Home » Lajme, Ndërkombëtare » Riker në Bruksel, edhe për lapidarin e UÇPMB

Riker në Bruksel, edhe për lapidarin e UÇPMB

Sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker ka paralajmëruar se sot në Bruksel do të bisedojë me kryeministrin serb Ivica Daçiq, në prag të raundit të katërt të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit.

Siç mësohet nga mediat, në këtë takim në qendër të vëmendjes do të jetë edhe situata në Luginën e Preshevës, lidhur me lapidarin e UÇPMB-së dhe paralajmërimin e autoriteteve serbe për heqjen e tij.

‘Uashingtoni përkrahë dialogun me ndërmjetësimin e përfaqësueses së lartë të BE-së, ku bëhet e qartë se Serbia çfarë duhet të bëjë për të përparuar rrugën e saj evropiane, dhe këtu është me rëndësi normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën’, ka theksuar zëvendës- ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker.

Ky i fundit nuk ka dhënë detaje mbi takimin, duke paralajmëruar se në fokus të bisedimeve do të jenë zhvillimet rreth dialogut, çështja e Luginës së Preshevës dhe proceset rajonale. Nga ana tjetër,  bëhet e ditur se Riker pritet do të zhvillojë takime edhe me delegacionin e Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Hashim Thaçi. (INA)

Leave a Reply

You must be Logged in to post comment.

© 2020 KosovaLindore · RSS · Designed by Theme Junkie · Powered by WordPress
ShqipEnglishDeutsch