Home » Opinione » “REPUBLIKA E LLESH MARKAGJONAJVE” DHE FUSNOTA SI ÇENGEL I KOSOVËS SË PAVARUR

“REPUBLIKA E LLESH MARKAGJONAJVE” DHE FUSNOTA SI ÇENGEL I KOSOVËS SË PAVARUR

Opinion

 

 

 

 

 

Shkruan: Fehmi Ramadani

 

“REPUBLIKA E LLESH MARKAGJONAJVE” DHE FUSNOTA SI ÇENGEL I KOSOVËS SË PAVARUR

 

Ithtarët e së ashtuquajturës “Republikë e Llesh Markagjonajve” po hedhin helm dhe vrer kundër propozimit të SHBA-ve, miqve evropianë, si dhe Qeverisë së Kosovës të cilët në parim kanë pranuar që krahas emrit Kosovë të kenë një fusnotë ku përmendet Rezoluta 1244, Vendimi i GJND-së dhe Pavarësia e Kosovës, e cila do të pranohet nga Beogradi dhe faktori tjetër relevantë ndërkombëtar dhe e cila do të zhbllokonte shumë procese negative ndaj Kosovës dhe do të hapte shumë procese pozitive, si për të ardhmen e Kosovës, por edhe për rajonin dhe me gjerë  

 

Pas propozimit të SHBA-ve dhe miqve evropianë që Kosova në bisedat e Brukselit me Beogradin më në fund të pranojë emrin e saj me një fusnotë, në të cilën do të shkruhet Rezoluta 1244 e KS të OKB-së, Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe Shpallja e Pavarësisë së Kosovës në opinionin mbarëshqiptar është krijuar një skenë e nxehtë politike, kundërthënie, por edhe barriera të ndryshme politike.

 

Kjo skenë është nxehë më shumë, sidomos nga të ashtuquajturit kundërshtarë të këtij modelimi politik të emërtimit të Kosovës, i cili është edhe kusht esencial i politikës ndërkombëtare, por edhe i Beogradit që Kosova të pranohet dhe integrohet në mekanizmat rajonal dhe më gjerë. Pas kësaj sfide, kastës së pushtetit nuk i kishte mbetur të zgjedh shumë, por të pranoj zgjidhjen më të favorshme të saj dhe kjo është ajo çfarë u kishin propozuar SHBA-të dhe miqtë tjerë ndërkombëtar.

 

Pas katër vjet sfidash dhe pengesash të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, Kosova tashmë po bënë përpjekje për t’u futur në të gjitha mekanizmat evropianë në mënyrë që të zhvillohet dhe forcohet më shumë. Mirëpo, në rrugëtimin e saj ajo po hasë në pengesa, jo vetëm nga kundërshtarët e saj të jashtëm, por edhe nga një pjesë e elitës politike vendore, kryesisht opozitare, por edhe nga individë dhe të ashtuquajtur pseudo-analistë të ndryshëm.

 

Kundërshtarët e integrimit të Kosovës propozimin e miqve ndërkombëtar e shohin si degradim dhe shmangie nga Kushtetuta e Ahtisarit. Sipas tyre, fusnota e propozuar nga SHBA-të dhe BE-ja duhet hedhur poshtë dhe të mos pranohet asnjë kompromis ndërkombëtar.

 

Kundërshtarët dhe “kritikurcat” të këtij modelimit të emrit të Kosovës me fusnotë shkojnë aq larg sa që marrin guximin që këstin udhëheqës të Kosovës ta quajnë antikombëtar dhe tradhtar. Këta këtë problem nuk janë duke e përdorur për interesa të njëmendta kombëtare e shtetërore, por e kanë vetëm si alibi për sulm të marrjes së pushtetit dhe ikjes nga përgjegjësia historike që duhet të tregojnë në momentet vendimtare. Se sa ishte politika e tyre e njëmendët kombëtare, e dimë ne që ishim vrojtues të këtyre ngjarjeve, sidomos gjatë së kaluarës, përkatësisht me nënshkrimin e Kornizës Kushtetuese, e cila jo që ishte në kundërshtim me Rezolutën 1244 të KS të OKB, dhe vullnetin e popullit të Kosovës, por ishte diçka shumë denigruese, e cila tashmë ka prodhuar efektet e saj.  Këta kundërshtarë të tanishëm, jo vetëm kaq, kishin shkuar aq larg sa që lejuan aneksimin e mbi 100 hektarë tokë me Maqedoninë me marrëveshjen Hakerup-Çoviq dhe nuk bënë asgjë. Këta kundërshtarë politik, përkundër luftës dhe gjakut të derdhur për bashkim të Kosovës Lindore me Kosovën deri më tani nuk ndërmorën asnjë hap në ndihmë të këtij rajoni dhe më në fund janë lënë në mëshirë të Beogradit. Këta kundërshtarë të fusnotës së miqve ndërkombëtar nuk kanë treguar as interesin më të vogël për t’i ndihmuar dhe mbështetur shqiptarët e Maqedonisë, të cilët rreth 1 milionë prej tyre në emër të pavarësisë së Kosovës janë detyruar të pranojnë kushte jo të favorshme dhe denigruese në shtetin sllavo-maqedonas. Këta kundërshtarë dhe kritikues deri më tani asnjëherë nuk kanë ofruar ndonjë ide, apo projekt që do ishte i dobishëm për mbarëshqiptarët. Këta nuk kanë kurrfarë projekti se si duhet zhvilluar ekonominë, superstrukturën shoqërore, se si duhet luftuar korrupsionin, krimin, por edhe çështjet tjera të cilat janë shndërruar në sfida të rënda për këtë shoqëri.

 

Këta kundërshtarë, tashmë kanë harruar se Kosova deri këtu ka ardhur, pikërisht me ndihmën e SHBA-ve dhe miqve tjerë ndërkombëtar dhe nuk duhet përnjëherë të harrojnë këto dhe t’i hedhin në ujë, sepse një fjalë e urtë e popullit thotë se kur miqtë t’i bëjnë 100 të mira dhe nganjëherë vjen momenti që ta bëjnë 1 të keqe nuk duhet hidhëruar menjëherë, sepse raporti 100 të mira me 1 të keqe nuk mund të krahasohet. Fusnota, apo çengeli i propozuar nuk është zgjidhje e mirë, sepse ndërmjet dy të këqija duhet zgjedhur të keqen më të vogël. Pra, pas shumë të këqija Kosova ka zgjedhur të keqen më pak të dëmshmen, sepse kjo po kërkohet nga aleatët e saj të cilët e ndihmuan në kohë edhe më të rënda.

 

Tani, në këtë të keqe ka edhe një të mirë, sepse populli thotë: “Çdo tatëpjetë e ka një ngritje” dhe kjo është ajo ngritje e vetëdijes sonë të mendojmë dhe punojmë më shumë për kontestin e pazgjidhur të shqiptarëve në Ballkan, sepse kundërshtarët e kësaj fusnote mendonin se kjo çështje ishte mbyllur përgjithmonë. Ata ishin të kënaqur me emërtimin e Kosovës Republikë dhe nuk ju interesonte aspak substanca e saj, apo edhe funksionimi i saj i plotë edhe pse kanë kaluar 12 vjet nga çlirimi dhe 4 vjet nga pavarësimi, ky vend ende nuk ka arritur të funksionojë dhe të shtrij autoritetin në tërë hapësirën e saj.

 

Kundërshtarët e zgjidhjes së kontestit të Kosovës me Serbinë po harrojnë shumë shpejt se koha moderne dhe zhvillimet shumë të bujshme politike në rajon dhe Evropë nuk lejojnë luks të tepruar dhe betonim të pozicioneve politike të këtyre shteteve, sepse pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë të gjitha këto krijesa nuk janë asgjë tjetër vetëm shtete të mbikëqyrura ndërkombëtarisht. Pra, të gjitha këto shtete kanë në vete nga një fusnotë, çengele, apo spirancë si të duash ti quajmë: Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe nuk duhet habitur pse edhe Kosova do ta ketë një të tillë për një kohë deri sa të zgjidhet vërtet çështja shqiptare në Ballkan.

Këtyre kundërshtarëve dhe kritikuesit e këtij modeli të përfaqësimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare duhet thënë hapur se janë këta që dëshirojnë të kenë një “Republikë të Llesh Markagjonit”, të cilët për veç fisit të tyre që të sundojnë nuk duhet lejuar të tjerët. Hiq, larg saj nuk është teza e formimit të kombit dhe shtetit Kosovar, të cilin kundërshtuesit e këtij modeli janë duke e proklamuar një kohë të gjatë. Ata ende kanë paragjykime të shumta lidhur me problemin e pazgjidhur shqiptar në rajon. Sipas tyre ky problem ka përfunduar këtu. Për fat të mirë, aleanca e mirëfilltë me SHBA-në dhe miqtë tjerë ndërkombëtar këtë nyje të Kosovës së mbikëqyrur nuk e kanë lënë pa ndonjë qëllim të caktuar. Projekti më serioz i SHBA-ve është që zhvillimet politike në të ardhmen t’i kanalizojë në drejtim të formimit të një aleati më të fuqishëm shqiptar në Ballkan, i cili do të jetë në gjendje të vendos vetë për të ardhme e tij, por edhe të rajonit. Ky projekt nuk guxon të ndalet nga simpatizantët dhe mbështetësit e projekteve të “Republikës së Llesh Markagjonajve”, të cilët nuk funksionojnë për asnjë ditë e lëre më të flasim për një periudhë edhe më të gjatë historike.

 

Kundërshtarët e dialogut dhe pranimit të ndonjë marrëveshje me kompromis, si me Beogradin, por edhe me Bashkësinë ndërkombëtare duhet të jenë shumë të lumtur që pushteti i Kosovës në asnjë moment nuk është ndesh me interesat e partnerëve ndërkombëtare. Të gjitha të arriturat e shqiptarëve pas vitit 1999 kanë ardhur si fryt i këtij bashkëpunimi, por edhe luftës dhe gjakut të derdhur për liri për shumë breza dhe sakrificës së popullit të tij.

 

Andaj, mësimi më i mirë i mundshëm për momentin ndaj kundërshtarëve të integrimit të Kosovës në BE dhe më gjerë do të jetë që të afrojnë sa më shumë ide dhe projekte të zhvillimit të këtij vendi në të gjitha sferat jetës, që vërtet ky vend njëherë e përgjithmonë të funksionojë, të jetë i qëndrueshëm dhe stabil, në mënyrë që më vonë të integrohemi në një shtet të përbashkët shqiptar dhe pa asnjë fusnotë. Ky bashkim është i pandashëm deshën apo nuk deshën këstet e tanishme si në pushtet, apo opozitë, sepse kjo është e vetmja zgjidhje e rehatshme, afatgjatë dhe prosperuese për të ardhmen e shqiptarëve.

 

Bashkimi i projekteve të tyre rreth një opsioni të vetëm, si karshi Beogradit, BE-së, apo edhe faktorëve tjerë relevantë ndërkombëtarë do të ishte ndihma dhe shërbimi më i madh që do t’i bëhej këtij vendi dhe jo kritikat mediokre, shkurtëpamëse  dhe të influencuara për të marrë pushtetit dhe asgjë më shumë. Kjo politikë ndërshqiptare duhet të ndryshohet dhe të marrë tatëpjetën njëherë e përgjithmonë, sepse zhvillimet e tanishme e hovshme që do të pasojnë në të ardhmen nuk do të lejojnë një komoditet të tillë.

2 Responses

  1. i humburi thotë:

    me fal bre xxxxx qajo fjala qe kishe shkruar 8kritikurcat9 taqo ti xxxxxx xxx xxxxx qe ke nuk munda ta lexoj se me qite krejt nga vetja more xxxxx ti shihe qeshtjen sipas vetes mos kritiko ata qe japin shpirt per kosov e jo per karrig robt ti xxxxxxxxx tung

  2. i humburi thotë:

    o i mjer kur nuk ja ban detyrat gruas tene qa prit qe te thon miqet e dashamiret qe banja a po nese te thon ata mos ia qo kembet gruas qa do te beje ti do i ndegjoje ket e mora si metafor mos e merr mbi vete kjo po ndodh sod deri kur te na e mbjell faren ne ara komshiu deri kur ti ndegjojm te tjeret po edhe nese esht pak e veshtir per ne , deri kur te luftoj amerikasa per ne more nese ne nuk e bem vet , o i mjer ket deshi serbia ket arriti merkeli mir na tha jepni hav tash se un nuk pranoj serbin me keto kushte , qa bem ne ja ngulem thik pas shpini dhe diqka mos harro se populli shqiptar nuk esht kunder amerikes as edhe kundershtaret e kesaj marrveshje po te isghe ti ma i menqur ndegjoje fjalimin e thaqit mir ku permendet populli ai nai beri me te ditur qe ai nuk pat qare pa e pranu po fjala at fjal te popullit qe permendi ai duhet analizur shum e per te kutuar me ma shum kujdes

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch