Home » Vendore » Revista “NACIONALI”: R E A G I M

Revista “NACIONALI”: R E A G I M

Revista “NACIONALI”

E përjavshme Informative

Organ i Këshillit Kombëtar Shqiptarë

 

 

 

Redaksia e Revistës së Përjavshme Informative “NACIONALI” organ i KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTARË lëshon për opinioni e gjerë këtë

 

R  E  A  G  I  M

Lidhur me fushatën e ndyrë mediale të Nexhat Behlulit – të vetëshpallur Kryetar i Kompanisë Mediale “Spektri” të filluar në tre web portalet locale www.presheva.com dhe www.kosovalindore.com, dhe www.bujanoci.net,  ndaj kryeredaktorit Baki Rexhepi të Revistës së vetme e cila aktualisht botohet në gjuhën shqipe “NACIONALI”.

 

Duke pas për bazë qëllimet dashakëqij dhe prapavijën e kësaj fushate të ndyrë, të bazuar në spekulime, dezinformata, shantazhime dhe shpirtligësinë e shprehur në shkrime të tilla të një niveli që shkel etikën gazetareske dhe të gjitha normat njerëzore, duke përdhos jo vetëm dinjitetin e Kryeredaktorit Baki Rexhepi, por edhe të institucioneve shqiptare që ai përfaqëson, madje duke vërë në rrezik sigurinë e tij dhe të familjes së tij, kërkojmë urgjentisht ndalimin e kësaj fushate denigruese, poshtëruese dhe jo njerëzore.

Nga redaksitë e tri portaleve të sipërshënuara si dhe nga redaksia e RTV “Spektrit”, kërkojmë distancim zyrtarë  nga shkrimet e tilla, përndryshe konsiderojmë se janë pjesë e fushatës dhe pjesëmarrëse në hartimin e përmbajtjeve të komunikatave të të vetëshpallurit Kryetar i kompanisë Mediale “Spektri” Nexhat Behluli.

Ky reagim do t`i dërgohet të gjitha medieve dhe Organizatave që Mbrojnë të Drejtat dhe Interesat e Punëtorëve Medial si dhe të atyre për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Bujanoc, 23 janar 2012                                                      Redaksia e Revistës

“NACIONALI”

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch