Home » Lajme, Vendore » Revista “JEHONA”, përsëri, mes nesh!

Revista “JEHONA”, përsëri, mes nesh!

Risi…Risi…Risi

 

Revista “JEHONA”, përsëri, mes nesh!

 

Pas një pauze disavjeçare, revista “Jehona”, nga Tërnoci, përsëri do të gjendet në duart e lexuesve, me një fizionomi e dizajn të ri, me një cilësi përmbajtësore, ashtu si dikur e freskët e shëndetshme dhe e dashur për lexuesit e saj.

“Jehona”, gjatë veprimtarisë së vetë informative,  pati ngecje të natyrave politike e financiare, por edhe kthesa pozitive në afirmimin e informimit shqip në këto hapësira, kryesisht në fushën e gazetarisë së shkruar.

“Jehona”, dikur gëzonte një prestigj jo vetëm në Luginë të Preshevës, por edhe në Kosovë, Maqedoni e diasporë. Ishte e vetmja revistë shqip, e cila botohej në Shkup e Prishtinë dhe shpërndahej gjithë andej viseve shqiptare.

“Jehona”, është revistë e pavarur, pa ngjyrime politike, me karakter informativ dhe merret me trajtimin e çështjeve politike, shoqërore dhe kulturore si dhe ka politikë të pavarur redaktuese.

Numër i ri i revistës “Jehona”, sjell tema nga më të ndryshmet shoqërore e politike, të cilat japin kontribut të konsiderueshëm komunikimi midis njerëzve dhe vendeve, si dhe sjellin një frymë realiste në zgjidhjen e problemeve aktuale në këto hapësira.

Mos ngurroni ta merrni “Jehonën”, ajo është e Juaja!

Vazhdoni të bashkëpunoni me “Jehonën”, si dje ashtu edhe sot, me të njëjtën korrektësi!

Lexim të këndshëm dhe suksese!

 

Redaksia

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch