të ndryshëm, kurse ky koalicioni ndodhi dy ditë pas zgjedhjeve.

Por, kjo Marrëveshje e koalicionit e çoi PDK-në dhe Hashim Thaçin në opozitë, ashtu si “koalicioni” i përmendur, LDK-në dhe Isa Mustafën, edhepse kishin më shumë vota dhe këshilltarë komunal, megjithatë e çoi në opozitë.

Edhepse kësaj radhe fituesi ikryesor nuk është LDK dhe Isa Mustafa, por realisht është fitues AAK dhe Ramush Haradinaj. Ashtu si ndodhi “mrekullia” Shpend Ahmetit dhe fitoi Prishtinë, tani i ndodhi “bingo” AAK-së dhe Ramush Haradinajt, me postin e Kryeministrit.

Sido që të jetë puna, këto procese mendoj se duhen kuptuar shumë pozitivisht, meqë nuk lejuan mandatin e tretë.

Prandaj edhe duhen kuptuar si kontribut demokracisë dhe si të tilla duhen mbështetur e përkrahur.

 

Poqese nuk e kupton kështu Hashim Thaçi këtë proces demokratik dhe burrërisht të pranoj para popullit të Kosovës dhe para botës demokratike se ai mbështetet nga pakica shqiptare, por shumica e ndëshkoi për të shkuar në opozitë, ku do të jep kontributin e tij për demokracinë dhe për Kosovën.

Loja bajate e militantit të tij partiak Arsim Bajramit dhe të tjerëve me

“interpretimin” e Kushtetutës dhe me kinse vlerësimin e kushtetutshmërisë është e dënuar të dështoj dhe skajshmërisht e komprometon sinqeritetin e tyre dhe devotshmërin e përkushtimin e tyre për demokracinë dhe për Kosovën. Në emisionin e Adriatik Kelmendit në KTV më 11 qershor 2014, ai dëshmoi se deri ku mund të shkoj absurdi i verbërimit partiak dhe i interesave të ngushta grupore, duke e degraduar veten në diletant dhe manipulant par exellence!

Andaj, si përfundim mund të nxjerrim se, sikur akti i moslejimit të mandatit të tretë të (keq) qeverisjes së komunës së Prishtinës, poashtu edhe “repriza” e moslejimit të mandatit të tretë të (keq) qeverisjes së Kosovës, paraqesin kontribut demokracisë kosovare dhe pjekuri e spektrit politik të Republikës së Kosovës, që e begatojnë demokracinë dhe përmirësojnë cilësinë e qeverisjes.

Andaj, duhen mbështetur pa rezervë nga të gjithë!

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch