Home » Lajme » REPUBLIKA E SHQIPTARVE TË LIRË BASHKUAR KUVENDI I BESËLIDHJES SË RE SHQIPTARE

REPUBLIKA E SHQIPTARVE TË LIRË BASHKUAR KUVENDI I BESËLIDHJES SË RE SHQIPTARE

Denoncim:
Lenda:-Denoncojm të indinjuar , aktin antikushtetus ,anti Kombtarë që kryhet në Shtetin e Kosovës në pragun e zgjedhjeve lokale 3 Nentorë 2013.Heqjen e logos “Republika e Kosoves”nga Fletet e Votimit!
Tashmë është gjendur mënyra me perverse për tu shmangur pa “lagur” në marrjen e vendimeve antikushtetues në emër të Komisionit Qëndrorë të z(v)jedhjeve.
Nuk mjaftojnë farsat por kjo duhet shoqëruar edhe me sajesa të tilla të turpëshme.
Ja që “Fusnota” nuk del pa kuptim .Po ashtu edhe lëshimet në disa të “drejta” që i bëhen enkas komunitetit Serb!
Lind pyetja. Nëse nuk ka një përcaktim se në çfarë juridiksioni kryhen zgjedhje. Çfarë vlere kanë keto zgjedhje edhe çfarë garancie kanë se këto do i shërbejnë forcimit të shtetit dhe demokracisë?
Shqiptarë të Kosovës Ju bëjme thirrje për reagim deri ne mospjesmarrje në këtë farsë poshtruese!
Ky akt më tepër se një shkelje Kushtetuese ,shmangje nga e drejta e Republikes per shpallje, është një test sovraniteti!
-Nje matje dhe tatim pulsi . Një provokim i hapur ne pikën më nevralgjike te funksionimit të një shoqërie të lirë dhe demokratike.
Akt me pasoja finale për të cënuar integritetin e një populli ne shumicë Shqiptar.
Shteg i hapur për definimin e plotë të vartësisë së Kosovës nga Serbia.
Çfarë më duhet të ndodhë ,që te kuptohet se hap pas hapi po shkohet ne vartësi të plotë të Serbisë?!
Në lidhje me këtë veprim me pasoja mbarë kombtare, patriotët intelektualët me integritet nuk duhet të heshtin , përkundër te vihen në krye të revoltes mbarë popullore pa ngjyra partiake apo programore. Ky është test qëndrimi për mbarë kombin Shqiptar!

Fatos Ashiku: 4 Gusht 2013

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch