Home » Lajme » RIGJYKIMI FILLON MË 23 PRILL

RIGJYKIMI FILLON MË 23 PRILL

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan.rexhepi@live.com

Preshevë

  

RIGJYKIMI FILLON MË 23 PRILL

 

        Sot më 20 Mars 2012, në Gjykatën e Qarkut në Beograd, ishte caktuar vazhdimi i katërt i Seancës Përgaditore, para fillimi të RIGJYKIMIT kundër nëntë djemëve Shqiptar nga Presheva, të akuzuar për krime lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera në Gjilan dhe rrethinë, gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit fund i Tetorit 1999. Kjo Seancë e sotit zgjati rreth një orë, ku u vendos që lënda e ndarë për tetë të akuzuarit në mungesë, të bashkohet sërish.

        Gjykata e shkallës së dytë propozoi dëshmitarë të rinjë, vëllaun dhe motrën e njërës nga dëshmitaret e mbrojtura (C1 dhe C2) të nacionalitetit Rom.

        Pala Mbrojtëse shtroi kërkesën për mbrojtje në liri të katër të akuzuarëve, Agush Memishit, Faton Hajdarit, Selimon Sadikut dhe Samet Hajdarit, por Trupi gjykues e refuazoi një gjë të tillë.

         

Fillimi i RIGJYKIMIT u caktua për datën 23 Prill 2012.

 

20. 03. 2012

Preshevë-Beograd

Info-LKSH

Orhan Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch