Home » Lajme » Republikanët, urojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas

Republikanët, urojnë Ditën Ndërkombëtare të Gruas

8 marsiPartia Republikane dhe kryetari i saj për Luginë të Preshevës, Avdil Ramadani, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin, përgëzon gjitha nënat, motrat për këtë festë kaq të dashur, duke Ju dëshiruar suksese, shëndet dhe lumturi në jetë!

“Gratë e Luginës, si gjithë gratë e botës, gjatë historisë kanë dhënë kontributin e tyre, qoftë në misioni si nëna të vyeshme, por edhe si heroina në luftë dhe si edukatoresha në paqe, duke qenë gjithmonë pjesë të pandashme e jetës politike dhe ekonomike të vendit. Prandaj, Festa e nënës, është një ditë e veçantë për të gjitha gratë, kudo qofshin ato. Ndaj, urimi i republikanëve për këtë datë historike është i veçantë, i sinqertë dhe dashamirës”, thuhet në urimin e Partisë Republikane për Luginë të Preshevës, të nënshkruar nga kryetari i saj Avdil Ramadani.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch