Home » Lajme » Rexhepi: Të gjithë tashmë e dijmë se NËNTË DJEMT NGA PRESHEVA u KIDNAPUAN nga ana e më se 2600 pjestarëve të XHANDARMËRISË SERBE

Rexhepi: Të gjithë tashmë e dijmë se NËNTË DJEMT NGA PRESHEVA u KIDNAPUAN nga ana e më se 2600 pjestarëve të XHANDARMËRISË SERBE

KONFERENCË ME GAZETARË

Lënda: Nëntë të dënuarit në Beograd në përputhje me Situatën Aktuale Politike dhe të Sigurisë në Luginë të Preshevës

Doemos duhet të nisemi nga data 26 Dhjetor 2008. Të gjithë tashmë e dijmë se NËNTË DJEMT NGA PRESHEVA u KIDNAPUAN nga ana e më se 2600 pjestarëve të XHANDARMËRISË SERBE, në presence të më se 150 pjestarëve të SHËRBIMEVE TË NDRYSHME CIVILE SERBE, të udhëhequr nga ZËVENDËSKRYEMINISTRI dhe MINISTRI I BRENDSHËM SERB IVICA DAÇIQ, i bashkëshoqëruar nga NJË MINISTËR TJETËR, MILAN MARKOVIQ i cili është edhe Kryetar i TRUPIT KOORDINUES për LUGINËN E PRESHEVËS. Gjithashtu të gjithë e dijmë se si INKUIZICIONUAN këta pushtetarë Serb atë ditë, nga ora 1 e pasmensnatës deri në orën 11 të po asaj dite. Ata së pari thyen dyer, dritare dhe orendi të shumta shtëpiake në dhjetë objekte banimi, pastaj filluan të rrahin në mënyrën më brutale të mundshme, SË PARI FËMIJËT, PASTAJ TË RRITURIT, PLEQTË, PA DALLUAR FARE GJINITË E TYRE DERI EDHE FASHNJËN NJË-MUAJSHE, TË CILËN GJYSMËLAKURIQ E LANË RRETH 5 ORË NË TEMPERATURËN -7 GRADË TË CELZIUSIT. Të gjithë ne këtu e dijmë, POR ATA ATJE NË BEOGRAD EDHE MË MIRË, se si u malltretuan AGUSH MEMISHI, FATON HAJDARI, AHMET HASANI, NAZIF HASANI, SAMET HAJDARI, FERAT HAJDARI, KAMBER SAHITI, SELIMON SADIKU dhe BURIM FAZLIU. U malltretuan në mënyrën më çnjerëzore të mundshme.

Pas vazhdimit të paraburgimit, një herë në dy dhe herën tjetër në tre muaj, në datën 25 QERSHOR 2009 U NGRIT AKTAKUZA kundër tyre. ABSURDI VAZHDOI duke thënë se po akuzoheshin se kishin kryer masakra kundër SERBËVE, ROMËVE dhe ndaj NDONJË SHQIPTARI SPIUN, gjithnjë në qytetin e GJilanit. Numri i kinse të masakruarëve varioi nga MË SE 50 në ditën e kidnapimit, në MË SE 59 në AKTAKUZË dhe më vonë në datën 23 SHTATOR kur edhe filloi gjykimi ky numër u rrit në MË SE 80 sosh dhe se mbetjet e të gjithë këtyre “të masakruarëve” i paskan hedhur në LIQENIN e LIVOÇIT.

Gjatë procesit gjyqësor, pra nga data 23 SHTATOR 2009 e deri në 21 JANAR 2011, plot 15 muaj, doli në shesh PAFAJSIA E NËNTË DJEMËVE NGA PRESHEVA, OSE MË SAKTË TRUPI GJYKUES NUK MUNDI FARE TË MBULOJË PADREJTËSITË E MËDHA QË I KISHTE PËRGATITUR PROKURORIA SERBE PËR KRIME LUFTE, PËRKATËSISHT QEVERIA E BEOGRADIT, OSE EDHE MË SAKTË KRYETARI I SHTETIT SERB BORIS TADIQ.

39 ishin të gjithë dëshmitarët, 34 të caktuar nga PROKURORIA SERBE dhe pesë të tjerët të përzgjedhur nga ana e MBROJTJES. DËSHMITARËT KRYESORË ISHIN TRE, DËSHMITARI BASHKËPUNTOR “BOZHURI 50” SHQIPTAR NGA KOMUNA E PRESHEVËS DHE DY DËSHMITARE TË MBROJTURA TË NACIONALITETIT ROM NGA KOMUNA E GJILANIT “C1” DHE “C2”.

NGA 39 DËSHMITARËT VETËM KËTA TRE ISHIN TË MONTUAR DHE NË DATËN 21 JANAR 2011 KUR U SHPALL AKTGJYKIMI, TRUPI GJYKUES ME NË KRYE GJYKATËSEN SNEZHANA NIKOLIQ GAROTIQ I KISHTE MARRË PËR BAZË VETËM GËNJESHTRAT ASTRONOMIKE TË KËTYRE TRE “DËSHMITARËVE”

DHE SI PASOJË E URDHËRIT NGA ANA E QEVERISË SERBE NË BEOGRAD, PA AS EDHE NJË DËSHMI KONKRETE, AGUSH MEMISHI, SAMET HAJDARI dhe SELIMON SADIKU U DËNUAN ME NGA 15 VJET BURG, FATON HAJADRI, AHMET HASANI, BURIM FAZLIU dhe NAZIF HASANI ME NGA 10 VJET SI DHE KAMBER SAHITI dhe FERAT HAJDARI ME NGA 8 VJET HEQJE LIRIE.

Ky AKTGJYKIM nxorri vetëm dy emra të vrarësh, asnjë më tepër POR EDHE 45 TË TJERË KINSE TË MASAKRUAR POR TË GJITHË PERSONA TË PANJOHUR, PA EMRA DHE PA MBIEMRA DHE “U KONSTATUA” SE TË GJITHA MBETJET MORTORE TË TYRE JANË HEDHUR NË LIQENIN E LIVOÇIT.

DËSHMI-DOKUMENTET E SHUMTA që i kam dërguar në BEOGRAD gjatë këtyre dy viteve e gjysmë, sipas të cilave ka rezultuar se asnjëri nga këta nëntë djem nga Presheva nuk kanë qenë FARE NË GJILAN NË PERIUDHËN KOHORE MESI I QERSHORIT-FUNDI I TETORIT TË VITIT 1999, KOHË GJATË SË CILËS, SIQ THOTË BEOGRADI, I PASKAN KRYER ATO MASAKRA INEKZISTENE. DISA NË ATË KOHË KANË QENË NË MAQEDONI, DISE NË PRESHEVË DHE DIKUSH NGA ATA NË GJAKOVË.

EDHE PSE AKTGJYKIMI ËSHTË SHPALLUR NË DATËN 21 JANAR 2011, TË DËNUARIT DHE PALA E MBROJTJES, ATË, ZYRTARISHT E KANË MARRUR TEK MË 18 MAJ 2011 DHE SIPAS RREGULLIT LIGJOR DJE KA QENË AFATI I FUNDIT PËR DORËZIM TË ANKESËS SË PALËS MBROJTËSE DREJTUAR GJYKATËS SË APELIT KU EDHE ËSHTË BARTUR LËNDA dhe KJO ANKESË është dorëzuar.

AJO QË ËSHTË MË E RËNDËSISHME TË THUHET KËTU, ËSHTË SE SI PJESË SHTESË E DOKUMENTACIONIT TË ANKESËS JANË BËRË EDHE DISA DËSHMI ME FUQI TË QINDËPËRQINDË.

I PARI ËSHTË NJË VËRTETIM NGA MISIONI NDËRKOMBËTAR NË KOSOVË,  EULEX

ZYRA PËR PERSONA TË ZHDUKUR DHE PËR MJEKËSI LIGJORE, dokument i cili e vërteton 100% se,

NË LIQENIN E LIVOÇIT NUK JANË HEDHUR FARE KUFOMA NJERËZISH, NË ASNJË PERIUDHË KOHORE,

I NËNSHKRUAR NGA DY EKSPERTË TË DEPARTAMENTIT TË MJEKSISË LIGJORE,

– ALAN ROBINSON, Antropolog Mjeko-Ligjor

– KRASSIMIR NIKOLOV, Koordinator për Ekshumime

DERISA PËR DY DOKUMENTE-DËSHMI TJERA, GJITHASHTU TË FUQISHËM, NUK ËSHTË KOHA TË FLITET PUBLIKISHT.

PAS GJITHË KËSAJ, PAS ODISEADËS DYVJEÇARE E GJYSMË, PAS MALLTRETIMEVE TË PAPARA, PAS MONTIMEVE TË NJËPASNJËSHME, PAS AKTGJYKIMIT TË SHPALLUR ME 101 VJET BURG, JEMI TË DETYRUAR TË BESOJMË SE GJYKATA E APELIT NË BEOGRAD NUK DO TI MBYLLË SYTË PARA KËTYRE DOKUMENTEVE TË PAKONTESTUESHME, THJESHTË, MË TË FORTË TË MUNDSHËM.

OSE BEOGRADI E KA ENDE ATË  “DËSHMI” TË VETEN TË FORTË DHE TË PAKONTESTUESHME GJITHASHTU, TË CILËN E KA PËRDORUR DHE VAZHDON TA PËRDORË GJITHMONË NË KORELACION MES DY POPUJVE TANË, ATË SE TË NËNTË KËTA DJEM JANË SHQIPATRË.

Natyrisht se e gjithë kjo është pjesë e një SKENARI të MADH SERB, në kontest të asaj çfar është duke ndodhur dhe të asaj çfar do të ndodhë, SIDOMOS PAS PARALAJMËRIMEVE MË TË REJA PËR RREGULLIMIN HISTORIK TË MARDHËNIEVE MES SHQIPTARËVE DHE SERBËVE. QEVERIA NË BEOGRAD PO IMPROVIZON GJITHÇKA RRETH LUGINËS SË PRESHEVËS QË NE SHQIPTARËT TË MERREMI ME LOJRAT E SAJA, NJIKOHËSISHT DUKE ANASHKALUAR THELBIN E PROBLEMIT dhe KY ËSHTË PROBLEMI I PAZGJIDHUR I LUGINËS SË PRESHEVËS I CILI DUHET TË ZGJIDHET SA MË SHPEJT QË ËSHTË E MUNDUR dhe DIHET SE CILA DUHET TË JETË ZGJIDHJA. Natyrisht, në mes tjerash, pjesë e këtij skenari është edhe “LOJA” më e re e Milan Markoviqit, fatkeqësisht i ndihmuar nga DIKUSH këtu, rreth BELGZIM KAMBERIT.

Por, JAM I BINDUR FORT SE FAKTORI POLITIK SHQIPTAR, sidomos ky këtu në Preshevë, nuk do ti nënshtrohen PROVOKIMEVE të tilla SKENARIKE.

TË Mërkurën do të mbahet një SEANCË e VEÇANTË e Kuvendit Komunal të Preshevës nga e cila do ti drejtohemi QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SERBISË, KRYETARIT TË SERBISË BORIS TADIQ, TË DËRGUARIT TË BE PËR SERBINË

VINCENT DEGERT, QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, AMBASADAVE TË SHBA-ve, HOLANDËS, BRITANISË SË MADHE, FRANCËS, GJARMANISË, ITALISË, TURQISË, BELGJIKËS, SHQIPËRISË dhe Ambasadave të tjera relevante, si dhe FAKTORËVE dhe ORGANIZATAVE të tjera NDËRKOMBËTARE.

18. 6. 2011
Preshevë

Nën-Kryetari I KK Preshevë

Orhan Rexhepi

_____________

School leaders need to take smart https://homework-writer.com/ risks and constantly look for better solutions to existing problems

2 Responses

  1. Preshevarja 65 thotë:

    Te lumt i nderuari ORHAN,
    e arrite qellimin per marrjen e ketij dokumenti me RENDESI,
    Ah po te mundeshim qe te gjith nga nje pik UJ ne det ta gjuejm SERBIJA as ze skish GUZU me qit…e leje me mi denu DJEMT e tan…
    Jemi krenar qe te kemi Shqiponj sy pa trembur …SI NE LUFT si tash ne ket ROBRI…

  2. preshevari thotë:

    mw gjith merit je trim me plotkuptimin e fjales….te rrespektoj me zemer zotri ORHAN REXHEPI

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch