Home » Lajme » Rexhep Qosja: Të bëhet shkëmbimi i territoreve

Rexhep Qosja: Të bëhet shkëmbimi i territoreve

T’i mbash me zor serbët e Kosovës dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës nën një shtet që nuk e duan është jo e drejtë dhe jo demokratike, që ndryshe mund të thuhet t’i mbash ata nën okupim- ka deklaruar akademik Rexhep Qosja për agjencinë Presheva Jonë. “Unë mendoj se për t’u zgjidhur përfundimisht çështja e Kosovës, duhet të zgjidhet edhe një brengë e brendshme në Kosovë, për t’u çliruar nga serbët e veriut dhe kush është interesuar nga këta serbë nga brendia e Kosovës, mund të kalojnë atje në veri dhe ajo pjesë t’i jepet Serbisë, ndërsa Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës. Do të thotë të bëhet shkëmbimi i territoreve, për të cilin opsion unë jam dakord”, citon kjo agjenci fjalët e akademikut. Sa u përket vizitave të krerëve të shtetit serb në Kosovë, Qosja thotë se lëvizja e njerëzve, qofshin ata edhe funksionarë, duhet mundësuar edhe atë në mënyrë reciproke. “Dhe nëse këta serbët e Beogradit vijnë e futen në Kosovë sa herë t’ju teket, këtë gjë duhet mundësuar edhe krerëve të shteteve tona nga Prishtina e Tirana për të vizituar vëllezërit tanë momentalisht nën Serbi”. “Politikanët tanë nuk duhet të kenë frikë të shkojnë me pi një kafe te vëllezërit tanë në Preshevë, me një kafe nuk do të dilte Kosova e as shqiptarët si faktor destabilizues”, vlerëson ai. Edhe pse thotë se në dekadat e fundit janë arritur mjaft suksese në avancimin e proceseve të kombit, ai konsideron se çështja shqiptare në Ballkan nuk është zgjidhur si duhet dhe ende nuk është e zgjidhur përfundimisht.
RTV Presheva

2 Responses

  1. besimtari thotë:

    Esselamu alejkum…
    Më në fund nji propozim i qëlluar…nuk është keq…
    Ue selam

  2. Sejdi thotë:

    Të gjithë ata të cilët mendojnë, se do të pranohet nga Serbia këmbimi i Veriut të Kosovës me Luginën e Preshevës, dëshmojnë se jetojnë në botën e ëndrrave. Serbia nuk e ka marrë Luginën e Preshevës, menjëherë pas përfundimit të LDB, për tua kthyer shqiptarëve kur t’u teket atyre.
    Ata të cilët ëndërrojnë se do të pajtohet Serbia për kthimin e këtij territori ëmës së tij Kosovës, nuk kanë haber për rëndësinë strategjike të këtij trualli shqiptar. Këta “tyxharë” , së pari duhet të mësojnë njëherë dhe mirë, se ndërtimi i tri bazave moderne ushtarake dhe policore, nga Serbia, në këtë pjesë të aneksuar prej saj ( në mesin e tyre ajo në Cepotinë e cila ka përmasat, jo më të vogla se Bonsteel-i amerikan), nuk është bërë për sfilitë mode, por për të dëshmuar rëndësinë e madhe që ka për te Korridori i dhjetë, si dhe projekti kapital për ndërtimin e kanalit lundrues Danub-Moravë-Vardar, në një të ardhme jo të largët. Kjo është dëshmi e sigurt, për gatishmërinë dhe vendosmërinë e Serbisë për ta mbrojtur këtë pasuri nën zaptimin e saj, po qe nevoja edhe me armë! Përveç tjerash, ata të cilët pranojnë apo rekomandojnë fillimin këtyre pazarllëqeve me Serbinë, injorojnë rezervat e mëdha minerare (Pb, Zn, Ag, Au, …) të cilat gjenden në këtë pjese të territorit të Kosovës, prej të cilës tregohen të gatshëm për të hequr dorë!?
    Ata injorojnë faktin, se propozimi i tyre shpie deri në një gjendje aspak të volitshme për interesat e popullit të Kosovës, sepse do të detyrojë minierën e Stantergut dhe simotrat e saj, që tërë koncentratin e xehes t’ia shesin Rafinerisë në Zveçan, me siguri sipas çmimeve që do të diktohen nga autoritet serbe.
    Ata harrojnë se Zveçani është qytet i punëtorëve të Rafinerisë së Trepçës… Me siguri, nga kujtesa e tyre është fshirë, parulla “Trepça punon Beogradi ndërtohet”, “Trepça është jona” të cilat u brohoritën me aq zjarr nga rinia shqiptare, në Pranverën e Përgjakshme’81.
    Ata harrojnë, se cilat janë përmasat e rezervave të ujit, aq të nevojshëm për industrinë energjetike, për pije dhe ujitje, që përmban territori tregohen të gatshëm për të hequr dorë aq lehtë!?
    Të gjithë këta që po propozojnë diçka të tillë, nuk e besojë, se nuk i dinë të gjitha format dhe mjetet të cilat duhet përdorur për rikthimin e territoreve të okupuara. Por, këtu është në pyetje mosgatishmëria për të rezistuar dhe po qe nevoja edhe për të luftuar për pjesët legjitime të vendit të tyre!

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch