Home » Opinione » Rexhep Rexhepi: Edi Rama në Preshevë kërkon imazh

Rexhep Rexhepi: Edi Rama në Preshevë kërkon imazh

I trazuar nga debatet e fundit në mediat në Tiranë dhe Prishtinë për jo simpatinë e shqiptarëve jashtë Shqipërisë ndaj tij, kreu i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama iu ka përgjigjur thirrjes së intelektualëve të Luginës së Preshevës për të vizituar këtë rajon. Por thirrja e intelektualëve preshevarë iu kishte bërë presidentëve dhe kryeministrave të Shqipërisë dhe Kosovës dhe jo shefave të partive opozitare të këtyre vendeve. Edi Rama sigurisht që është duke vuajtur nga simpatia që shqiptarët jashtë Shqipërisë kanë për doktorin dhe tani me vizitën e tij ne Preshevë po mundohet t’i përcojë shqiptarëve mesazhe se është ai që i do dhe kujdeset për ta e jo Sali Berisha.

Edi Rama në Preshevë vjen për vete e jo për shqiptarët e kësaj treve. Sikur të kishte qenë patriot Rama do të vizitonte Preshevën kur ishte ministër i kulturës apo kryebashkiak i Tiranës, pra si funskionar dhe të kishte sjellë ndonjë investim për shqiptarët që ‘aq shumë ai i do’. Dikush mund të thotë se ai vjen për ta promovuar librin e tij të fundit ‘Kurbani’ dhe me këtë rast do të njihet edhe me realitetin në këtë rajon. Por kjo nuk është aspak e vërtetë sepse librat promovohen atje ku ka një audiencë të madhe kurse në Preshevë mund të numërohen në gishta ata që kanë lexuar librin Kurbani. Pastaj sikur të kishte dashur t’i jepte jehonë dhe rëndësi shqiptarëve në Luginë të Preshevës është dashur që provimin e parë të librit ta bënte në Preshevë dhe të kishte sjellë me vete edhe gazetarë e intelektualë dhe në këtë mënyrë edhe ata do të ishin njohur me realitetin e këtushëm.

Edi Ramën e kanë kompleksuar Mustafa Nano dhe Migjen Kelmendi duke i thënë se nuk të duan shqiptarët jashtë Shqipërsië sepse ti je i biri i Kristaqit, kurse Sali Berisha i biri i Ramës dhe sipas kësaj logjike Berisha është musliman e ai i krishter. Nëse një gjë e tillë do të ishte realitet, që nuk e besoj, atëherë shqiptarët e luginës janë muslimanë dhe një pjesë e madhe e tyre praktikues të kësaj feje, keshtu qe vizita e Ramës do të bëhet edhe më e pakuptimtë. Rama tani si i papunë që është edhe mund të gjëj kohë e të mendojë për shqiptarët e Luginës por vetëm si individ i rëndomtë e jo si një politikan sepse një gjë të tillë nuk e ka bërë derisa ishte në funskione shtetëtrore. Andaj dhe i dashur Edi Rama mirësevjen në Preshevë por ne kemi ftuar Sali Berishën dhe Bamir Topin dhe jo se janë muslimanë por pse janë krerët e Republikës së Shqipërisë, të cilët nuk kanë guximin apo kohën që t’ia kushtojnë shqiptarëve në Luginë. Sigurisht që edhe ata do t’na vizitonin kur të jenë të papunë dhe në opozitë por vizitat e tyre do t’i ngjanin kësaj vizite tënde dhe do të vinin për t’i promovuar librat e palexuara këtu.

Këtu shqiptarët jo që nuk lexojnë se nuk kanë kohë apo dëshirë, por i ka kapluar varfëria dhe mendjen e kanë të ikin në perëndim apo rrinë në kafene dhe analizojnë mes veti broçkullat që ju i thoni shqiptarëve çdo ditë në media.

Ne këtu i duam të sinqertët!

Autorë: Rexhep Rexhepi

2 Responses

  1. Norçani thotë:

    Z. Rexhepi,
    Nuk jam dakord assesi me ty, bile per mua ke humbur kohe ne kete shkrim po nejse.
    Shkruan ate qe te konvenon e jo realitet,
    Ai ” Rama ” nuk prezentoi vetem ” Kurbanin ” por ……..
    Ai tha haptazi se duhet ” Univerzitet”
    Ai tha se ketu duhet nje martenitet e shume shume……..
    Ai mori guximin te te pergjigjet, pyetjeve politike,
    Ky ” Rama” beri nje diplomaci te mençur ashtu siq bejne diplomatet
    Akulli u ça ne Presheve.
    Kurse Akullin e çau Rama……..
    Presim te tjeret, kush do e shkrije akullin ne Presheve…… ??????

  2. besimtari thotë:

    Esselamu alejkum
    Akullin e çau Rama, por ama nuk do mund ta shkrijë askushi !!!

    Ue selam

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch