Home » Kulturë » RESPEKT I VEÇANTË, PËR PUNËN E PËRKUSHTUAR TË URTI OSMANIT, “MËSUESE E POPULLIT”

RESPEKT I VEÇANTË, PËR PUNËN E PËRKUSHTUAR TË URTI OSMANIT, “MËSUESE E POPULLIT”

Nga: Prof. Murat Gecaj

      publicist e stiudiues

U.Osmani e M.Gecaj

U.Osmani e M.Gecaj (Tiranë, 23 maj 2015)

1.

Ndoshta, jo të gjithë e njohin ose dinë, sa duhet, për Urti Osmanin-“Mësuese e Popullit”, me banim në kryeqytetin tonë. Ajo është bashkëshorte e të ndjerit, prof. Shefik Osmani dhe tërë jetën është marrë me çështje të arsimit tonë kombëtar, me studime e botime në këtë fushë të rendësishme të jetës. Por e dukshme u bë kjo gjë, sidomos, pas ndarjes përgjithnjë nga jeta të shokut të saj të jetës (Shkodër:20 maj 1923-Tiranë:21 korrik 2013). Megjithëse e moshuar, pra që i ka kaluar të 80-tat, ajo ia nisi punës me përkushtim të veçntë që t’i boronte dor\ëshkrimet etë shoqit, vazhdim I mjafnt librave të tjerë të tij.

Shënoj këtu se, me raste, kam shkruar për këto botime, që Urtia përgatiti e botoi në vitet e fundit. Libri i parë i saj ishte “Përjetë me Shefikun”(Tiranë,2013). Siç kuptohet edhe nga titulli, me dhimbje, por edhe me krenari të ligjëshme, aty shkroi për jetën e tyre të përbashkët, punën e botimet, për udhëtimet në disa shtete, sidomos në diasporën shqiptare etj. Por ajo mendoi se nuk ishte e mjaftueshme që ta ndërpriste punën vetëm me këtë libër. Në Akdeminë e Shkencave u organizua një Konferencë përkujtimore, në nderim të prof.Shefik Osmanit. Temat e paraqitura aty, por dhe shkrime të tjerë, Urtia i botoi në librin tjetër, “Vlerësime për prof.dr.Shefik Osmanin”(Tiranë, 2014). Më tej, ajo i hapi dosjet me dorëshkrimet, që kishte lënë ende të pabotuara bashkëshorti i saj. Kështu, pas një pune këmbëngulëse, përgatiti dhe botoi librin e parë, pas ndarjes nga jeta të tij, pra me emrin e prof. Shefik Osmanit. Ai mban titullin “Ligjërata dhe shkrime të zgjedhura”(Tiranë, 2014)”.

Ndoshta, nuk është e nevojshme të ndalemi këtu në përmbajtjjen dhe vlerat e librave të prof. Sh.Osmani, të mbetura dorëshkrim dhe që ka përgatitur e botuar, radhazi, Urti Osmani.

2.

Rasti e sollli që pas v izitës, që i bëmë këto ditë në shtëpinë e saj, me prof. Kolë Tahirin, psikolog e pedagog me banim familjarisht në Bruksel,  që nga viti 1997, përsëri u takova sot për një kafe me këtë studiuese dhe punëtore të palodhur. Ndër të tjera, e pyeta nëse e kishte mbaruar librin radhës, sigurisht me emrin e bashkëshortit të saj. Ajo më shprehu kënaqësinë se e kishte dërguar për shtypje në ShB “Filara” të Tiranës dhe përmban ndihmesën e prof. Shefik Osmanit, në fushën e filatelisë shqiptare, të cilën ai e pati me aq pasion, gjatë tërë jetës. Por Urtia më tregoi se kishte dërguar në shtyp edhe librfin e shtatë, pra atë me bibliografinë e prof. Shefik Osmanit. Të gjithë këta libra janë përgatitur në Shtëpinë Botuese “Filara” të Tiranës, me kujdesin e veçantë të çiftit Fatmiroshe e Fatmir Xhemalaj, të cilët ajo i falënderon përzemërsisht. Po kështu, ajo u shpreh me mirënjohje për të gjithë miqtë e studiuesit, të cilët kanë dhënë ndihmesën e tyre, me redaktime, shkrime dhe recensionet në këta libra.

Më tej, Uria u shpreh: “Mendoja se me këta 7 libra e kisha mbaruar detyrën, që i caktova vetes, në botimin e librave, si për atë dhe  të vetë Shefikut, që ai i la dorëshkrim. Por nuk ishte kështu. Duke shfletuar dosjet e tij, gjeta edhe mjaft punime të tjerë, kryesisht me tematikë çështjet e arsimit fillor. Pra, tani do ta vazhdoj më tej punën time, që të botoj edhe një libër tjetër të kësaj  fushe, duke shënuar në të, Nr.2, pra pas librit të mëparshëm për ciklin e ulët, që nuk ka vetëm pak kohë, që ka dalë nga shtypi”.

Ndër të tjera, Urtia më tregoi se libri i parë për ciklin e ulët ishte mirëpritur, si nga pedagogët, por kryesisht nga studentët e degës  së atij cikli, në Universitetin e Shkodrës, të cilët janë njohur me përmbajtjen e tij. Sepse aty ata gjejnë trajtime me  vlera, pra që u nevojiten në temat e kursit, të diplomave ose për masterin. Por, gjithashtu,  unë mendoj se edhe në institucione të tjera të larta të vendit tonë, shtetërore ose private, është e dobishme që të shkojë ky libër, ashtu si dhe librat e mëparshëm, me emrin e prof. Shefik Osmanit.

Në fund të bisedës me studiuesen e pasionuar Urti Osmani-“Mësuese e Popullit”, e falënderova përzemërisht për punën e palodhur e profesionale, që ka bërë në publikimin e trashëgimnisë të pasur dhe të çmuar të bashkëshortit, prof. Shefik Osmani, Laureat i “Çmimit të Republikës” dhe “Mësues i merituar”. Aty, ne bëmë bashkë dhe një fotografi, për kujtim, me të cilën po e shoqëroj këtë shkrim modest.

Tiranë, 23 maj 2015

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2021 Kosovalindore.com · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch