Home » Lajme » Republikanët urojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

Republikanët urojnë fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit

PR-logoPartia Republikane, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, uron gjithë besimtarët myslimanë, duke Ju dëshiruar shëndet dhe agjërim të lehtë.

 

Ramazani, ky muaj i solidarizimit mes njerëzve dhe sakrificës, kultivon paqen, mirëkuptimin, e respektin, ndaj vetes, familjes, miqve dhe shoqërisë, duke forcuar besimin dhe misionin që e ka muaji i madhërishëm.

 

Kryetari i Partisë Republikane, për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe më gjerë në Serbi, Avdil Ramadani, i cili njëherit është edhe nënkryetar i këtij subjekti politik në nivel shteti, uron që ky muaj i bekuar i Ramazanit të jetë muaj i solidarizimit dhe mirëbesimit mes njerëzve, duke forcuar besimin ndaj Zotit dhe duke ndihmuar ata që kanë nevojë për ndihmë, për të agjëruar me krenari dhe dinjitet, njofton Qendra për Informim e Partisë Republikane në Bujanoc.

Mire se vejen Ramazan

 

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch