Home » Lajme, LKSH » RIGJYKIMI PO VAZHDON ENDE

RIGJYKIMI PO VAZHDON ENDE

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan.rexhepi@live.com

Preshevë
RIGJYKIMI PO VAZHDON ENDE
Në Gjykatën e Qarkut në Beograd, sot më datë 06. 6. 2012, ka vazhduar RIGJYKIMI kundër 17 Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve, Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit-fundi i Tetorit 1999.

Sot, në ditën e pestë të RIGJYKIMIT, papritmas janë marrur parasysh kërkesat e palës mbrojtëse, për nxjerrjen e 5 dëshmiatrëve Serb të komunës së Gjilanit, të cilëve në gjykimin e parë nuk iu ishte lejuar të dëshmojnë. Katër prej tyre (njëri nga ata nuk kishte ardhur) qartësuan, qoftë edhe në mënyrë indirekte, pafajsinë e djemëve Shqiptarë nga Presheva dhe Bujanoci.

Rigjykimi u caktua të vazhdojë nesër, edhe pse në bazë të ligjeve adekuate Serbe është dashur të kryhej rrafsh para një muaji, më 7 maj 2012.

06. 6. 1012

Beograd-Preshevë

LKSH

Orhan Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2019 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch