Home » Lajme » RIGJYKIMI VAZHDOI SOT ME “BOZHURIN 50”

RIGJYKIMI VAZHDOI SOT ME “BOZHURIN 50”

LËVIZJA KOMBËTARE SHQIPTARE

Albanian National Movement

orhan.rexhepi@live.com

Preshevë

 

RIGJYKIMI VAZHDOI SOT ME “BOZHURIN 50”

 

Në Gjyqin e Qarkut në Beograd, ka vazhduar sot dita e
dytë e RIGJYKIMIT kundër gjashtë, dhe në mungesë kundër njëmbëdhjetë djemëve
Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të akuzuar për krime lufte kundër Serbëve,
Romëve dhe ndonjë Shqiptari spiun, kinse të kryera këto në Gjilan dhe rrethinë
gjatë periudhës kohore mesi i Qershorit- fundi i Tetorit 1999.

 

Në Seancën e sotme , e cila zgjati më shumë se çdo
seancë deri më tani, mbi 6 orë, ishte paraparë të “ri-dëshmojë” dëshmitari
bashkëpuntor “BOZHURI 50”, i cili në masë të madhe i përsëriti gënjeshtrat e
tija të thëna gjatë Gjykimit të parë, gjë e cila, pas shumë e shumë pyetjeve,
çuditërisht
tejmase e nervozoi Kryetaren e Trupit Gjykues Snezhana Nikoliq Garotiq.

 

Gjykimi do të vazhdojë nesër. Në radhë është “ri-dëshmia”
e dëshmitares së mbrojtur të nacionalitetit Rom nga Gjilani, “C2”.

 

24. 5. 2012

Beograd-Preshevë

Orhan Rexhepi

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch