Home » Lajme » Reshat AVDIU: “SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI”

Reshat AVDIU: “SHQIPTARËT LUFTUAN QË TA BËJNË SHQIPËRINË-SHQIPËRI”

Shkruan: Reshat AVDIU * Preshevë, nëntor 2011.

 

 

 

 

 

 

BILAÇI SI QENDËR TREGTARE DHE ADMINISTRATIVO-USHTARAKE ISHTE DERI NGA TETORI I VITIT 1912 KUR USHTRIA TURKE TËRHIQET DEFINITIVISHT NGA KËTO  TROJE TË RUMELISË

Bilaçi, kjo qytez Mesjetare daton nëpër dokumentat e shkruara që nga viti 1375 dhe se deri nga fundi i vitit 1912 nuk ishte vetëm se si qendër ushtarake turke,por ajo gjithashtu ishte edhe si qendër tregtaro-administrativo turke. Si qendër administrative mbeti dhe funkcionoi edhe pas vitit 1912, ku e vazhdoi veprimtarin e saj si njësi administrative komunale edhe gjatë rrexhimeve të knjazhevinave e kralevinave të Serbisë. Siç thamë edhe më lartë, gjatë sundimit Turko-Osman pasi që kufiri ishte vendosur atje poshtë në Moravën Jugore në Ristoc,këtu në Bilaç ishte formuar taborri ushtarak turk.

Pazari i Bilaçit atëbotë shtrihej nga dy anët e rrugës dhe Qarshia e Bilaçit ishte e mbuluar ma të 18 dyqanet ushtarake dhe të 2 dyqaneve të sektorit civil. Dhe quhej kapali Qarshia e Bilaçit (qarshia e mbuluar).Nëpër këto dyqane më së tepërmi tregtoheshin mallra të asortimanit të ndryshëm, ku të njejtat mallra tregtarët si të sektorit ushtark, gjithashtu edhe  të sektorit civil i sillnin përmes arabaxhinjëve (karrocijerëve) nga Shkupi e Selaniku. Malli që tregtohej nëpër këto dyqane ishte deficitar si: krypa,gazi,kuminashi (basmi) sheqeri që atëherë blihej në sasira të vogla nga fshatarët se ishte shumë i shtrenjtë se gjendej rrallë dhe ruhej nga shtëpiaket (nikoqiret) vetëm kur i bëhej ndonjë kafe, ndonjë mysafirit si më të  rrallë, e të dashur, kafeja piqej dhe bëhej nga elbi e thekra kryesish.                                                                                                                       Fejzullah Lutfiu-Çitaku thotë se në Bilaç përveçse të 18 dyqaneve ushtarake dhe të 2 dyqaneve civile. Këtu gjithashtu ishte një mejhane (pijatore, kafene) një abëltore pesë berberhane dhe tre dyqane, apo puntori këpuctarie që i mbante Xhafer Emini nga Bushtrani, muhaxhir i shpërngulur ma dhunë gjatë vitit 1878 nga qyteti i Vranjës. Për këtë familje dhe për të afërmin e Fejzullah Çitakut që serbët e Bratosellces  e kishin djegur në furrën e bukës pas vitit 1912 do të flasim më vonë gjatë këtij shënimi historiografik                                                                                                                           Në Bilaç gjendej edhe komuna në qendër të Qarshisë, ishte ndërtes dy katëshe, dhe se me hyrjën në Bilaç gjatë vitit 1944 i një formacioni partizanësh. Një pjesëtare e këtij formacioni ushtarak ia vë zjarrin ndërtesës komunale! Duke ia thanë këto fjalë “Dobro veçe gespodja opštino” (Mirëmbrama zonja komunë).Siç thoshte Fejzullah Lutfiu-Çitaku në komunën tonë të Bilaçit ka pasur shumë dokumente të Turqisë dhe të Serbisë të Krajlitë ka pasur tapia tokash të muhaxhirëve-shqiptarëve të Vrajës dhe të rrethinës të saj.

Këshlanën e kuajve të zabitllarëve me magazinat ushtarake, pasi e plaçkisin mirë, e mirë ashtu veprojnë edhe me Qarshinë e Bilaçit duke ia vjedhur tërë mallin nëpër dyqanet e saj si të sektorit ushtarak, gjithashtu edhe të atij civil ushtria piromane sllave ia vë zjarrin pasi e marrin Bilaçin nga fillimi i tetorit i vitit 1912. Gjithashtu i rrënojnë të gjtha varrezat si të ushtarëve, pastaj edhe të zabitllarëve, ku edhe sot janë dhe dëshmojnë bukur mirë për vandalizmin dhe piramaninë e ushtrisë serbe.

Interesant këto varreza kishin qenë të ndara, të eprorëve ushtarak të vaçanta edhe të ushtarëve të thjeshtë pa grada ishin të varrosur gjithashtu në atar të veçantë, vetëm se një varr i një eprori ushtarak (zabitllari) kishte mbetur pa u dëmtuar.                                      Gjatë  rrezhimit të Kralevinës të Sërbisë kazerma ushtarake Turke ishte shëndrruar në shkollë katër vjeçare. Ku për tanë kohën gjerë nga viti 1941 zhvillohej dhe ndiqej mësimi në gjuhën serbe nga dhaskali i saj Zafir Stoshiqi, e që nxënsëve shpesh u thoshte se ne serbët jemi të ardhur ngaGaliciae Rusisë para 1200 viteve.                                             Në këtë shkollë të Bilaçit krahas nxënsëve serb mësimin e ndiqnin edhe fëmijët shqiptar dhe turq, ndërsa maxhupët nuk e ndiqnin fare shkollën. Për këtë shkollë dhe komunën e Bilaçit do të bëjmë fjalë më vonë gjatë përshkrimit të ngjarve në retrospektivë për Bilaçin.

Deri sa ndodhemi tek Bilaçi duhet cekur edhe ajo se në këtë qytezë mesjetare, nga Masurica dhe rrethina e saj, si dhe nga Fushëgropa e Vranjës disa familje muhaxhire që ishin shpërngulur nga dhuna e serbit nga vatrat e tyre të vjetra gjatë viteve 1878-1883. Ishin vendosur dhe i kishin ngritur vatrat e tyre të reja për të jetuar e shpresuar se një ditë përsëri do të riktheheshin në Memleqetin e tyre të vjetër.                                                                 Gjatë vitit 1864 në Bilaç zhvillohet një betejë mes forcave të pakëta kryengritëse shqiptare dhe të atyre turke me në krye trimin e maleve tona Deli Agush Agën, gjerë më tani shumë pak është shkruar dhe dëshmuar nga bashkëluftarët dhe të afërmit e kryengritësit.Edhe ky duke qenë si fëmijë i mitur me familjën e tij si edhe shumë familje tjera muhaxhire ishte shpërngulur me dhunë nga qytetin i Vrajës. Shumë vite para Kongresit të Berlinit të Gjermanisë të Otto von Bizmarkut, ku edhe vendosen  dhe e ngrisin shtëpinë e tyre prej guri të stilit kullë, aty mbi Xhamin e Bilaçit në Lagjën e Çitakëve. Më poshtë do të shifet se sa muhaxhirët e shpërngulur dhunëshëm nga vatrat e tyre nga Jugu i Serbisë të sotme, ishin turkofilë, prandaj edhe vet Aleksa Bogosavljeviqi në shkrimin e tij “O Arnautima”e bot. nëNish1897.thotë:

“Shqiptarët gjithnjë i urrejnë osmanlinjtë dhe shtetin e tyre nën të cilin e ndiejnë vehten të mvarur, në anën tjetër ata ushqejnë ngjenja  të flakta për shtetin e tyre fisnor1.”Këtë qëndrim ai e shprehë edhe më qartë në vjeshën e tij ku mes tjerash thotë:

 

Arnautu div junaka                                        Shqiptar trim i pa mposhtur

Zlo ti se sa svih strana sprema,                       E keqja t’përgatitet në të gjitha anët
Al u krvi junaçkoj mu                                    Por në gjakun tënd trim
Baš ni kapi turske nema                                 Asnjë pike të turkut s’ka2

Nga këto rrjeshta të tij nënkuptohet se shqiptarët po sulmoheshin nga të gjitha anët dhe, siç u tha më lart për qëllimet e tyre pushtuese, ata mandje i paraqitnin edhe si turq. Andaj fjala e tij për atë kohë ishte tejë e vlefshme dhe ishte grusht i fuqishëm kundër shpifjeve që u bëheshin shqiptarëve nga të gjitha anët.Në anën tjetër, autori në fjalë, në mënyrë të siqertë e pranon se aktorët serbë, të ciltë i shpërngulën shqiptarët nga ato vise, kanë gabuar shumë, qoftë nga aspekti ekonomik, qoftë edhe nga ai politik.”

Pas shuarjes të kryengritjës shqiptare në gjak dhe hekur, të ndihmuara me të gjitha forcat ushtarake turke të dërguar nga vet Zeki Pasha nga Garrnizoni Ushtarak Turk i Kumanovës që ishte i vendosur me të gjitha efektivet e saj ushtarake në fshatin Çerkez të Kumanovës dhe nga forcat mercenare të ish-pashait të Vrajës Hysen Mehmet Pashait. Derisa forcat shtesë ushtrisë turke, ndodheshin duke ardhur në Kodrën e Çukarkës afër Preshevës, në ndihmë taborrit shtesë të Bilaçit Deli, Agush Agait i vjen haberi (lajmi) për ardhjen e forcave tjera shtesë turke nga Kumanova dhe se ato gjendeshin jo shumë larg Bilaçit në Kodrën e Çukarkës. Ai me të shoqen e tij dhe pesë luftëtarët e tij ndër më besnikët, ngunjohet për të qëndruar deri në vetflijim në shtëpinë e tij prej guri, çka edhe ndodhi. Se për ne shqiptarët në këtë botë të pa drejtësive, që na i bënin gjithmonë okupatorët nuk na mbetej rrugë tjetër, saqë urrejtjën për uzorpatorët ta shprehim në gëzim duke thane:”Se shqiptari në këtë botë dy gëzime i ka një kur lind, e një në luftë me ra”.Ushtria Turke e shojti në gjakë dhe hekur kryengritjen e shqiptarëve të vitit 1864 në Bilaç.

Populli i këtyre anëve pa dallim përkatësie nacionale në shenjë rrespekti dhe kujtimi për kryengritësin e tyre Agush Again i thurri këngë trimërie dhe qëndrese, e që edhe sot këndohet nëpër dasmat shqiptare meqë shkrimi dhe gjuha shqipe ishte në këtë trevë e dominuar, me shumë barbarizma nga turqishtja e sllavishtja i vetmi institucion i arsimit për atë kohë ishte mejtepi i xhamisë të Bilaçit, ku fëmijtë shqiptarë dhe ata turqë mershin ders (mësim) nga Kur’ani,për të shkruar përveç alfabetit arab përdorej edhe ai qirilik sllavë.Dhe se imami i xhamisë,këtyre mejtepxhinjëve ua mësonin edhe alfabetin qirilik sllavë sepse alfabeti ynë zë fillë më 1908 në Manastirë dhe kënga thotë:

 

Ej more, zadade se crni oblak,                        Hej, na dul një re e zezë.                                    more, to ne beše crni oblak,                          ore, ajo s’ke re e zezë                             more, to si beše silna turka vojska,               ore, ajo qe ushtri e forte,turke                       more silna  vojska iz Srbije.                                    ore ushtri e fort  ngaSerbia.

Ej more, pravo trgna za Bilaçu                        Hej, drejt n’Bilaç po shkonte,                            more, na Bilaçu, na caršiju,                         ore, në Bilaç e në çarshi,

na caršiju kod džamiu                                     ore në çarshi, e te xhamija.                               Ej more to ugleda aginica,                                 ore mikishpa shoqja e Agushit                         more, pa doziva Deli Ago:                           Ajo ore, po e thrret Deli-Agushin                                     -Aj diž’ se, diž’  Deli Ago                               Hajde çou, o Deli Agush aga,                   more, uzmi pušku ja da punim,                      ore,merre pushkën unë ta mbushi,                    more, ja da punim, ti da gadjaš.                             ore,unë ta mbushi e ty gjuaj.                             More, ozdol stiže silna vojska,                                 Nga posht mbrini ushtri e madhe,                  more,sve ce selo da popali,                               ani krejt katundin dojnë me e kallë,                     more, staro mlado da pogazi,                                    ani pleq e tri dojn me i shkelë,                                         more, tebe, Ago da obesu,                          ani ty o Ago do të varin.                         more, mene mladu da odvedu.                       Ani mua t’re kanë mem marrë.

Ej more deli Aga progovara:                           Hej, Deli Aga nis po flet:                                -More, ne se dizam, aginice                         -More, nuk po çohem o ageshë,                       more, dosta sam se nalutio,                            ore, shumë jamë hidhërua,                             more, t’nke puške napucao,                                    me pushkë të hollë bollë kam xhue                        more, mlade mome naljubio,                                    ore vajza t’bukra bollë kam dasht          more, staro mlado namuçio,                            ore, pleq e tri boll kam  mundu,                              more,plaçe Pçinja sirotinja!!                                 ore, po vajton o Pçinja fukaraja!!                             Ej more, još Aga ne dokaza,                                      Hej more, ende Aga nuk u dëshmua,                  more, tu dopade silna vojska,                                 ore, aty u vërsulë ushtri e fortë,       more, Deli agu uvatiše,                                ore, Deli agën e kishin nxanë,                              more, uvatiše, obesiše                                            ore e kishin nxanë dhe virën,                                 more, aginicu odvedoše.                               ore, ageshën e kishin marrë.2

 

Gjatë kalimit të kohës nga kënga në fjalë, kishte lindur edhe “Deli Agušova Ora (Vallja e Deli Agushit) e luajtur dhe e interpretuar  me zurle dhe tupana (daulle), nëpër dasma dhe ahengje tjera shqiptare, që nga lindja e grupeve muzikore nga vetë shqiptarët. Më nuk këndohet dhe as nuk luhet kjo valle e bukur burimore shqiptare, përpara nëpër dasmat dhe ahengjet shqiptare merreshin arixhinjët si grupe muzikore me zurle e tupana.

 

 

 

2. Dr. Momčilo Zlatanović: Narodna pesma o kačacima na Jugu-Srbije, Vranjski glasnik, knj. XI str.440.          

Këngë popullore mbi kaçakët në Serbinë-Jugore lajmtari i Vranjës, libri XI, fq.440).

 

 

                                                Vazhdon…

 

 

 

* ) Autori është i burgosur politikë, njëherit edhe kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.



  1. 1.       Dr.S.Uka “Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosov..”Fq.122.bot.1994.Prishtinë.
  2. 2.       Aleksa Bogosavljević“ O Arnautima” izdanje Niš 1897.

However, when a student asks him for a college-homework-help.org band-aid, he hesitates

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch