Home » Lajme » Richard Grenell nga Beogradi: Gjatë kësaj jave është bërë një progres i madh në Prishtinë dhe Beograd

Richard Grenell nga Beogradi: Gjatë kësaj jave është bërë një progres i madh në Prishtinë dhe Beograd

Këto fjalë emisari amerikan i ka thënë pasi krerët e Odave Ekonomike të Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar që të implementojnë zotimet e nënshkruara në Washington më 4 shtator.

“Liderët e Odave Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës krah për krah, teksa zotohen se do të punojnë bashkë për implementimin e marrëveshjes historike të ndërmjetësuar nga Trump”, ka shkruar Grenell.

Ai thotë se vizita në Prishtinë dhe Beograd gjatë kësaj jave ka qenë tejet e frytshme.

“Progres i jashtëzakonshëm këtë javë në Prishtinë dhe Beograd”, ka përfunduar Grenell.

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch