Home » Lajme, Vendore » Republikanët, urojnë festën e Vitit të Ri!

Republikanët, urojnë festën e Vitit të Ri!

PR LogoKëshilli i Partisë Republikane për shqiptarët në Luginë të Preshevës dhe më gjerë në Serbi, të udhëhequr nga z. Avdil Ramadani, kryetar, me rastin e Vitit të Ri, ka uruar qytetarët, që të kalojnë qaste të lumtura e të gëzuara, në natën më të gjatë të vitit.

Në mesazhin e urimit të republikanëve thuhet mes tjerash: Të dashur qytetarë, e dimë se vitin që po e lëmë prapa, nuk ka qenë pa probleme në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Problemet rreth varfërisë ekstreme, papunësisë, qarkullimit të lirë, bllokimit të teksteve shkollore në Terminal etj. mos u përsëritshin dhe qofshin të harruara!

Qoftë ky një vit i suksesshëm për të gjithë Ju, duke u sjellë gëzime, hare dhe shëndet!

Urojmë, që viti 2016, të jetë vit i realizimit të aspiratave dhe ëndrrave Tuaja!

GËZUAR VITI I RI 2016!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress